Arbëreshi Kandreva i jep fitoren Italisë, Spanja na ndihmon me fitoren në Izrael

703
Nga Agron KAJA
BOTËRORI 2018/ Me ndeshjen e djeshme në “Loro Boriçi”, u mbyllën sfidat e Kombëtares sonë në grupin G, jemi në vendin e 3-të
Himnet kombëtare respektive kaluan shumë shpejt, por edhe kapitenët e mbyllën fluturimthi punën e tyre, për t’ia lënë vendin në fushë Nr. 5. Kapiteni Cana, dje u bë “ish”, dhe i dha fund karrierës si futbollist. Kjo atmosferë, e cila dukej shumë miqësore, bëri që në fushën e lojës të kishim gjithçka që ajo e prodhon, me mangësinë e vetme të një goli, me “aromë” arbëreshe. Me një pjesë të parë të barabartë, thuajse në të gjithë treguesit e lojës, skuadra jonë tregoi se Spanja u kishte “sjellë kujtesën” e lojës. Më parë ishte skuadra jonë që rrezikoi në minutën e 9-të me anë të Grezdës, por që Bufon e priti topin, dhe më rrezikshëm u shfaq Italia në minutën e 21-të, ku pas një gabimi të Veselit në mbrojtje, Imobiles gjuan befasishëm, por i vëmendshëm Berisha bën një pritje shpëtimtare, duke dërguar topin në korrne. Nga ky moment, italianët e morën epërsinë në lojë, por fati, portieri Berisha dhe Mavraj, të ndihmuar edhe nga pasaktësia e tyre, nuk lejuan prekjen e rrjetës. Në minutën e 39-të, Italia pretendoi për një penallti, por që arbitri norvegjez nuk e akordoi. Do të ishte një koincidencë kjo minutë, pasi në vitin 1939, Shqipëria është pushtuar nga Italia fashiste e asaj kohe. Gjithsesi, duke hyrë në atmosferën e minutave lojë deri në mbylljen e pjesës së parë, barazimi u duk si rezultati më normal, por jo më i drejtë. Sepse ishin 45 minutat e dyta ato që do të tregonin vlerat e të dyja skuadrave. Kjo pjesë nisi me një gjuajtje të Roshit, por që portieri Bufon arriti ta largojë rrezikun. Grezda edhe mund të shënonte në minutën e 63-të, për t’i lënë Bufonit një tjetër mundësi shpëtimi nga goli. Deri në minutën e 73-të, italianët ishin të nxituar para portës sonë, por edhe të pasaktë në finalizim. Në këtë minutë e kuptuan se duhet ta fitojnë golin, por edhe ta marrin si dhuratë, edhe pse të tilla situata bëhen pjesë e kronikës së ndeshjes. Këtë e bëri kapiteni Agolli, i cili pas një hezitimi në zonë, i dha mundësinë Spicanolës që të pasojë te Kandreva, dhe arbëreshi me një gjuajtje të fortë, shënoi golin e avantazhit. Kuqezinjtë nuk u pajtuan me këtë rezultat, dhe nëse në minutën e 77-të Kielini do të shënonte autogol, Shqipëria do ta meritonte barazimin 1-1. Kjo nuk ndodhi, dhe në minutazhin 90+3’ u mbyll e gjithë ndeshja, me Italinë në play-off, ndërsa Shqipëria në vendin e tretë në Grupin G. Fitorja e Spanjës në Izrael nuk e lëvizi renditjen e këtij grupi, me Izraelin në vendin e katërt, Maqedonia e pesta dhe Litehshteini i gjashti. Ky ishte fundi i Shqipërisë për Botërorin 2018, me një tjetër “mëndje” që në startin e kualifikueseve të Euro 2020.
E hënë, 9 tetor 2017, ora 20:45 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës
SHQIPËRI-ITALI 0-1
Shënues: Kandreva 73’
Shqipëria (1-4-5-1): Berisha; Hysaj, Mavraj, Veseli, Agolli; Roshi (Ahmedi 90+1’), Kaçe, Basha (Lila 68’), Memushaj (Latifi 76’), Grezda; Sadiku. Trajner: Kristian Panuçi.
Italia (1-4-2-4): Bufon; Darmian (Zapakosta 61’), Bonuçi, Kielini, Spicanola; Parolo, Galjardini; Kandreva, Imobile, Eder (Gabjadini 89’), Insinje (El Sharaui 90+3’). Trajner: Xhanpiero Ventura.
Gjyqtarë: Kryesor Moen; Asistentë Haglund dhe Lundberg; Asistent i katërt Hansen (Norvegji)
Kartonët: Lila/ Kielini
MINUTA E GOLIT
73’ GOL ITALIA 0-1. Gabim i Agollit në mbrojtje, i cili nuk largon dot topin me kokë të krosuar në zonë nga Spicanol, ai shkon tek Kandreva, i cili me një gjuajtje të fortë e dërgon në rrjetë. 0-1 për Italinë. 
Grupi G-ndeshjet
Ndeshjet e Shqipërisë
Datë 5 shtator 2016 
Shqipëri-Maqedoni 2-1
Datë 6 tetor 2016 
Litehshtein-Shqipëri 0-2
Datë 9 tetor 2016 
Shqipëri-Spanjë 0-2
Datë 12 nëntor 2016 
Shqipëri-Izrael 0-3
Datë 24 mars 2017 
Itali-Shqipëri 2-0
Datë 11 qershor 2017
Izrael-Shqipëri 0-3
Datë 2 shtator 2017 
Shqipëri-Litehshtein 2-0
Datë 5 shtator 2017 
Maqedoni-Shqipëri 1-1
Datë 6 tetor 2017 
Spanjë-Shqipëri 3-0
Datë 9 tetor 2017 
Shqipëri-Itali 0-1
BILANCI NË TOTAL
Nd 10, F 4, B 1, H 5, G 10:13
Grupi G
Ndeshjet e fundit
Dje, 9 tetor 2017
Shqipëri-Itali 0-1
Maqedoni-Litehshtei 4-0
Izrael-Spanjë 0-1
RENDITJA
Nr. Skuadra N P 
1.Spanjë 10 28 
2.Itali 10 23
3.Shqipëri 10 13
4.Izrael 10 12
5.Maqedoni 10 11
6.Litehshtein 10 0
VERDIKTET
JANË KUALIFIKUAR
GRUPI C/ Gjermania 30 pikë
GRUPI D/ Serbia 21 pikë
GRUPI E/ Polonia 25 pikë
GRUPI F/ Anglia 26 pikë 
GRUPI G/ Spanja 28 pikë
GRUPI H/ Belgjika 25 pikë
GRUPI I/ Islanda 22 pikë
PRESIN KUALIFIKIMIN
GRUPI A/ Franca 20 pikë
Suedia 19 pikë
GRUPI B/ Zvicra 27 pikë
Portugalia 24 pikë
NË PLAY-OFF
GRUPI A/ Suedia 19 pikë
Holanda 16 pikë 
GRUPI B/ Zvicra 27 pikë
Portugalia 24 pikë
GRUPI C/ Irlanda V 19 pikë
GRUPI D/ Irlanda 19 pikë
GRUPI E/ Danimarka 20 pikë
GRUPI F/ Sllovakia 18 pikë
Skocia 18 pikë
GRUPI G/ Italia 23 pikë
GRUPI H/ Greqia 16 pikë
Bosnje H 14 pikë 
GRUPI I / Kroacia 20 pikë
Sigal