Arabët s’heqin dorë prej Messi edhe pse firmosi në Amerikë, i ofrojnë 20 milionë euro për pushime

Pasi dështoi transferimi te skuadra e Al Hilal, arabët nuk heqin dorë kollaj nga Lionel Messi, që pranoi të luajë në Amerikë, me Inter Miami. Sipas “New York Times”, këtë herë në fushë ka zbritur shteti arab, që kërkon të bindë “pleshtin” të jetë imazh i këtij vendi për sa i përket zhvillimit të turizmit.

Mësohet se Messi ka arritur një marrëveshje me shtetin arab, për të qenë ai imazhi i Arabisë Saudite, duke panuar një ofertë prej 20 milionë eurosh, plus shpërblime të tjera. Kjo lëvizje bëhet jo vetëm për të promovuar turizmin por edhe për shkak se në Arabi do të organizojnë botërorin për klube.

NOA

Arabët synojnë të rikthejnë Lionel Messi në mesin e tyre, aty ku argjentinasi fitoi Kupën e Botës në futboll në dhjetor (Katar 2022). Sipas vendasve, imazhi i Messi është i përshtatshëm, ndërkohë që mjaft lojtarë “big” kanë braktisur Europën për të luajtur me ekipet e mëdha arabe.

Një muaj më parë, Messi udhëtoi bashkë me familjen në Arabi për të kaluar një ditë pushimi dhe ky veprim nuk u prit mirë nga PSG, që mori masa deri në pezullimin e lojtarit. Nga ky moment nisi kriza mes klubit parizien dhe futbollistit, që u largua për të luajtur në Amerikë edhe pse oferta arabe ishte më e mirë.