Anglia vë në rrezik Botërorin, ka bindur aleatët për të bojkotuar “Rusi 2018”

578
Nëse dyshimet bëhen të vërteta atëherë Botërori “Rusi 2018” mund të vihet në rrezik.
Bëhet fjalë për vrasjen e spiunit rus, Sergei Skripal, dhe vajzës së tij, që u gjetën të pajetë në Salisburi të Britanisë së Madhe, pasi u ekspozuan ndaj një agjenti nervor.
Për këtë ngjarje britanikët kanë hedhur dyshimet se mund të fshihet Rusia, por nëse rezulton e vërtetë atëherë Botërori do të vihet seriozisht në pikëpyetje.
Mediat shkruajnë se Londra mund të vendosë që të reagojë në të gjitha fushat, përfshirë edhe sportin.
Qeveria britanike është duke diskutuar një sërë opsionesh, që nga ndalimi i zyrtarëve për të ndjekur botërorin në Rusi, e deri tek bojkoti total i këtij evenimenti, duke tërhequr skuadrën e Anglisë.
Në këtë nismë, thonë mediat britanike, Londra po lobon edhe me vende të tjera për të bojkotuar botërorin dhe duket se gatishmëri ka gjetur nga Australia, Polonia dhe Japonia, të paktën deri më tani.
“Një bojkot total i botërorit është në tryezë dhe po diskutohet mes morisë së opsioneve që po shqyrtojmë”, citon “The Times” një burim nga Ministria Britanike e Mbrojtjes.
Në rast bojkoti, Anglia rrezikon që të ndëshkohet me pezullim edhe nga botërori i 2022 në Katar. Botërori në Rusi nis më 14 qershor.
Sigal