Allegri: Ndeshjen me Atalatan e shikoj me Ronaldon nga banka

501
Sigal

Trajneri i Juventusit, Max Allegri, ka folur para ndeshjes me Atalantan, duke treguar se Cristiano Ronaldo, do të qëndrojë në bankë.

Një lajm i mirë për Etrit Berishën, që pritet të jetë në portë nga minuta e parë tek Atalanta. “Cristiano Ronaldo do të jetë në bankë të mërkurën. Për herë të parë, ndeshjen do ta shohim bashkë”.

“Jam vërtet i lumtur për atë që po jep me fanellën e Juventusit, pasi mendoj se kjo është nisja më e mirë e Ronaldos në nivel golash dhe shifrash”.

“Dua vërtet që të jetë në formën optimale në muajin mars, kur të vijnë sfidat vendimtare në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Allegri.

Ai u kthye të flas edhe për ndeshjen, ku kërkon fitore, duke e vlerësuar lart Atalantan.
“Duhet të jemi mirë nga ana psikologjike, pasi nëse bëjmë të kundërtën, do t’ia dhurojmë ndeshjen Atalantas”.

“Rivalët janë agresivë dhe kanë forcë fizike, por ne nuk do të ndalemi në fushatën për titullin”, deklaroi trajneri i Juventusit.