Alarm në Japoni, Lojërat Olimpike mund të anullohen

165
Sigal

Lojërat Olimpike të planifikuara për të startuar të premten mund të anulohen në minutën e fundit për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19 në Japoni.

Një fakt të tillë e pranoi dhe vetë shefi organizativ i turnet Toshiro Muto në një konferencë shtypi shprehu shqetësimin mbi organizimin e Lojërave në një situatë të tillë të jashtëzakonshme.

“Ne nuk mund të parashikojmë se çfarë do të ndodhë me numrin e rasteve të koronavirusit, kështu që do të vazhdojmë diskutimet nëse ka ndonjë rritje të rasteve.

Kemi rënë dakord që bazuar në situatën e koronavirusit, ne do të mblidhemi për të biseduar me të gjitha palët. Në këtë pikë, rastet e koronavirusit mund të rriten ose të bien, kështu që ne do të mendojmë se çfarë duhet të bëjmë kur të krijohet situata”, tha shefi organizativ.