A do të qëndrojë te Juventusi? Allegri tregon planet për të ardhmen

461
Sigal

Të gjithë diskutojnë të ardhmen e Masimiliano Allegrit, por ai duket se po i forcon pozitat e tij në krye të Juventusit.

Në një intervistë për “Corriere della Sera”, trajneri i bardhezinjve tregon për planet për të ardhmen.

“Thjeshtësia është gjëja më e komplikuar, disa kanë mënyra të ndryshme për ta parë këtë. Një trajneri i duhen rezultate. Mos harroni se drejtoj Juventusin, klub i cili në fund të sezonit duhet të tregojë rezultatet dhe trofetë. Të tjerat nuk vlejnë”, shprehet fillimisht trajneri.

“Shpresoj të qëndroj shumë vite te Juventusi. Jam student i Galones, ai është trajneri im. Kam mësuar shumë gjëra. Nevojitet thjeshtësi për të kaluar konceptet tek ekipi. Unë i jap lojtarit atë që duhet, jo atë që dëshiron. Ronaldo është ndryshe nga të tjerët, është një mjeshtër”, deklaroi Allegri.