A do të luajë Messi ndaj Bayernit? Ja e vërteta…

265
Sigal

Lionel Messi do të jetë rregullisht në fushë për çerekfinalen kundër bayernit, që do të luhet të premten në mbrëmje. Kapiteni i skuadrës blaugrana pati një përplasje të fortë me Koulibaly në duelin ndaj Napolit, por nga vizitat mjekësore nuk është evidentuar asnjë problem që mund ta frenonte për të mos luajtur në super sfidën e Championsit.

Për të shuar çdo dyshim të mundshëm të krijuar në mediat spanjolle, të martën ai ka zbritur rregullisht në fushën e stërvitjes, teksa ka luajtur edhe ndeshje brenda grupit.

Të hënën 33-vjeçari u stërvit, edhe pse pjesa tjetër e ekipit ishte pushim, për të qenë në formën më të mirë të mundshme. Ky është një lajm fantastik për trajnerin Setien, i cili do të ketë në formën më të mirë argjentinasin për duelin që do përcaktojë një biletë për në gjysmëfinale.