13 fitore radhazi, City i Pep Guardiolës vendos “rregull” në Angli

171
Sigal

Mançester Siti i Pep Guardiolës nuk ka të ndalur. “Qytetarët” arritën mbrëmjen e sotme fitoren e 13-të radhazi në të gjitha kompeticionet dhe e 9-ta radhazi në kampionat, duke vendosur “diktatin”, teksa mposhtën Bërnlin me rezultatin 0-2 në sfidën e vlefshme për javën e 22-të.

Gabriel Zhezus në minutën e 3-të dhe Rahim Stërling në të 38-tën, ishin autorët e golave për Sitin, që me këtë fitore u ngjit në kuotën e 47 pikëve, duke kryesuar i vetëm me 3 pikë më shumë se rivalet e Junajtid. Vlen të theksohet fakti se skuadra e Guardiolës ka dhe 1 ndeshje më pak se “djajtë e kuq”.