Vladimir Bizhga:Tradhëtia ndaj Çerçiz Topullit, vrasja e tij dhe Muço Qullit

557
Sigal

Komandanti i divizionit të parë, Gjenerali Janko Veshoviq, atë ditë të 13 korrikut, u thirr në ministirinë e Luftës të Malit të Zi dhe në bisedë konfidenciale ju njoftua urdhëri i mbretit Nikolla, për arrestimin dhe ekzekutimin e dy rrebelëve shumë të rrezikshëm shqiptarë nga jugu i Shqipërisë që operonin prej muajsh me forcat vullnetare, nacionaliste shqiptare në qytetin e Shkodrës. Urdhëri qe i formës së prerë dhe qe dhënë nga vetë mbreti. U soll nga axhutanti i tij personal, nje major simpatik me trup atleti, shqiptar nga zonat tashmë të pushtuara nga ushtria malazeze. Gjenerali mori vesh nga shërbimi i zbulimit të ushtrisë, që qe bërë një përpjekje për t’i vrarë dy rrebelët në Bushat. Kish pasur shkeëmbime zjarri, por pa sukses. Ata kishin shpëtuar të ndihmuar nga banorët vendas. Shefi i zbulimit të divizionit të parë i tregoi gjeneralit se po punohej me agjenturën, të cilët ishin shqiptarë të blerë. Bashkë me ta punonte dhe Tozli, një tregtar grek në Shkodër, i cili qe oficer i zbulimit grek çuar me këtë misjon. Informatat qenë të sakta. Të dy rrebelët kryengritës Çerçis Topulli dhe Muço Qulli qenë në gjendje ekonomike shumë të vështirë. Ata leëvizin vazhdimisht dhe mbahen me ndihmat e popullatës. Gjenerali Janko Veshoviq, Komandante Brigade u bë në vitin 1902. Në vitin 1910. udhëhoqi Divizionin e Parë të Malit të Zi. Në Luftën e Parë Ballkanike gjenerali Janko Veshoviq kishte urdhëruar detashmentet Lindore, veçanërisht duke kryer operacione në Sanxhak dhe Metohi, ku dhe u kryen krime të përbindshme ndaj shqiptarëve. Gjeneral Veshoviq kishte vrarë mëse 2.000 shqiptarë në atë kohë nga malet e rrethet e Shkodrës e të Kosovës, në kuader të spstrimeve etnike. Ai shpejt u bë shef i shtabit të Komandës Supreme të Malit të Zi.. Në Luftën e Parë Botërore ai ishte shef i shtabit të Komandës Supreme të Ushtrisë malazeze dhe komandant i shkëputjes të Hercegovinës dhe Sanxhakut. Duke qenë një kushëri i mbretëreshës Milena, i diplomuar në Akademinë Ushtarake në Itali, ai qe i prerë për këto punë, që duan veprim të shpejtë dhe fshehtësi të madhe. Me të dalë urdhëri i tij, makineria e shtetit ushtarak filloi të punoi. Brenda dy ditëve dy rrebelët shqiptarë u kapën dhe u çuan në kazermat e divizionit të parë. Gjenerali së bashku me shefin e shtabit të divizionit dhe disa ushtarakë madhorë u shtruan të pinin. Harxhet i kish bërë tregtari grek, Tozli me uzo metaksa nga me e mira , vere greke 30 vjeçare dhe pasterma e mish gici.

Natën e 17 korrikut, duke u gdhirë, patrioti dhe trimi legjendar Çerçiz Topulli me Muço Qullin u pushkatuan në fushë të Shtoit, afër katundit Golem, prej një toge ushtarake malazeze. Major Bahri Begolli, adjutant i kral Nikollës, që thuhej se do vinte në kazerma dhe do zgjidhte situatën, nuk erdhi kurrë… thonë se dhe ai kish pirë uzo greke dhe verë 30 vjeçare nga tregtari Tozli.

 

Ka disa shqiptarë të nxitur për motive politike të çastit, po venë pikëpyetje mbi gjithçka, ata harrojnë, që historia bëhet me dokumenta dhe jo me kumbulla të pa bëra.