Vepror Hasani: Partia Demokratike shkëlqen, fitorja ka një sekret! Pushtimin e mendjeve dhe zemrave të qytetarëve

“Ora më e bukur e njeriut në jetë, është ora kur të thërret Atdheu!” – Sali Berisha

Përmbledhje aktivitetesh

***

Sigal

Nga Vepror Hasani

Thirrje zemre/Regjistrohuni që me 11 maj, të votoni për shpëtimin e Shqipërisë, të votoni për rotacionin. Të dashur bashkëatdhetare, e bashkatdhetarë shqiptarë jashtë vendit. Me këtë mesazh dua të ju bëj një thirrje zemre, që këto orë të cilat kanë mbetur t’i përdorni për regjistrimin në portalin e KQZ-së, në mënyrë që me 11 maj, të votoni për shpëtimin e Shqipërisë, të votoni për rotacionin.Viti 2025 është viti juaj, është viti i Diasporës, është viti në të cilin shqiptarët jashtë atdheut kanë shansin historik për të votuar për shpëtimin e Shqipërisë.

***
Pritje madhështore nga bashkëatdhetarët në Milano. Mirënjohje të pakufishme për

gjithësecilin prej jush. Shqipëria madhështore do të jetë ‘Made in Albania’, markat shqiptare do mbushin dyqanet e tregjet (Fjala e Sali Berishës) në takimin madhështor me diasporën në Milano.

***

Vota e diasporës do të rikthejë PD në pushtet; Deputetët Isuf Çela, Xhelal Mziu, anëtari i Kryesisë së PD Arben Ristani dhe kandidatja në primare Silvi Bardhi në takimin entuziast me shqiptarët në Bergamo. Takimin e nderoi me praninë e tij mjeku kardiolog, miku ynë, i cili i ka shpëtuar jetën mijëra shqiptarëve në Itali, Dr. Haim Reitan si edhe Valbona Ulaj, Koordinatore për Bergamon, e cila jeton prej 30 vitesh në Itali.

***

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në sallën ku po zhvillohet takimi me diasporën shqiptare në Greqi. Berisha është pritur me ovacione nga mijëra shqiptarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike.“Berisha, Berisha”, “O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do”, ishin disa prej thirrjeve që dëgjoheshin nga mbështetësit e kreut demokrat, ndërsa valvisnin flamuj të PD-së dhe Shqipërisë.

***

Takim i shkëlqyer i drejtueses së Departamentit të Sipërmarrjes e Inovavionit Liljana Elmazi, drejtueses së Departamentit të Arsimit Lili Sula dhe anëtares së Këshillit Kombëtar Ledina Alolli, me bashkëkombasit tanë në Novara të Italisë.

***

2025 është viti i diasporës shqiptare! Shqipëria madhështore do të jetë ‘Made in Albania’, markat shqiptare do mbushin dyqanet e tregjet

***

Berisha: Rama refuzon zgjatjen e regjistrimit për diasporën, dëshmi e frikës dhe tmerrit që kanë nga vota e lirë! ‘Aleanca për Shqipërinë Madhështore’, 26 parti që përfaqësojnë 1/3 e elektoratit.

***

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha në një deklaratë për media akuzoi kryeministrin Rama dhe përfaqësuesit e tij në KQZ për refuzimin e propozimit të opozitës për zgjatjen e regjistrimit të diasporës deri më 9 mars, duke e interpretuar këtë si një shenjë frike nga vota e lirë e shqiptarëve jashtë vendit. Berisha theksoi se ky refuzim është një shkelje e Kushtetutës dhe një tentativë për të përjashtuar deri në 800 mijë shqiptarë nga e drejta e votës, duke përfshirë ata me dokumente të skaduara ose të lëshuara jashtë Shqipërisë. Berisha kërkoi që përfaqësuesit e PS në KQZ të kundërshtojnë vendimin e Ramës dhe të mbrojnë të drejtat e diasporës, duke i bërë thirrje për regjistrim masiv dhe për një qëndrim më të drejtpërdrejtë dhe në përputhje me Kushtetutën.

***

Për shqiptarët nuk ka para, por për të kënaqur egon e tij të sëmurë shpenzon 4 milionë euro nga buxheti i shqiptarëve!

***

Takim me zv/Presidentin e grupit parlamentar të EPP, deputetin, Massimiliano Salini. Të dashur miq, në Milano pata një takim të veçantë me zv/Presidentin e grupit parlamentar të EPP, deputetin e Forza Italia, Massimiliano Salini. Në këtë takim diskutuam për bashkëpunimin tradicional miqësor midis Partisë Demokratike dhe Forza Italia, si dhe e njoha z. Salini me zhvillimet politike në Shqipëri, narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë, në të cilin Edi Rama ka zëvendësuar shtetin ligjor me shtetin e mafies.Ai, me drejtësinë e tij politike, ka burgosur dhe persekutuar liderët e tre partive politike opozitare, ka marrë mandatet e përfaqësuesve të opozitës dhe, me korrupsionin e tij, ka dëbuar në 10 vite 45% të shqiptarëve nga Shqipëria. Në takim diskutuam për bashkëpunimin tonë në kuadrin e EPP. Takimi ishte i hapur. Sb

***

Berisha: Viti i diasporës/Ju ftoj të regjistroheni në këto orë që kanë mbetur për të firmosur shpëtimin e Shqipërisë. Konferencë me gazetarët salla “Azem Hajdari”, selia e PD.

***

Çështja e kryedemokratit Sali Berisha është cekur edhe në Komisionin për mirëqeverisjen në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gazetari investigativ Tyler O’Niel ka dëshmuar në Kongres se fondacionet e Shoqërisë së Hapur dhe USAID kanë mbështetur një institut që realizoi ndryshimet në drejtësi në Shqipëri. Ai thotë gjithashtu se këto ndryshime, pretendohet se çuan në burgosjen e ish-kryeministrit Sali Berisha (kundërshtar i kryeministrit Edi Rama), me qëllim për t’i mbyllur gojën.“Fondacioni Open Society dhe USAID gjithashtu kanë bashkëpunuar në mbështetjen e Institutit të Menaxhimit Lindje-Perëndim (East Ëest Management Institute), i cili mori 31.2 milionë dollarë nga USAID gjatë vitit të fundit fiskal që përfundoi më 30 shtator. Ky institut inicioi ndryshime në gjyqësor në Shqipëri, të cilat kritikët pretendojnë se çuan në ndjekjen penale të liderit të opozitës shqiptare, Sali Berisha, duke heshtur kundërshtarin e kryeministrit socialist të vendit”,- tha ai në Kongres, shkruan A2 CNN.

***
Kreu i PD Sali Berisha takim në Milano, shqiptarët i rezervojnë pritje madhështore
***

Berisha bashkëbisedim me diasporën: Të regjistrojmë çdo shqiptar që në 11 maj të firmosim ndarjen nga e keqja. Ju do ta bëni Shqipërinë Madhështore. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi online me përfaqësues të diasporës shqiptare në qindra qytete të botës, ka vlerësuar angazhimin e tyre në organizimin e qindra takimeve për të siguruar të drejtën kushtetuese të votës për shqiptarët jashtë vendit.Berisha e cilësoi këtë një mision të rëndësishëm për shpëtimin e Shqipërisë nga narkodiktatura. Ai theksoi se vendi po përballet me një eksod masiv, ku mbi 1 milion shqiptarë janë larguar vetëm në dhjetë vitet e fundit.

***

Kryetari i PD Sali Berisha takim në Milano, diaspora i rezervon pritje entuziaste

***

Mbi 5 mijë emigrantë në pallatin e sportit për të takuar Liderin Historik të PD Sali Berisha. Takimi nis pas pak.02 Mars 2025.

***

Berisha merr dhuratë nga shqiptaro-amerikanët kapelen e kaubojsave dhe të… Reganit Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pritur dje në zyrë një përfaqësi shqiptaro-amerikanësh nga Teksasi, aktivistë të kauzave konservatore dhe mbëshetës të Partisë Republikane dhe Presidentit Donald Trump. Një prej tyre, Lodovik Tetaj, i ka dhuruar z. Berisha një kapele kaubojsësh, tipike të shtetit të Teksasit, dhe më gjerë, të jugperëndimit amerikan. Kapelja e famshme e fermerit amerikan u bë ikonike në filmat e Hollivudit, reklamat e Marlboros dhe nga presidenti amerikan Ronald Reagan, i cili shpesh shihej me një aksesor të tillë në kokë.

***

“Unë do të punoj për kthimin e Shqiptarëve, punësimin, ekonominë, begatinë tuaj, dinjitetin e pensionistëve, lulëzimin e familjes, mbështetjen e martesës dhe lindjes së fëmijëve me politikat më të mira fiskale. Sëbashku mund të mbrojmë familjen dhe lartësojmë Shqipërinë!“

Mesazhi i Jonathan Pano, anëtar i Këshillit Bashkiak, Tiranë.

***

Takim i shkëlqyer në Asti i Drejtuesit Politik i Qarkut Elbasan Tomor Alizoti, deputetit Qani Xhafa, deputetit Dashnor Sula, kandidatjes në Primare për Qarkun Durrës Fatbardha Kadiu, kandidates në Primare Silvi Bardhi Hastopalli, kandidatit në Primare Blendi Himci. Regjistrimi i shqiptarëve në Itali, është vendimtare për fitoren e opozitës dhe rikthimin e Shqipërisë në shinat e ligjit dhe demokracisë.

***

Primaret/Kjo është një ditë e rëndësishme për PD, për pluralizmin politik në Shqipëri dhe për larine.Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka votuar sot në primaret e PD-së, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite për pluralizmin politik dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë. Gjatë një prononcimi për mediat pas votimit, Berisha e cilësoi këtë proces si një akt të rëndësishëm për lirinë dhe demokracinë në Shqipëri. Ai i bëri thirrje anëtarëve dhe mbështetësve të PD-së të besojnë se, pavarësisht sfidave, liria do të dalë më e fortë pas këtyre zgjedhjeve, duke u shprehur se PD ka një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e të drejtave dhe lirisë për shqiptarët. Lideri demokrat, Sali Berisha, gjithashtu theksoi se kjo është një ditë që do të forcojë më tej angazhimin e partisë për një Shqipëri më të lirë dhe më demokratike.

***

“Me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet ne kemi një betim konkret mbi betejën e fundit, atë të Thumanë-Kashar. Çdo rrugë dhe autostradë do të jetë pa pagesë, kjo falë forcës dhe fitores tonë që arritëm në atë protestë.” Mesazhi i anëtarit të Këshillit Kombëtar, Mariglen Doçi.

***

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pritur dje në zyrë një përfaqësi shqiptaro-amerikanësh nga Teksasi, aktivistë të kauzave konservatore dhe mbështetës të Partisë Republikane dhe Presidentit Trump. Një prej tyre, Lodovik Tetaj, i ka dhuruar z. Berisha një kapele kaubojsësh, tipike të shtetit të Teksasit, dhe më gjerë të jugperëndimit amerikan. Kapelja e famshme e fermerit amerikan u bë ikonike në filmat e Hollivudit, reklamat e Marlboros dhe nga presidenti amerikan Ronald Reagan, i cili shpesh shihej me një aksesor të tillë në kokë.

***

 

Primaret janë një garë kandidatësh, por dhe idesh, mendimesh e vizionesh. Akil Kraja ju fton të ndiqni një video mesazh dhe blogun e tij ëëë.akilkraja.com ku shpalos qëndrimet e tij sesi politika mund t’i shërbejë më mirë bashkëkombasve të kudondodhur në diasporë, rajon e Shqipëri.

***

Takimi madhështor në Athinë, mijëra shqiptarë në pritje të liderit të opozitës, Sali Berisha

***

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është duke zhvilluar takime të fuqishme me shqiptarët e diasporës, të cilët e kanë pritur me një entuziazëm të jashtëzakonshëm një ditë më parë në Parma të Italisë. Pasditen e sotme, në orën 18:00, lideri i opozitës, Sali Berisha ka një tjetër takim me shqiptarët në Greqi, i cili do të zhvillohet në Athinë. Nga pamjet dallohen mijëra shqiptarë të cilët jetojnë dhe punojnë në Greqi, të cilët janë mbledhur për t’i rezervuar Berishës një pritje madhështore. Entuziazmi i shqiptarëve të diasporës për përfaqësuesit e demokratëve, si dhe për liderin Berisha është në rritje të jashtëzakonshme, gjë e cila vërehet edhe nga prezenca e madhe e tyre në këto takime, në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit, ku pritet që opozita me në krye PD-në, të bëjnë ndryshimin, duke realizuar rotacionin politik.

***

E vetmja gjë që garantoi në mandatin e tij të tretë (Edi Rama), është narko-shteti e vetëm në Europë dhe largimin e shqiptarëve nga vendi! – tha kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.