Skandali me çmimin e pasaportave/ Ja si grabiten emigrantët nga  koncesionari në bashkpunim me qeverinë

458
Sigal

Pasaporta shqiptare 5 herë më të  shtrejta se në Europë, dhe ndryshe nga Shqipëria ato  janë monopol i shtetit

Shpëtim Zinxhiria

 

 Më në fund jemi kampion në Ballkan dhe në Europë duke zënë vendin e parë përsa i përket çmimit të pashaportës shqiptare.Skandale të tilla në kurriz të emigrantëve nuk kanë të sosur, ata shihen nga qeveritë shqiptare si një rubinetë çezme…Edhe pse jemi një nga vendet më të varfëra në rajon, përsa i përket vlerave të çmimit të pasaportave kemi nga më të shtrenjtat.

Po sa kushton një pashaportë shqiptare nëse emigrantët do e marrin në Greqi?

Pashaporta kushton 130 euro dhe 12 euro karta e identitetit, kësaj shume duhet ti shtohet edhe 2.5 euro shërbimi bankar, si dhe 6.7 euro shërbimi postar dhe shuma që emigrantët duhet të paguajnë për 1 pasaportë kap shifrën  154 ero. Këtu nuk po llogariten ato “bakshishet” e qytetarëve që qëndrojnë të varur pas kangjellave të ambasadave në pritje të tërheqjes së saj nga “bunkeri diplomatik”.

Por ja çfarë raporton nga Greqia portali “info-sh” lidhur me këtë skandal që i shfrytëzon shqiptarët sikur pashaporta të ishte flori. Duke u hedhur një sy shifrave që paguhen për këto pashaporta në disa vende të Rajonit, shikojmë se ato variojnë si më poshtë:

Greqia 83 euro për pashaportë dhe letërnjoftimi falas

Itali  83 €

Belgjikë, Zvicër 126€

Angli 144£.

Por…Tjetër pamje kemi në Shqipëri,  ku pasaporta kushton 75.000 lekë të vjetra (60 €) dhe leternjoftimi 15.000 (12€) .Pra kemi një luhatje të madhe nga 100% deri 250 % më lart çmimit të pasaportës shqiptare, kur dihet që rreth 35% – 40% e shqiptarëve ndodhet jashtë territorit tëShqipërisë.

Përmëndim çmimet e pashaportave shqiptare, sepse  paguajmë pashaportën më shtrenjtë se një shtetas zvicerian (126 €)  kur paga minimale mujore e tij është 3000-4000 Franga Zviceriane, ose 2800-3800 €, kurse në Shqipëri paga mesatare është 300 euro.

Konkretisht, për të pasur një pamje më të saktë po ju orientojmë me disa vende dhe pagesat që ata bëjnë për pashaportat e tyre:

Austria         72€ ,

Belgjika        65€,

Bullgaria      19,8€ ,

Qipro            54€ ,

Danimarka   81€ ,

Franca         81€ ,

Gjermania   59€ ,

Polonia        31€ ,

Portugalia    54€ ,

Rusia           69€ ,

Spanja         29€ ,

Suedia      27€ ,

Anglia       84€ ,

Rumania   58€ .

Këto fakte plotësojnë bindshëm mendimin e emigrantit se politika shqiptare e shfrytëzon atë dhe nuk është një aludim. Të mos harrojmë që çmimi i pashaportës shqiptare varet edhe nga largësia e shteteve dhe çmimet për këto vende janë edhe më të shtrenjta. Madje për ata që e duan me shpejtë, çmimet dyfishohen. Duhet pranuar edhe një fakt , që Shqipëria është i vetmi vend ku pasaporta, pjesë e simbolit dhe identitetit kombëtar, i është dhënë për menaxhim një kompanie private, pavarësisht se brenda saj ka të dhëna konfidenciale, sikurse janë të dhënat personale dhe shenjat e gishtrinjve. Dhe policia jonë duhet të bëjë pagesa të veçanta tek koncesionari i huaj për të marë të dhëna në raste kur i nevojiten  identifikimi  i  gjurmëve të gishtërinjve.