Rajn Kovaçi: A i shërbejnë kuotat  fuqizimit  të  grave në politikë?

494
Sigal

Historia e njerëzimit, në të gjitha epokat e civilizimit, nuk e ka njohur përparimin e gruas të barabartë me të burrit. Edhe sot, në kohën e zhvillimeve moderne, flitet se “gruaja ka mbetur  prapa proceseve të përparimit”, sidomos në fushën e politikës. Parë nga ky këndvështrim, kjo është disi e vërtetë, kur kemi parasysh se shumica e grave të drejtën e shkollimit e fituan pas Luftës së parë e të -dytë Botërore. Pak histori për të treguar si i kanë fituar të drejtat e tyre gratë.  Në  kohët e lashta gratë në botë kishin pak të drejta, me përjashtim të grave ilire, egjiptiane, etruske. Gratë e vendeve të tjera si greke, romake apo angleze, trajtoheshin si skllave dhe sipas Aristotelit, ato ishin “makina me zemër”. Në Greqi gratë nderoheshin njësoj me heterët. Platoni  rekomandonte marrëdhëniet shpirtërore me djemtë, si dashuri më tërheqëse se me vajzat. Ato nuk gëzonin të drejtën për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur, as të merrnin pjesë në diskutimet publike. Me përjashtim të grave Ilire dhe Etruske që gëzonin të drejta më shumë se gratë e tjera. Për një kohë të gjatë, gratë konsideroheshin njësoj si kafshët e shtëpisë, mbaheshin nga burrat vetëm për qëllim riprodhimi. Mesjeta hyri në historinë e njerëzimit, ndërsa teoritë e Lluter dhe Kalvin për moral të lartë dhe pastërti për kishën, u shtrytëzuan me qëllim nga inkuizicioni i madh. Interesant është fakti se, pjesa më e madhe e “shtrigave”ishin gra  dhe vajza. Por në përgjithësi, gratë e “akuzuara” ishin të bukura. Shpesh “shtrigat” dilnin kundër ligjeve të rrepta të kishës të vendosura prej burrave, por dhe ato që kundërshtonin dëshirat shfrenuese të burrave.  Torturoheshin e në fund lidheshin e digjeshin në turrën e druve.

Rilindja nuk solli ndonjë ndryshim të madh në jetën e grave. Megjithëse si epokë ishte më humane për gratë, por barazia gjinore ishte ende një prespektivë e largët. Në këtë periudhë u shfaqën kalorësit, që admironin e kishin një “madamë” të preferuar. Ata ishin të betuar për dashurinë e zemrës së tyre. Burrat kalonin nga njëri ekstrem në tjetrin. Në atë kohë u shfaqshteteven veprat e Dantes, Servantesit, Leonardo da Vinçit etj. Njeriu u bë qendra e universit, ndërsa trupi i tij ishte dimensioni i bukurisë. Edhe në Greqinë e lashtë, nuk ishte njeriu dimensioni i kësaj bukurie, por kryesisht burri. Gratë kudo në këto vepra përfqësonin pamjen e tipit të mëmësisë, dashnores mendjelehtë etj. Çdo gjë e lidhur me artin e nudos, ishte shprehje e surealizmit, (Mone,Mane,Van Gog), këto vepra u shoqëruan me skandale. Çdo gjë e lidhur me gruan me zhvillimin dhe daljen e saj si individ në shoqëri, u shoqërua me kundërshti të egër, xhelozi dhe konservatorizëm ekstrem. Shumë piktorshteteve u egzekutuan në turrën e druve. Më pas filluan të shfaqen  gratë e para krijuese.    Në monarkitë absolute gratë e shekullit 18-të dhe 19-të,   filluan të kenë pak të drejta në disa drejtime. Megjithëse egzistonte mendimi i gabuar se gratë  ishin si një “makinë me zemër”. Fatkeqësisht u trashëgua brez pas brezi, se : “Gjinia femërore nuk i takonte racës njerëzore”. Por shekuj më vonë shkencëtarët  biologë deklaruan se “njerëzit janë të njëjtë si qenie biologjike, qofshin këta burra, apo gra”. Pikërisht në shek.e 18-të  filluan lëvizjet e para për të drejtat shoqërore e politike të grave. Fillimisht disa të drejta filluan të njihen në Revolucionin Francez, megjithëse kishin lidhje vetëm me burrat. Për herë të parë intelektualja e guximshme, dramaturgia franceze Olympe de Gouges, hartoi për të parën herë  “Deklaratën për të Drejtat e Grave”, ku theksonte se: “Gruaja lind e lirë dhe duhet të gëzojë të drejta të barabarta me burrin  në të gjitha fushat e jetës”. Por edhe Dora d’Istria krahas Olympias, si dhe disa intelektuale të tjera të rralla të asaj kohe, luftuan dhe u përpoqën  shumë për të fituar të drejtat. Valët e lëvizjeve dhe fryma feministe, u ndjenshteteve edhe në Shqipëri. Shkrimtarja dhe intelektualja e shquar Elena Gjika (Dora d’Istria), ishte njëra ndër katër gratë më të fuqishme në Europë që nëpërmjet fjalës së shkruar promovuan të drejtat e grave dhe domosdoshmërinë e integrimit të tyre në shoqëri. Në veprën e saj Dora d’Istria, “Gratë të para nga një grua” , thuhej se “gruaja shpesh është skllave e injorancës që të tjerët e lënë me qëllim,”

Të ndikuara nga kjo frymë, motrat Parashqevi dhe Sevasti Qiriazi, më 23 tetor 1891, në Korçë hapën shkollën e parë shqipe për vajza. “Fillimisht shkollën e vizituan tre vajza, por deri në fund të vitit, shkollën e përfunduan edhe 27 të tjera…”, thotë në kujtimet e veta Sevasti Qiriazi. Ajo kishte studiuar në Stamboll dhe në ceremoninë e diplomimit të saj, si përfaqësues i Ministrisë së Arsimit, mori pjesë Naim Frashëri, që i drejtohej me këto fjalë: “Motër, punë më të mirë dhe më të vyer nuk mund të bësh për Shqipërinë, se sa vendimi që keni marrshteteve për emancipimin e grave. Po të jesh besnike, këmbëngulëse dhe e vullnetshme, do të arrish të kryesh vepra të mëdha për kombin…”. Sevastia bashkë me tre shoqet e saj shqiptaro-amerikane, në dekadën e parë të shekullit XIX, në revistën “Përparimi”, përveç poezive botoi edhe publicistikë, duke u bërë nismëtare e letërsisë së shkruar  nga femrat. Thënia e Sevastias “i quaj hero ato që sakrifikojnë veten për hir të tjerëve dhe jo ato që sakrifikojnë të tjerët për hir të vetes”, puna e saj vetëmohuese mbi 40 vjet në shërbim të arsimit kombëtar, mbetet si një monument i përjetshëm për kontributin që ka dhënë ajo. Në vitin 1933, u themelua Instituti Femshteteveror “Nëna Mbretëreshë”, ku përgatiteshin mësues. U zhvilluan të drejtat e gruas. Me hapjen e shoqatave të para dhe lëvizjeve femërore si “Ylli i Mëngjesit”, “Shpresa Kombëtare”, Komiteti “Gruaja Shqiptare“, etj. Gratë  shiheshin si e ardhmja e arsimit. Ato luajtën rol të rëndësishëm edhe në shëndetësi, në forcat ushtarake vullnetare, etj. Gratë luajtën rol të rëndësishëm në aktivitetet e bamirësisë, higjienës dhe shëndetit. Me krijimin e Kodit të ri civil, femrat fituan më shumë të drejta, të cilat përmirësuan jetën e saj në familje. Sidoqoftë, e drejta e votës për gratë u lejua vetëm në vitin 1945 në Shqipëri.  Në vitin 1948, me këmbënguljen e Anna Eleanor Roosevelt që ishte në OKB drejtuesja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, u përpoq që të drejtat e grave në mënyrë të veçantë të përfshiheshin në “Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut”. Ishte shumë i rëndësishëm sanksionimi me ligj i këtyre të drejtave, që  krijonin mundësi për një shoqëri të përgjegjshme, demokratike dhe jodiskriminuese.  Çfarë është diskriminimi ? Vjen nga latinishtja, e domethënë dallim, veçim, i të drejtave të një personi ose grupi në raport me të tjerët, për shkak të gjinisë, racës, gjuhës, bindjes etj. Meqë bazohet në doktrina të rrezikshme superioriteti, diskriminimi është formë e shëmtuar e mohimit të të drejtave, pengon prosperitetin e emancipimit të shoqërisë. Thuhet që “barazia e vërtetë arrihet vetëm në liri dhe në demokraci”, përderisa sjellja, respektimi i lirisë dhe i të drejtave të njeriut, mund të realizohet vetëm në demokraci. Por, vlerat e demokracisë, siç është parimi i barazisë, si pasojë e ndërhyrjeve maskuliste asnjëherë nuk patën vlerë  të plotë për gratë. Po të hedhim një vështrim historikut të përpjekjeve të grave për të votuar.  Në Europë e SHBA kjo e drejtë u njoh pas Luftës së Dytë Botërore. Madje në  shumë vende të Europës përpjekjet kanë vazhduar deri në shekullin e XX-të . Në Angli përpjekjet e grave për votën e lirë kishin filluar që në  vitin 1830, por duhet të kalonin shumë kohë që kjo e drejtë të realizohej. Në Finlandë e drejta e grave për të votuar ishte miratuar më 1906. Në disa kantone të Zvicrës, si në Appenzell Innerrhoden  të drejtën për të votuar, gratë e kanë fituar në vitin 1984. Në  Ballkan gratë të drejtën për të votuar e kanë fituar pas Luftës së Dytë Botërore. Gratë shqiptare për herë të parë kanë votuan në vitin 1945. Përfshirja e femrës shqiptare në Luftën Antifashiste e zhvlerësoi totalisht konservatorizmin prapanik, bazuar në injorancën, shtypjen dhe pabarazinë. Gruaja shqiptare doli partizane drejtonte, urdhëronte, luftonte krah për krah me burrat dhe hidhej në frontin e parë të luftës, gruaja trimëreshë duronte torturat nëpër qelitë  e pushtuesve e nuk trembej para torturave dhe vdekjes, përballonte vështirësitë e marshimeve në çetat partizane, rreziqet e një jete të vështirë në qiell të hapur, por gruaja edukonte, civilizonte e mësonte masat analfabete të fshatit të prapambetur shqiptar, pra kjo ishte një “ëndërr”, e cila po ndodhte për herën e parë në Shqipëri. Gruaja shqiptare ka luajtur një rol të rëndësishëm në rindërtimin e vendit pas luftës si edhe më vonë.  Sot në demokraci e drejta e grave për të votuar është arritur dhe është e  padiskutueshme, por pjesëmarrja e saj në vendimarrjen politike, si kusht për të patur drejtësi dhe barazi shoqërore, le shumë për të dëshiruar. Ka kohë që shtete dhe organizata të ndryshme ndërkombëtare duke përfshirë edhe Shqipërinë, kanë miratuar një varg ligjesh dhe kanë miratuar strategji të barazisë gjinore dhe të parandalimit të dhunës në familje, në mënyrë që të rritet promovimi dhe përfaqësimi i grave në të gjitha drejtimet e vendimmarrjes. Në vitin 1988, Këshilli i Europës për të parën herë aprovoi “Deklaratën për Barazi dhe Gratë”,  ku përcaktoi se “Barazia gjinore është pjesë e pandarë e të drejtave të njeriut, dhe pa arritur këtë  nuk mund të ketë as drejtësi shoqërore dhe as demokraci të vërtetë”. Deklarata e Pekinit në vitin 1995, që mbetet një ndër deklaratat më të fuqishme ndërkombëtare, vë në dukje se “fuqizimi i gruas dhe pjesëmarrja e plotë e saj në të gjitha fushat e jetës,  duke përfshirë dhe vendimarrjen,është kushti themelor për arritjen e barazisë, zhvillimit, paqes”. Në vitin 2006 u krijua Instituti Europian për Barazi Gjinore, i cili nëpërmjet rekomandimeve të veçanta u bëri thirrje shteteve anëtare të ndryshonin sistemet e tyre zgjedhore dhe të aplikonin sistemin e kuotës dhe mekanizmat e tjerë ndihmës për arritjen e ekuilibrit gjinor në politikë dhe vendimmarrje. Por edhe në Shqipëri për herë të parë u krijua Drejtoria e Barazisë Gjinore -Shanseve të Barabarta dhe Parandalimit të Dhunës në Familje, ku u hartuan strategjitë e para, dokumenta, statistika, studime, ligje, akte të ndyshme, Urdhëri i Mbrojtjes, pranë Ministrisë së Punës dhe Çshteteveshtjeve Sociale. Kjo drejtori luajti një rol shumë të rëndësishëm në integrimin e gruas dhe në pjesëmarrjen e saj në vendimarrjen politike.  Sistemi zgjedhor është një ndër faktorët më të rëndësishëm që ndikon në  rritjen e numrit të përfaqësimit të grave në parlament. Në  sistemin pluralist tre janë sistemet kryesore si: mazhoritar, proporcional dhe ai i përzier. Është vërtetuar se aplikimi i kuotave në sistemin zgjedhor proporcional është gjetja më e mirë për të arritur rritjen e përfaqësimit të grave në parlament. Pa dyshim këtu një rol të rëndësishëm luajnë edhe përdorimi i listave të hapura të kandidateve, si dhe vendosja e tyre nëpër vende parësore në lista. Një faktor tjetër janë edhe partitë politike që duhet t’i konsiderojnë organizatat homologe të grave si organizata politike, të cilat luajnë rol të rëndësishëm për përfshirjen e grave dhe për të patur pozita të forta vendimmarrëse për  pjesëmarrjen e barabartë nëpër listat e kandidatëve në zgjedhjet politike, si për pushtetin lokal edhe për pushtetin politik. Duke promovuar kështu barazinë gjinore. Por përvec Belgjikës, në asnjë vend tjetër partitë politike nuk ofrojnë për gratë vende të barabarta me burrat nëpër  lista. Por, ajo që vitet e fundit dominon në diskutimet rreth rritjes së pjesëmarrjes së grave në politikë, i rëndësishëm është aplikimi i sistemit të kuotave, “vetëm duke e përshtatur  me sistemin aktual zgjedhor”.  Gratë  përbëjnë 50% të popullsisë, ato janë më pak të përfaqësuara në politikë, prandaj vendosja e kuotës gjinore, është parë si një domosdoshmëri për fuqizimin e tyre në politikë dhe në organet vendimmarrëse. Kjo gjë konsiderohet si një “masë paraprake dhe e përkohshme” që ligjërisht e garanton pjesëmarrjen e grave në politikë. Mendoj se në botë egzistojnë katër llojë kuotash  e ndahen në këto kategori: kuotat gjinore ligjore, kuotat vullnetare (politike), kuotat e dyfishta dhe kuotat e buta. Që  në vitin 1937, një grup grash përfaqësuese të organizatave të grave, i kërkuan komisionit të ekspertëve për Statusin Ligjor të Grave në Lidhjen e Kombeve, vendosjen e kuotës  gjinore  por ligjore, për ta ruajtur balancën gjinore në jetën publike dhe në atë politike, si kusht për të  respektuar të drejtat e njeriut. Por,  kaluan kohë, që këto të drejta të kenë mbrojtje ligjore, dhe u vendos nëpërmjet “Konventës për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit të Grave”  Kështu që vendosja e kuotës gjinore është shumë e rëndësishme për përfaqësimin e lartë të gruas në politikë. Do ju jap disa shembuj që e vërtetojnë këtë gjë. Suedia e vendosi  kuotën politike në 1928, Argjentina e vendosi kuotën gjinore në 1991, Belgjika1994, Bosnje-Hercegovinë në 1989-2001, Francë në 1999-2000, Kosova në 2000, Maqedonia në 2002,  Sllovenia në 2006, Spanja në 2007, etj. (botuar përherë të parë në gazetën “Diana” të vitit 2002). Aspiratat e femrës shqiptare për të luajtur rol të rëndësishëm në politikë është i hershëm, por ky synim mbetet ende sfidues. Me vendosjen e sistemit të kuotave pjesëmarrja e gruas në politikë është rritur, megjithatë qasja e saj në vendimmarrje mbetet e izoluar. E nëse kuotat janë forma më aktive për promovimin e grave në politikë, atëherë pse nuk janë vendosur në raport me popullsinë, dhe të jenë të detyrueshme si në nivelin lokal dhe atë qendror? Nuk  mund të ketë anëtarësim në BE, pa vendosur mundësi të barabarta mes grave dhe burrave,nënvizohet në një nga kapitujt që duhen plotësuar nga shtetet që aspirojnë për të hyrë në Europën e ëndërruar. Megjithatë, vendimarrja e gruas në politikë, duhet vlerësuar si një nga kushtet për integrimin në Bashkimin Europian por, edhe në familjen e madhe Europiane, kjo është një e drejtë njerëzore dhe mundësi e barabartë për të gjithë qeniet njerzore. Megjithëse, kuotat nuk duhet të jenë e vetmja zgjidhje për përmirësimin e disekuilibrit gjinor, të rritjes së vendimarrjes në politikë. Së pari, kuotat nuk duhet të minimizojnë përjashtimin e meritokracisë. Kjo gjë nuk duhet të kultivojë lloje të parazitizmit për shoqërinë. Në bazë të statistikave rreth opinionit publik, gratë që duhet të hyjnë në politikë, duhet ta meritojnë dhe të mos bëhen shkak kuotat që në politikë të  përzgjidhen gra me pak meritokraci, dhe pa kapacitetin e  mjaftueshëm për të marrë vendime të  duhura  politike. Kështu që, pas daljes së Shqipërisë nga tranzicioni dhe nga kjo situatë pa formë  të përcaktuar, vendosja dhe aplikimi kuotave me të drejtë quhet, sistem jo i drejtë për demokracinë. Ku krijohet një lloj imazhi jo pozitiv i grave si të thuash, duken sikur janë vegla  në duart e kryetarit. Gruaja në asnjë mënyrë nuk duhet ta pranojë nënshtrimin, e të vetëkënaqet  në postet e dhuruara pa meritën e duhur. Në shoqërinë tonë kemi raste konkrete ku në qeverinë e sotme shqiptare janë emëruar gra në poste të pamerituara, dhe fundi i tyre ka qenë “tragjik”. Jo vetëm janë pushuar nga posti i lakmuar për burrat, por nuk e kanë marrë vesh kurrë përse u pushuan nga posti, kjo apo ajo ministre, drejtoreshë apo z/ministre. Është e rëndësishme që pjesëmarrja e gruas në politikë dhe në vendimmarrje duhet realizuar përmes konkurrencës dhe zotësisë, sepse vetëm në këtë mënyrë krijohet një klimë konkuruese për pjesëmarrjen aktive të grave në politikë. Në asnjë mënyrë nuk duhet lejuar që kuotat të jenë vendimtare për ngritjen (numër), të gruas në politikë. Kjo përqindje as që duhet të ekzistojë në demokraci. Fuqizimi i gruas në politikë dhe vendimmarrje nuk duhet parë thjesht si një përmbushje obligimi, por si potencial intelektual për një qeverisje të mirë dhe stabile në shoqëri. Vetëm kështu mund të krijohet një klasë politikanesh plot dinjitet, të pakorruptuara dhe të ndërgjegjshme për veprime të rëndësishme që duhet të ndërmarrin në dobi të shtetit dhe shoqërisë në përgjithësi. Ato nuk duhet të harrojnë se janë përcueset kryesore dhe përfaqësueset e grave dhe të problemeve të tyre. Deputet gra duhet të jenë aktive dhe të kenë përgjegjësi për detyrën që kanë.  Në parlament ato duhet të jenë zëdhënëset e grave shqiptare, avokatet, gjykatëset, gjithashka që ka lidhje me gratë, dhe me interesat e tyre.

Rajna Kovaci