Prof. Dr. Lush Susaj: Historia e Qazim Mulletit, dëshmi e fitores së elitës dhe politikës orientale mbi vyrtytet europiane të Shqipërisë

57
Sigal

Dje me 28 gusht 2023, në varrezat e Tufinës janë rivarrosur eshtrat e Qazim Mulletit, për të cilin, duket që padrejtësisht përswri po e kufizojnë dhe reduktojnë prezantimin e tij vetëm me të qënit si ish- prefekt i Tiranës. Apo duke e trajtuar si një të arratisur politik të zakonshëm, e që ka vdekur në Romë në vitin 1956. Pushteti komunist, pasi e dëboi, ja mohoi edhe të drejtën e pasjes së një varri në tokën dhe vatanin e tij të njohur nga e gjithë Shqipëria.

Sjellja dhe rivarrosja e vonuar e eshtrave të Qazim Mulletit, përtej gëzimit dhe interesit të jashtëzakonshëm të familjarëve të tij, pa pikë dyshimi që është një ngjarje e madhe shprese e gëzimi për çdo shqiptar, e në mënyrë të veçantë për popullin e mrekullueshëm të Tiranës, dhe çdo intelektual autokton e patriot të Tiranës e të gjithë Shqipërisë.

Nuk besoj që ka shqiptarë apo ndërkombëtarë që të mos e dijw faktin që historia e klasifikuar, e deformuar; histori e ndotur nga pseudohistorianët e komunizmit, duket që është treguar e përswri po vazhdon që të tregohet e njëanshme, antivlerë, kundër autoktonës, e gjithmonë kundër elitës së mirwfilltë europiane të Shqipërisë. Krahas gëzimit tim për korrigjimin e një padrejtësie politike, shtetërore e shoqërore 67 vjeçare, gjithnjë ma ka ngacmuar ndërgjegjen ai kalvari i jashtëzakonshëm i vuajtjeve të Qazim Mulletit, e të gjithë familjarëve të tij. Gjithnjë mw vijnë në mendje belbëzimet dhe gëlbazat ndotwse të pseudoartistëve e të pseudohistorianëve, që nuk folwn e vepruan kurrë me fakte. Përkundrazi u bënw shërbyes e lëpirësa të një regjimi injorant e gjakatar, prej të cilit akoma nuk po arrijmë që të çlirohemi si shtet, si politikë e as si shoqëri. Por ajo që mw ka ngacmuar e po mw ngacmon edhe më tepër në këtë moment, është qëndrimi nihilist dhe i padrejtë ndaj të gjithë elitës autoktone të Tiranës. E kam fjalën për një popullsi dhe elitë autoktone e patriote shumë të njohur e shumë kontribuese, që për më shumë se 103 vjetë me rradhë (1920-2023), e sidomos gjatë regjimit komunist e neokomunist (1945-2023), është vrarë, është anashkaluar, është internuar, është dwbuar, është përsekutuar, është shpronësuar e trajtuar pa mëshirë e në mënyrë mizore. Rregjimet e këtyre 103 viteve, të njohura e tashmë edhe të identifikuara dhe emërtuara si rregjime hibride, anadollako-komuniste, nuk arritën kurrë që të kuptojnë e dëgjojnë dhimbjen dhe përçarjen njerëzore e kombëtare që shkakton dhuna, mizerja administrative dhe dëbimi i elitës autoktone. Në këtë drejtim, injorantët anadollako-komunistë të këtyre 100 vjetëve nuk arritën kurrë që të kuptojnë faktin që ky banditizëm politik e shtetëror mbi themelet etnike e historike të kryeqytetit të Shqipërisë, është një padrejtësi dhe barrë shumë e rendë edhe për brezat dhe shekujt që do të vijnë. Janë sulmuar e dhunuar kujtesa dhe plazma më e mirë autoktone, janë dëbuar e persekutuar intelektualët, shtetarët dhe familjet më të mirë të Tiranës e të gjithë Shqipërisë. Thjeshtë e vetëm për faktin që, në të gjitha sistemet orientale që kishim e që akoma vazhdojmë që t’i kemi, banditizmi, kakistokracia dhe injoranca mund të qëndrojnë në pushtet vetëm duke dëbuar, vrarë e dehumanizuar elitën autoktone, europiane.

Për këtë arsye mendoj që është sulmuar dhe persekutuar Qazim Mulleti, një intelektual i njohur nga një familje e vjetër autoktone, i diplomuar në Universitetin e Gallatasarajt dhe në Akademinë Diplomatiko-Ushtarake të Vjenës. Përvecc gjuhës së nënës, Qazimi fliste dhe komunikonte rrjedhshëm edhe në turqisht, greqisht, gjermanisht, arabisht, serbisht, italisht, latinisht dhe frëngjisht. Përkundrejtë faktit që e sulmuan, e anatemuan, e persekutuan, e vodhwn, e vranë, e përqeshën dhe e rropën: ligësia dhe pjella më injorante e Tiranës dhe e kombit shqiptar. Për më tepër, e dëbuan dhe persekutuan ata që nuk patën kurrë më shumë se 10 klasë shkollë, ata që nuk patën kurrë të krahasuar as me origjinën dhe as me sjelljen fisnike të Qazim Mulletit dhe të pasardhësve të tjerë të ndritur të Sulejman Bargjinit të Tiranës.

Në këtë shkrim, duke anashkaluar disi gjërat e njohura mbi origjinën, intelektin dhe biografinë e ndritur të Qazim Mulletit, dua që të shpreh dy ndjesi që mw ngacmojnë që të flas e që të shkruaj. Së pari shpreh keqardhjen time të thellë për politikën tonë shtetërore e kombëtare, që sikurse po duket, akoma ka mbetur orientale, e për pasojë edhe këtë herë nuk e gjeti forcën as intelektin e bashkimit dhe të reagimit të sinqertë ndaj dëmit që i është bërë Shqipërisë përmes përmbysjes, dëbimit dhe përsekutimit 100 vjeçarë të vlerave më të mira shkencore, administrative e qytetare. Nuk është kurrë vonë për të parë e për të kuptuar rrugën e gabuar të zhvillimit kaotik, oriental e kakistokratik ku po ecim që prej 100 vitesh, e që tashmë ka ardhur koha për t’u bërë seriozë e të besueshëm në rrugën e vlerave tona europiane e atlantike, një rrugë që kërkon gjithpërfshirje e jo demagogji, korrupsion e mohim të vlerave dhe elitës autoktone, europiane.

Është momenti që të kuptojnë që në përplasjen e dytë të elitës europiane me elitën orientale (që për mendimin tim ka ndodhur në vitet 1919-1926), në Shqipëri ka fituar pushtetin elita orientale. E ku padyshim që viktima më e madhe e kësaj fitoreje nepotike e antishqiptare ka qenë intelektuali Qazim Mulleti dhe familja e tij autoktone e fisnike. Edhe në betejën e tretë midis elitave, që sipas mendimit tim është zhvilluar dhunshëm në vitet 1939-1948-1990, përswri ka fituar e qeverisur orienti, e ku Qazimi dhe intelektualët e tjerë të kalibrit europianë e botërorë, u bën viktimat e para e më të mëdha të sundimit oriental e banditesk. Historia jonë shtetërore e politike, duket që është historia e përsekutimit dhe vrasjes së vazhdueshme të elitave autoktone e europiane. Historia e Qazim Mulletit, padyshim që është rasti më tipik dhe panorama më e zezë e trajtimit shtetëror e politikë të elitës autoktone, një rast që duhet lexuar e që duhet treguar, që të mos përswritet më kurrë. Në këtë ngjarje të madhe historike, unë nuk e pash askund atë dorën e shtetit, e cila duhet të ishte e shtrirë e duke kërkuar ndjesë për tragjedinë e shkaktuar. Nuk e pash as frymën e as veprimin e duhur të spektrit politik, që sikurse duket akoma vazhdon që të zhgërryhet e kacafytet në llucën e komunizmit, me ato sinoret dhe muret e njohura të katovicizmit të Gorbaçovit dhe Ramiz Alisë. Me këtë rast, spektri politik tregoi edhe njëherë se sa komunistë ka mbetur e sa larg realitetit që është.

Unë nuk e pashë askund as Akademinë e Shkencave në rolin e saj ndriçues e pajtues që duhet të kishte. Përkundrazi kuptova efektin e çorbës së prishur të komunizmit që kanW konsumuar studjuesit dhe akademikët pa shpirt e pa meritë, të cilët as në këtë rast nuk folën e nuk prodhuan as dritë, as dije e as dobi shoqërore e politike. Për më tepër, edhe në këtë rast pamë thjesht e vetëm përpjekjet e familjes Mulleti dhe të shoqatës së mirwnjohur Tirana, të cilat prodhuan një produkt, një mesazh dhe një imazh të jashtëzakonshëm për Tiranën dhe të gjithë Shqipërinë. Ky moment tregoi edhe njëherë atë që Tirana, Shqipëria dhe gjithë populli shqiptar, nuk kanw vdekur e nuk janë kurrë harrues e as mosmirënjohës ndaj kontributit dhe sakrificës së Qazim Mulletit dhe familjes së tij. Askush të mos dyshojë që Shqipëria mund të harrojë intelektualët dhe dëshmorët e saj, sikurse nuk mund të harrojë kurrë edhe dhunuesit, mohuesit dhe hajdutët që ja nxinë jetën shqiptarëve.

Së dyti, është momenti për të shprehur atë që kemi lexuar e dëgjuar nga burime të pafallsifikuara të historisë dhe të dëshmitarëve të kohës, sipas të cilave rezulton që Qazim Mulleti ka qene intelektuali, shtetari me atdhetari më autokton e më njerëzor i të gjitha kohërave. Nga kushërinjtë e tij në Mullet, kam parë e mwsuar shumë për origjinën dhe për përmasat e llahtarshme të vjedhjes dhe të përsekutimit komunist ndaj kësaj dinastie fisnike.

Në Mullet kam mësuar për faktin që fisniku Qazim Mulleti është sulmuar nga askushët e të gjitha kohërave, edhe për faktin se ishte autokton e pasardhës i drejtpwrdrejtë i Sulejman Bargjinit të Tiranës. Qazim Mulleti është fisniku, shtetari e njerëzori, që nuk bani kurrë luftë klasash. Madje kam dëgjuar qindra raste kur përmes detyrave të larta që ka patur, ka shpwtuar nga burgu dhe pushkatimi edhe komunistat sikurse ishin Myslim Keta, Enver Hoxha, Beqir Balluku, Lym Keta, etj. Ky fisnik e pasardhës i një dinastie autoktone, nuk e kishte imagjinuar kurrë se komunizmi do ta degradonte shqiptarin në konfliktualë, gjakpirës, gjakprishur, kriminel e vampir, sikurse u bwnw të gjithë ata që u ushqyen me çorbën e njohur të Miladin Popoviçit dhe të politikws së njohur orientale. Ai dhe askush nuk e imagjinonte egërsinë, ligësinë e as mosmirënjohjen e komunistave, që dikur i pati shpwtuar nga burgu dhe plumbat e fashizmit, e që menjëherë pas çlirimit nuk lanë gjë pa i bërë, derisa edhe e dëbuan dhe e sekuestruan me çdo gjë. Historia tragjike e Qazim Mulletit është pasqyra, është zemra dhe palca e historisë reale të luftws dhe fitores së elitave orientale e injorante ndaj elitave autoktone e Europiane të Shqipërisë. Unë mendoj që sot Shqipëria është me e plotë dhe më e bukur, duket edhe më e paqtë e më e jetueshme, pasi në tokën e saj janë kthyer e prehen eshtrat e më të lartit intelektual të farës autoktone. Sot Tirana dhe Shqipëria duken më të bukura e më identitare, sepse është kthyer fisniku në truallin e tij, tashmë prehet në tokën e fisnikërisë së Bargjinëve të historisë. Sot Tirana është më e bukur, pasi që dje, ky qytet i madh për çdo shqiptar ruan në gjirin e tokës së vet të zotin e trollit dhe pronave, që klikat orientale e moniste, për mbi 80 vjet me radhë i kanw vjedhur e shkelmitur pa mëshirë e pa pikë turpi. Pavarësisht situatës ku na ka lëshuar korrupsioni dhe hajdutëria e klikave orientale, kjo tokë nuk ka qenë nuk mund të jetë kurrë pa zot, pa elitë e pa aristokraci. Në këto ditë reflektimi e kujtese, gjithkushi duhet të kujtojë e mësojë që Tirana dhe Shqipëria ka patur dhe ka deri në përjetësi një intelektual dhe aristokrat të nivelit botëror sikurse është Qazim Mulleti, që për së gjalli e për së vdekuri ja ka rritur nderën, imazhin dhe zanin shtetit shqiptar, Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë. Janë momente reflektimi dhe domosdoshmërie për të folur e reaguar, që të tilla tragjedi e mynxyra të mos përseritën më kurrë.