Mexhit Premçi: Lufta e dytë e hapur për protestat në mbrojtje të Teatrit

1083
Sigal

Pyka nxirret me Pykë

Fejton –

-Kur dikush  bëhet i rrezikshëm për vendin dhe popullin e vet duhet kundërshtuar

-Edi Rama kryeministër gangster bën ç’të doje me këtë vend e me këtë popull dele ka uzurpuar të katër pushtetet

– Teatri është Sh t ë p i a e  aktorëve  të mëdhenj, Kadri Rroshi, Ndrekë Luca, Naim Frashëri, Marie Logoreci, Sandër Prosi, Mihal Popi, Violeta Manushi,  Sulejman Pitarka, Margarita Xhepa, Loro Kovaçi, Prokop Mima, etj…

Nga  Mexhit  Prençi

Kritik Arti

 

Në l e t r ë n  e  p a r ë, për protestuesit në mbrojtje të Teatrit historik Kombëtar kumtova: Të mos u besonin gënjeshtrave të ministreshës  së paaftë të kulturës dhe përpjekjeve për të fshehur të vërtetën për prishjen teatrit dhe  ndërtimin e kullave  shumëkatëshe. Të mos i besonin sidomos   mashtrimeve dhe fantazisë së pa arsyeshme të  Njeriut të gjatë me krahë e këmbë të gjata dhe kokën e madhe ekstremisht, i cili i pushtuar nga deliri i madhështisë së  marrëzisë, bëhet vetë zot e vetë shkop, për fshirjen e trashëgiminë teatrore dhe   në tërë fushat duke sfiduar edhe Kushtetutën.

Në L e t r ë n  e  D y t ë  “Pyka nxirret me Pykë”, u kumtoj aktorëve protestues & publikut artdashës që protestojnë bashkë me ta, se Kryeministri për çka thotë e çka bën  është Pykë dhe nuk ha Pykë. U r t a k u do të thoshte: “Pyka nxirret me Pykë”. Kur dikush  bëhet i rrezikshëm për vendin dhe popullin e vet duhet kundërshtuar, luftuar dhe asgjësuar, duke aplikuar  të njëjtat mjete qeëpërdor ai vetë”. Edi Rama kryeministër gangster ka ndërhyrë në Kushtetutën e miratuar nga 140 deputetët e Parlamentit dhe ka promovuar ligje të tjera  që të “justifikojë” e t’u hedh njerëzve hi në sy, që të bëjë ç’të doje me këtë vend e me këtë popull dele. Ka Uzurpuar të katër pushtetet. Ka fshirë Gjykatën Kushtetuese. Qeveris pa opozitën, sipas modelit të  babait shpirtëror diktatorit komunist Enver Hoxha.

 

Kryeministri është personazh vertikal, nuk ndryshon,  nuk arsyeton, as nuk pranon mendimin e te tjerëve  – shkurt nuk ha pykë,  Për  gjithçka, ai vetë e vë pikën mbi  “ i “. Parlamenti e duartroket, Rilindësve duart kallo u kanë zënë nga duartrokamat e zjarrta. Elektorati kope  e ha sapunin për djathtë, Ndërsa opozita dhe njerëzit në varfëri e mjerim e këmbëtrokasin, këtë palo  kryemashtrues që të zezën e bën të bardhë e të bardhën e bën të zezë, por nuk dinë si ta largojnë nga froni i lartë i neo-diktatorit. Por as ta rrëzojnë nga froni me çdo mënyrë e   çdo mjet, nuk guxojnë.

Ngritja e kultit të vetvetes  nga ai vetë & kopeja që e duartroket dhe i krren këngë heroike, e ka bërë të mos jetë në metro, siç thotë personazhi që luan aktori i shquar komik Roland Trebicka. Vetes psikopate i thotë: Ligji jam Unë, Shteti jam Unë. Bëj zap  dhe sundoj jo vetëm të voglën Shqipëri, por edhe një perandori. Dhe  monologon: “Kam problem me vdekjen! Dua të mbeten në histori i përjetshëm i lavdishëm,  por me sadistin dhe demonin që ka brenda e po shkatërron ekonominë, drejtësinë e demokracinë, po fshinë e gropos edhe trashëgiminë teatrore, historike, artistike, urbanistike, çka po i  bën varrin vetvetes.

Lajthitjet e tij arrijnë kulmin kur para turmave kope me patetizëm reciton: Me mua rilind gjithçka! Unë jam progresi. Unë ndërtoj Shqipërinë që Dua…. Si në një ekran gjigant shfaqet Shqipëria e hashashit, kokainës dhe heroinës. Mafia shqiptare garon për vendin e pare. Aliazhi me banda e banditë krenari e tij. Korrupsioni në të gjitha nivelet e piramidës së shtetit  bën kërdinë.. Neo-diktatori komunisto- enverist, qeveris pa opozitë, o ho ho!

Duke perifrazuar vargje popullore: “O Enver te lumtë bitha, / Na i more që të gjitha / Që nga buka / Edhe kripa”, – formuloj: O Edi, të lumtë bitha / na i more që të gjitha: / Lirinë e demokracinë, / Drejtësinë e pasurinë /  Paske qenë burr” i zoti  /  Ashtu si Don Kishoti / Shqipërinë prapa po kthen / në Kriza e mbërthen / Në depresion e mjerim,  / në rrokullisje pa kthim / Të lumtë bitha more trim!…

Njerëzit që bëjnë luftë ekzistenciale për mbijetesë, të parët duhet të ngrihen e të ndëshkojnë autorin e krizave të gjithanshme kryeministrin e paaftë për të ndërtuar të mirën e të bukurën dhe mjeshtër, demon për të shkatërruar gjithçka, edhe historinë e trashëgimisë  në teatër edhe  në të gjitha fushat e tjera.

Gjithkush e din se në këtë vend ka njerëz të ditur e të guximshëm që shohin dritë edhe në errësirë. Unë besoj në kuptimësinë e kësaj fraze., Besoj te vizioni, kauza, aksioni, vendosmëria dhe guximi i të gjithë protestuesve dhe drejtuesve për mbrojtjen e Teatrit Historik Kombëtar: Ata sfiduan Kryeministrin arrogant anti-kulturë e anti-teatër, i cili me forca të shumta policore  kish rrethuar Teatrin Kombëtar!!!…. Ju të nderuar dhe të dashur protestues u përleshët  me policët  që duhej të  zbatonin Urdhrin e Atij që s’ha pykë, nuk u mposhtët dhe fituat mbi ta.

Hyrja nga dritaret e Edmond Budinës me protestues të shumtë, atje ku  në errësirë ca kapuçon të zinj po shkatërronin gjithçka  nga brenda teatrit  dhe  me vrap si  të menderosur ia mbathën e u zhdukën – ishte një fillim i mbarë dhe një entuziazëm i paparë,  Ju nuk mund ta shihnit në atë gjendje mjerane atë skenë të shenjtë dhe filluat menjëherë pastrimin e sistemimin e atyre pak objekteve që kishim mbetur rrokopujë….

Ky teatër, që s’e kupton i verbuari pas parave të pista,  është Sh t ë p i a e  aktorëve  të mëdhenj :  Kadri Rroshi, Ndrekë Luca, Naim Frashëri, Marie Logoreci, Sandër Prosi, Mihal Popi, Violeta Manushi,  Sulejman Pitarka, Margarita Xhepa, Loro Kovaçi, Prokop Mima  dhe dhjetëra e dhjetëra të tjerëve të brezve pasardhës. Është shtëpia e regjisorëve të shquar Piro Mani, Kujtim Spahivogli e Mihal Luarasi & dramaturgëve Kolë Jakova, Ruzhdi Pulaha, Loni Papa, Fadil Kraja e  Besim Levonja. Po është edhe shtëpia e skenografëve të shquar Shaban Hysa e  Agim Zajmi.

Ju që mbroni këtë teatër-shtëpi të artistëve, merrni nderimet më të larta nga dashamirësit e teatrit dhe nga personalitetet e shquara të vendit tonë Ju guxuat dhe sfiduat shtetin polico-arrogant të Kryeministrit që nuk ha pykë. Por,,, sipas meje, për të fituar kauzën e mbrojtjes të trashëgimisë së Teatrit Historik Kombëtar, kërkohen sakrifica të mëtejshme të cilat shpresoj t’i  përballoni edhe me publikun artdashës e bashkë me ta, të organizoheni në një lëvizje te fuqishme me kërkesa politike dhe me drejtues të rinj të pa konsumuar e korruptuar.

Ju të pamundshmen mund ta bëni të mundshme, ndonëse fantazinë e tij pjell përbindsha, siç do të thoshte Francisko Goja. Ai do vazhdojë fshirjen  e trashëgimisë, jo vetëm në teatër, por edhe në fusha  të tjera, nëse pyka nuk nxirret me pykë.

Njeriu i gjatë me kokë të madhe e gjymtyrë të gjata është një mostër. Për të qëndruar në fronin e lartë kur 80% e njerëzve nuk e votojnë, përveç të korruptuarve, hajdutëve dhe të inkriminuarve, bandave e banditëve me të cilët është lidhur, ka përdoruar armën më shkatërruese të një kombi –  PËRÇARJEN midis shqiptarëve: Përçarës i protestave studentore, i armiqësimit të shqiptarëve me bindje të ndryshme.  Përçarës i popullsisë toskë e gegë, myslimanë e të krishterë..  Të gjitha këto për fronin e lartë. Sikur lumturia të qëndron në fron. Shpesh balta rri mbi fron e shpesh froni mbi baltë, do të thoshte  NIÇJA.

Frymën përçarëse  e ka  futur edhe tek aktorët duke i vënë kundër njeri- tjetrit, Disa janë bërë shërbëtorë të zellshëm të tij për përfitime të ndryshme personale si dhënie pension të posaçëm, premtim për drejtor teatri, favorizime për programe të ndryshme e të tjera e të tjera.  Ndonjëri  si Laert Vasili braktisi profesionalizmin si aktor  dhe filloi të aktrojë si amator politik duke lozur rolin e zëdhënësit të kryeministrit të marrë dhe po garon me gazetarin Alfred Peza, & ministreshën  Spiropali që s’ha në pykë.

Në një pozicion strucian që fsheh kokën, po prapanica i mbetet përjashta, shfaqet lakuriq duke mashtruar publikun  sikur për  shembjen e teatrit historik kombëtar, kanë deklaruar edhe disa personalitete te shquara si Mihal Luarasi, Ndriçim Xhepa, Rajmonda Bulku, Bujar Asqeriu etj. E kundërta është e vërtetë. Bulku, Xhepa, Asqeriu dhe piktori Erion Luarasi, djali i Mihalit, ia grisën maskën e shëmtuar, këtij horr horri që ka përbaltur jo vetëm artistët por edhe intelektualët e shquar, Prof. dok, akademikët, kundërshtarët politikë, njerëzit e medies sidomos gazetarët me integritet dhe të guximshëm si gazetarja që këmbënguli që ai t’u përgjigjej pyetjeve të saja me spec dhe e bëri për ujë të ftohtë sa u lagua nga debati si  psikopat, ashtu siç është në të vërtetë,  i të nëntëdhjetenëntave me bëmat e këqija  që i ka bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Me një kokëfortësi të gurtë,  do të fshijë dhe ndërtesën e Teatrit Historik Kombëtar dhe mbi gërmadhat e tij të ndërtojë një Teatër të Ri me kulla. Askush nuk ka kundërshtuar ndërtimin e një Teatri të Ri Kombëtar, madje as protestuesit dhe publiku. Përkundrazi kanë propozuar që ai të ndërtohet në një nga mjedise më të bukura të Tiranës.

Ja pse  me  çdo mjet dhe me çdo çmim, aktorët protestues bashkë me  publikun  artdashës nuk duhet të lejojnë  shembjen e Teatrit Historik Kombëtar, i cili është simbol i traditave pozitive teatrore, kulturore, artistike, historike  urbanistike e sociale.

Çelësin e zgjidhjes Urtaku ua ka dhënë “Pyka nxirret me Pykë”, Dhe unë para se shkrimit tim t’i vë pikë, ju kujtoj Fjalët e Arta të DANTONIT: Guxim! Guxim! Guxim!