Klik Ekspo Group

537
Sigal

Gati një dekadë investimesh hungareze  përmes Panairit të Tiranës, mirënjohje ambasadorit  Lorant Balla

Panairi Ndërkombëtar i Tiranës ka pritur mijëra vizitorë në tre ditët e para të tij, si; investitorë, politikanë, delegacione të shumta, ambasadorë, e deri të qytetarët e thjeshtë. Stendat e kompanive hungareze janë vizituar dje nga ambasadori  i Hungarisë në Tiranë z. Lorant Balla, i cili është ndalur në secilën stendë dhe ka biseduar me përfaqësuesit e tyre mbi pjesëmarrjen në Klik Ekspo Group dhe mundësitë e bashkëpunimit prej eventeve të tilla.

Për bashkëpunimin e frytshëm në fushën e tregtisë mes Hungarisë dhe Shqipërisë Klik Ekspo Group e ka vlerësuar me një medalje mirënjohje ambasadorin Lorant Balla me motivacionin: “Mirënjohës për bashkëpunimin dhe vëmendjen kushtuar marrëdhënieve midis vendeve tona, dhe për vlerësimin e Panairit Ndërkombëtar të Tiranës si një pikë takimi e përvitshme e rëndësishme me largpamësinë e partnershipit social,dhe ekonomik.”

Panairi Klik Ekspo Group mbetet një ‘ftesë’ e hapur ndaj bizneseve hungareze por jo vetëm, që të vijnë dhe të investojnë në Shqipëri në sektorët që ata janë të interesuar. Specifikisht Hungaria në këtë panair  prezantohet me shumë produkte të industrisë së lehtë dhe agro-ushqimoreduke synuar edhe tregje të reja si turizmi, sektori bankar dhe energjia.

Hungaria dhe Shqipëria nuk janë të panjohur për njëri-tjetrin, pasi kanë marrëdhënie të mira prej më shumë se 100 vjetësh. Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, synon forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, rritjen e partneritetit si dhe shkëmbimin e eksperiencave midis bizneseve.

Mbi 350 kompani marrin pjesë këtë vit në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës ku Hungaria renditet  ndër  vendet që dominojnë me pjesëmarrjen e bizneseve. Panairi Ndërkombëtar i Tiranës i Klik Ekspo Group, tashmë është shndërruar në simbolin identifikues të biznesit shqiptar në botë, por njëkohësisht dhe një urë lidhëse mes bizneseve shqiptare dhe atyre të huaja. Panairi Ndërkombëtar i Klik Ekspo Group, do të qëndrojë i hapur deri më datë 26 nëntor 2019.