Në pishinën “Taq Dafa”, të Durrësit, përfundojnë garat e kampionat 2 ditor të Notit. Flet Presidenti FSHN, Agim Çiraku: Shtatori muaj i Rekordeve Kombëtare. Morën pjesë 13 ekipe nga Shqipëria dhe Kosova. Sadik Mema: E mbajtëm traditën e fituesit. Gjergji Ngresi, Teuta: “Zgjojmë” traditën durrsake të notit. Arjan Fetishaj, Tirana: Jemi “pronarë” të 7 Rekordeve Kombëtare. Viki Tafrruku, kampionia shkodrane që fitoi 4 gara. Ja lista e fituesve të garave sipas moshave për femra dhe meshkuj

NOT/ Në Pishinën “Taq Dafa” në Durrës, për dy ditë me rradhë u zhvilluan garat e Kampionatit Kombëtar, Rekordet Kombëtare bënë diferencën në garat e stafetave
Në pishinën “Taq Dafa”, shtatori i Rekordeve Kombëtare
Agron KAJA
Z.President, sot (dje) mbyllët eventin e fundit veror të vitit 2024, si shkuan garat e Kampionati Kombëtar?
Në përgjithësi, garat u zhvilluan të qeta dhe në normalitet të plotë. Unë po I quaj edhe gara të mira, ku Shoqatat e notit treguan jo vetëm interes gjatë garave, por edhe seriozitetin në përgatitjet e tyre verore. Ky seriozitet u shpërblye në gara.
Në këndvështrimin tuaj, si ishte paraqitja e notarëve që vinin në garë pas pushimeve verore?
Duke qënë se notarët vinin pas pushimeve verore, ndoshta e mendova unë gabim se nuk do kishim këto rezultate. Por jo, paraqitja e tyre ishte shumë e lartë në këto kushte, dhe këtu mendoj se përgatitjet e tyre ishin baza e rezultateve të tyre.
Nga organizimi i veprimtarisë dhe tabela elektronike, mendoni se këto ishin dy treguesit më të prekshëm gjatë garave?
Patjetër që po, dhe do të thoja se tabela elektronike në këtë pishinë 50 mka seriozitetin, saktësinë, shpejtësinë e zhvillimit të garave dhe nuk krijon debate sikundër ndodh në matjet e kohëve nga gjyqtaria, të cilët ishin shumë të saktë.
Garuan 13 ekipe me rreth 150 notarë, madje edhe 2 nga Kosova, e quajmë këtë si një Kampionat Mbarëkombëtar?
Në të dy ditët e garave, pishina “Taq Dafa” zhurmoi jo vetëm nga zërat e notarëve, por edhe nga valët e pishinës, që këtë herë ishte në standarte shumë të larta. E falenderoj Bashkinë e Durrësit për investimin e mirë që kishte bërë.
Foto: Fredi Hazizllari
Pra, si individët, ashtu edhe ekipet fituese, ishin në lartësinë e pritshmërive tuaja?
E përmënda më sipër, që në arritjen e rezultateve të larta isha optimist, ndërkohë që në thyerjen e rekordeve e kërkova suksesin edhe nëpërmjet gazetës “Telegraf”. Intuita ime profesionale nuk gaboi, pritshmëritë u arritën.
Para Kampionatit kërkuat që garat të shoqëroheshin edhe me rekorde kombëtare, jeni i kënaqur në këtë drejtim?
Shiko, çdo drejtues, në këtë rast flas për vete si President i FSHN-së, kërkesat e larta para çdo gare i ka si stimul për të gjithë sportistët e trajnerët e tyre. Dhe duke shtuar punën përgatitore, të gjitha këto janë shtysë në çdo arritje sportive.
Nderimi i Taq Dafës ishte e veçanta e këtij Kampionati, do të ketë nderime për të tjerë Mjeshtra në notin shqiptar?
Taq Dafa mbetet një nga të mëdhenjtë e Notit shqiptar dhe e meritonte nderimin. Por do tu thoja se FSHN-ja do ta bëjë traditë nderimin e figurave të shquara të Notit shqiptar në çdo veprimtari. Kështu e sjellim më afër historinë.
Në programin e punës suaj për këtë vit kalendarik, cilat janë veprimtaritë e notit shqiptar?
Në fakt, do ta përmënd Maratonën e Notit në Sarandë në datën 8 shtator, e më pas rikthehemi te veprimtaritë në muajin nëntor me Kupën Pavarsia, e cila do të zhvillohet në pishinën 25 m “Te Stela”.
Pas përfundimit të këtij kampionati, çfarë do ti uroni notarëve, trajnerëve, klubeve e shoqatave të notit?
Do ti uroja gjithë notarët dhe trajnerët e tyre që të vazhdojnë punën me seriozitet e përkushtim, sepse kështu e nderojnë veten, ekipet e tyre dhe federatën. Me rezultatet e larta dhe rekordet kombëtare, ky sport do ecë edhe më përpara.
ÇMIMET PËR FITUESIT
Notari më i mirë M Notarja më e mirë F
Reidi Resuli-Teuta Stela Gjoka-Teuta
Ekipi fitues M Ekipi fitues F
Teuta Durrës Tirana (8 Medalje Ari)
Teuta ekipi Kampion
Taq Dafa mbetet një nga të mëdhenjtë e Notit shqiptar dhe e meritonte nderimin. Por do tu thoja se FSHN-ja do ta bëjë traditë nderimin e figurave të shquara të Notit shqiptar në çdo veprimtari. Kështu e sjellim më afër historinë
REKORDET KOMBËTARE
1.Stafetë 4X50 St. Lirë M
Tirana, të Rinj / të Rritur
Koha rekord 1’42”47
Rekordi kaluar 1’51”70
2.Stafetë 4X50 St. Lirë M
Partizani, të Rinj / të Rritur
Koha rekord 1’45”08
Rekordi kaluar 1’51”70
3.Stafetë 4X50 St. Lirë F
Tirana, të Rinj / të Rritur
Koha rekord 1’59”59
4.Stafetë 4X50 St. Lirë F
(Fëmijë-Kategoria A).
Koha rekord 2’02”41
5.Drini Karanxha (Te Stela)
50m Shpinë-Meshkuj
(Fëmijë-Kategoria B)
Koha rekord 34”66
Rekordi kaluar 35”28
6.Stafetë 4X100 m Mix F
Tirana-të Reja / të Rritura
Koha rekord 5’03”01
Rekordi kaluar 5’03”61
7.Stafetë 4X50 m Mix F
Tirana-të Reja / të Rritura
Koha rekord 2’15”49
Rekordi kaluar 2’21”65
8.Stafetë 4X50 m Mix M
Partizani-të Rinj/ të Rritur
Koha rekord 1’56”84
Rekordi kaluar 2’05”60

Ekipet pjesëmarrëse (13)
AN “Te Stela”; FC Tirana; Teuta; Flamurtari; Partizani; Vllaznia; Butrinti; Vlora Not; Tradita; Pogradeci; Skampis; SC Ilirida Fushë Kosovë; Otrrilla Prishtinë.

Trajneri Te Stela, Sadik Mema: E mbajtëm traditën e fituesit
Mjeshtri i Madh Sadik Mema, ishte një nga trajnerët e ekipeve Te Stela, por që në moshën të cilën ai drejtoi, doli me rezultate të larta. “Ky Kampionat u zhvillua me tabelë elektronike të matjes së kohëve në gara, ku veç rezultateve të larta dhe rekordeve kombëtare, saktësia e rriti besimin te garuesit dhe e shtoi rivalitetin mes tyre. E veçoj faktin se, notarët vinin pas pushimeve verore, dhe këto rezultate të larta premtojnë shumë. Ekipi i fëmijëve Te Stela e rruajti traditën e fituesit, por në veprimtarinë e radhës do jemi më mirë”, kështu theksoi në deklarimin e tij Sadik Mema (Pupi) për gazetën “Telegraf”, trajner në AN Te Stela.

Viki Tafrruku, kampionia shkodrane që fitoi katër gara
Teksa trajneri i Vllaznisë Kol Shiroka, u takua me gazetarët e pranishëm në pishinën “Taq Dafa”, “merakun” e tij kishte notaren Viki Pafrruku. “Dhe e dini pse? Sepse fitoi katër gara më këtë Kampionat”, kështu tregoi trajneri Shiroka, ndërkohë që kampionia Tafrruku u shpreh se ka punuar shumë që në këto gara të arrinte rezultate të mira. “Kampionati Kombëtar këtu në Durrës, për mua është një test për vazhdimësinë time në pishinën 50 m. Sepse kam punuar shumë, edhe pse përgatitjet tona I bëjëm në pishina më të vogla. Ndaj në garat e tjera besoj se rezultatet do ti kem shumë më të larta. Katër gara të fituara më japin shumë emocion”.
TRAJNERËT FITUES

Gjergji Ngresi, Teuta: “Zgjojmë” traditën durrsake të notit
Ekipi i Teutës për femra dhe meshkuj, u tregua më i organizuari në gara duke fituar edhe 13 medalje. Trajneri Gjergji Ngresi këtë e quan shpërblim të punës që kanë bërë së bashku me trajnerin Jurgen Fici, duke i quajtur rezultatet e arritura brënda pritshmërive të tyre. “Ky është një kampionat ku saktësia e matjes së kohës me tabelë elektronike, e rriti më shumë rivalitetin në gara dhe konkurrencën. Shpërblimi ynë ishte me 13 medalje, por nga ekipi ynë dolën dy notarët më të mirë të këtij eventi: Reidi Resuli për Meshkuj dhe Stelka Gjoka për Femra. Tashmë ne jemi ekip që po rritemi, ndoshta do të thoja se me këto rezultate po e zgjojmë traditën e bukur durrsake në sportin e notit. Sot (dje), ish-kampioni Taq Dafa u nderua nga këta notarë durrsakë, por edhe të tjerë figura do ti nderojmë po kështu”.

Arjan Fetishaj, Tirana: Jemi “pronarë” të 7 Rekordeve Kombëtare
Në të gjitha garat e këtij Kampionati Kombëtar, ekipi i Tiranës me trajnerin Arjan Fetishaj, kishin bërë përgatitje serioze. Madje serioziteti i tyre dukej që në veshje, në pamje e gjithçka që kërkonte kultura e tyre sportive. Për gazetën “Telegraf”, trajneri Fetishi u tregua edhe pak “modest” teksa numëroi të gjitha medaljet e fituara nga notarët dhe ekipi i drejtuar prej tij. “Ne kishim ardhur të përgatitur për të fituar më shumë në këtë kampionat, sepse e kemi sfiduar motin e nxehtë dhe i kemi shkëputur notarët nga pushimet verore. Që të thyhen nga notarët tanë 7 Rekorde Kombëtare, nga 8 të tillë që u thyen në këtë kampionat, ky mendoj se është tregues i cilësisë së lartë. Me 50 Medalje Ari në të gjitha kategoritë, besoj se i thyemë edhe rekordet e rekordeve. Gjithsesi, Tirana do vazhdojë të jetë e tillë”.


FITUESIT E GARAVE
Dita e parë/ 31.08.2024
200 m Stil i lirë M-Ridi Resuli (Teuta)
200 m Stil i lirë F-Viki Tefrruku (Vllaz.)
100 m Flutur M-Ronaldo Serjani (Teuta)
100 m Flutur F- Ivi Asllanaj (Stela)
50 m Bretkocë M-Toni Grroshi (Teuta)
50 m Bretkocë F-Stela Gjoka (Teuta)
400m Katërnotim F-Julia Xhako (Tirana)
50 m Shpinë M-Grisi Koxhaku (Tirana)
50 m Shpinë F-Kaltra Meça (Tirana)
Drini Karanxha-Te Stela
50 m Stil i Lirë M-Grisi Koxhaku (Tirana)
50 m Stil i Lirë F-Kaltra Meça (Tirana)
200m Katërnotim M-Toni Groshi (Teuta)
200m Katërnotim F-Julia Xhako (Tirana)
50 m Flutur M-Grisi Koxhaku (Tirana)
50 m Flutur F-Arla Dermishi (Stela)
800 m Stil i Lirë M-Sofian Sarrag (Teuta)
800 m Stil i Lirë F-Viki Tafrruku (Vllaz)
Staf. 4X50 m St. Lirë
Meshkuj Rr-Tirana
Stafetë 4X50 m St. Lirë
Femra Rr-Tirana
Stafetë 4X50 m St. Lirë
Fëmijë-Te Stela
Stafetë 4X100 m Mix
Femra-Tirana R+Rr
Stafetë 4X50 m Mix
Femra-Tirana R+Rr
Stafetë 4X50 m Mix
Meshkuj-Partizani R+Rr
Dita e dytë/ 01.09.2024
1500m Stil i Lirë M-Sofian Sarrag (Teuta)
1500m Stil i Lirë F-Viki Tafrruku (Vllazn)
100 m Bretkocë M-Toni Groshi (Teuta)
100 m Bretkocë F-Stela Gjoka (Teuta)
200 m Flutur M-Ronaldo Serjani (Teuta)
200 m Flutur F-Ami Fetishaj (Tirana)
100 m Shpinë M-Alesando Hyso (Vllazn)
100 m Shpinë F-Stela Gjoka (Teuta)
Staf.4X100 m St.L M-Teuta (Durrës)
Staf.4X100 m St.L F-Te Stela-Tiranë
100 m Stil i Lirë M-Redi Resuli (Teuta)
100 m Stil i Lirë F-Kozeta Miço (Tirana)
200 m Shpinë M-Klinti Hoxha (Stela)
200 m Shpinë F-Vanesa Ujka (Stela)
400 m Stil i Lirë M-Ridi Resuli (Teuta)
400 m Stil i Lirë F-Viki Tefrruku (Vllaz)
200 m Bretkocë M-Toni Groshi (Teuta)
200 m Bretkocë F-Stela Gjoka (Teuta)
Staf.4X200 m St.L M
Staf.4X200 m St.L F




















