Ish-Ushtarakët marrin në dorë fatet e tyre

667
Sigal

Krijohet shoqata “Lidhja kombëtare e ushtarakëve atdhetarë shqiptarë”. Jemi kundër qeverive anti-ushtarake, Ramës i dhamë votën, por ai u soll më keq se Berisha, duke i kthyer dy kategori në debitorë. “Baballarët” e shoqatave aktuale kanë parë interesat e tyre dhe kanë shërbyer si “Kali i Trojës” në radhët tona. Ja faktet

Shoqata e re / Jemi kundër qeverive anti-ushtarake dhe kundër të ashtuquajturve “Përfaqësues dhe mbrojtës të të drejtave të ushtarakëve”, por që në të vërtetë nuk janë gjë tjetër vetëm se “KALI I TROJËS”, në radhët e Ushtarakëve.

Komiteti Drejtues i Shoqatës më të re të Përfaqësimit të të gjithë Ushtarakëve Shqiptarë vë në dijeni të gjithë Kolegët Ushtarakë, brenda dhe jashtë Shqipërisë se, më 16 dhjetor 2017 është zhvilluar takimi i parë themelues mbarëkombëtar, i cili më 12 Shkurt 2018 zyrtarisht dhe ligjërisht shoqatën: “LIDHJA KOMBËTARE E USHTARAKËVE ATDHETARE TË SHQIPËRISË”. Shoqata u bënë thirje të gjithë ushtarakëve tëe vërtetë dhe atdhetarë të Shqipërisë: Themelimi i Shoqatës u bë pas Mbajtjes së “Kuvendit të parë mbarë kombëtar të Bashkimit të gjithë Ushtarakëve Shqiptarë”, i cili u mbajt në prani të 700 Ushtarakëve e të 95% të të gjithë Shoqatave të Armëve dhe të profileve të ndryshme të Ushtarakëve, në Hotel PLAZA, më 30Tetor 2017, në Tiranë. Inisiatorët e themelimit të kësaj Shoqate janë, një grup kolegësh nga më të mirët, nga më të ndërgjegjëshmit, e më të përgjegjëshmit, dhe nga më besnikët për mbrojtjen e personalitetit dhe e të drejtave të ushtarakëve. Ata janë edhe inisiatorët, organizatorët dhe drejtuesit e mbajtjes së “Kuvendit të Parë Mbarëkombëtar të Bashkimit të të Gjithë Ushtarakëve Shqiptarë”. Sot ata janë anëtarë të “Komitetit Drejtues” të Shoqatës më të re të përfaqësimit të të gjithë ushtarakëve shqiptarë. Të cilët, janë shumë të vendosur për ta çuar me çdo çmim deri në fund misionin e tyre, pa bërë as kompromisin më të vogël, me çdo qeveri që nuk respekton ushtarakët dhe të drejtat e tyre. Kolegët e Komiteti Drejtues, vendosën ta themelojnë Shoqatën e re për përfaqësimin e të gjithë ushtarakëve, pasi i bënë një analizë të thellë qëndrimeve tejet negative të situatës, që po kalojnë sot ushtarakët, jo vetëm si pasojë e qëndrimeve Antiligjore dhe politike, të partive dhe qeverive antiushtarake, por edhe të vetë qëndrimeve negative që ne ushtarakët kemi kultivuar në gjirin tonë nga; mosbashkëpunimi, mosmarrëveshjet, përçarjet dhe, sidomos, militantizmi politik, i përqafuar nga një pjesë ushtarakësh, të cilët janë joshur nga interesat personale dhe familjare të tyre, duke shitur kauzën e madhe të besnikërisë ndaj idealeve të ushtarakut. Qëndrime, të cilat i kanë hapur rrugë partive politike dhe qeverive antiushtarake në këto 28 vite, që të na godasin, duke realizuar kështu planet e tyre hakmarrëse edhe me ndihmën tonë, që të mos na respektojnë dhe të mos zbatojnë të drejtat tona. Por në këtë qëndrim negativ ndaj nesh kanë influencuar edhe veset si; karrierizmi, mendjemadhësia, mosrespekti, qejfmbetjet dhe papjekuria që ekzistojnë tek një pjesë e kolegëve tanë dhe, sidomos, në kryesitë e disa Shoqatave tona. Vese këto që kanë ndihmuar, qeveritë antiushtarake, që të realizojnë më lehtë, skenarët e tyre kundër nesh, që mos na respektojnë, mos na përfillin dhe mos zbatojnë të drejtat tona. Themelimi i Shoqatës është gjithashtu edhe dëshirë dhe produkt i 700 kolegëve ushtarakë që morën pjesë në “Kuvendin e Parë Kombëtar të Bashkimit të Ushtarakëve Shqiptarë”, si edhe e masës së madhe të kolegëve, që për arsye objektive nuk mundën të asistonin në Kuvend, të cilët, njëlloj si 700 kolegët pjesëmarrës janë shumë të indinjuar nga qëndrimet mosrespektuese ndaj figurës së ushtarakut dhe moszbatimit të të drejtave të tyre nga qeveritë antiushtarake, kundër të cilave, janë të gatshëm të luftojnë për të vënë në vendin që i takon personalitetin dhe të drejtat e ushtarakëve.

“Komiteti Drejtues” i Shoqatës i bën THIRJE të gjithë ushtarakëve, të cilët e ndiejnë veten ushtarakë të vërtetë dhe atdhetarë, që janë krenarë e të nderuar, se kanë qenë dhe janë ushtarakë dhe që e kanë për nder që, kanë kontribuar në Forcat e Armatosura për ndërtimin dhe mbrojtjen e Atdheut. Të mos qëndrojnë më si deri më sot indiferentë dhe sehirxhinj për fatet, interesat dhe të drejtat e tyre por dhe të Atdheut, por të bashkohen, organizohen si një trup i vetëm, si asnjëherë tjetër dhe me guximin që karaterizon çdo ushtarak, të ngrihen të bashkuar me kurajo kundër padrejtësive që na kanë bërë e po na bëjnë qeveritë antiushtarake, për të vënë në vendin që i takon, personalitetin dhe të drejtat tona që na janë mohuar gjatë këtyre 28 viteve. Gjithashtu Komiteti Drejtues i bën “THIRJE” që të gjithë kolegëve që të anëtarsoheni sa më parë e sa më shumë pranë Shoqatës “LIDHJA KOMBËTARE E USHTARAKËVE ATDHETARË TË SHQIPËRISË” për të kontribuar në ngritjen dhe organizimin e Shoqatës sonë të përbashkët, për ta bërë Sshoqatën tonë, sa më dinjitoze, sa më serioze, sa më luftarake, sa më të pavarur, e sa më përfaqësuese për të gjithë ushtarakët dhe të pakrompromentuar nga partitë dhe qeveritë, pra krejt ndryshe, nga çdo shoqatë e derisotme, për të zgjidhur përgjithmonë padrejtësitë që na janë bërë e po na bëhen prej 28 vitesh.

Të nderuar Kolegë! Kontribuoni me të gjitha mundësitë tuaja mendore, fizike dhe financiare, pa hezituar, pa nguruar që ta bëjmë Shoqatën tonë një institucion, i cili na ka munguar dhe të cilin nuk kemi mundur ta ngremë dhe organizojmë asnjëherë tjetër, ashtu siç na takonte ta kishim ne ushtarakët për të mbrojtur të drejtat dhe veten tonë.

Të nderuar Ushtarakë! Momentet që po kalojmë nuk na lejojnë të vonohemi akoma, prandaj duhet sa më parë të ndërgjegjësoheni, të zgjoheni nga indiferetizmi, të reagoni dhe të aktivizoheni me të gjitha mundësitë që keni, për t’u afruar ju vetë, por edhe të afroni sa më shumë nga kolegët tuaj më të mirë, më seriozë dhe më të vendosur, që të gjithë së bashku,të ngrejmë sa më parë Institucionin tonë dinjitoz të përfaqësimit (DEGËT) në të gjithë qytetet ku jetoni, pra në të gjithë Shqipërinë. Pasi kjo është rruga e vetme që ne të mund të mbrojmë veten dhe të drejtat tona të mohuara e të shkelura nga këto qeveri të qelbura deri në infinit me lloj lloj pislliqesh, pisash e hajdutësh të pasurisë së popullit, e tradhëtarë të atdheut.

Kolegë të nderuar! Mos hezitoni, mos neglizhoni për mbrojtjen e ekzistencës së shtresës sonë dhe interesave tona. Ky është një obligim dhe detyrim për çdo ushtarak të vërtetë, që e ndjen veten krenar që ka qenë dhe është ushtarak i mirëfilltë dhe atdhetar, se vetëm kështu mund t’i dalim zot vetes dhe të zhdukim sa më parë llumin politik dhe qeveritarë që na ka rethuar në këto 28 vite. Kjo situatë kërkon që të mos presim e të mos vonohemi asnjë minutë, siç kemi ndenjur deri më sot, pasi dashkeqët dhe keqbërësit e ushtarakëve, punojnë natë e ditë nën rogoz në zyrat e tyre të errëta që si e si të na bëjnë keq dhe të na dëmtojnë sa më shumë të mundin.

Kolegë! Për realizimin e këtij objektivi dhe misioni do të keni mbështetjen e plotë të Komitetit Drejtues. I cili është jashtë mase i vendosur, që së bashku me ju ta çojë deri në fund dhe me çdo çmim misionin që i ka caktuar vetes në mbrojtje të Personalitetit dhe të drejtat e Ushtarakëve. Komiteti ynë është krejt ndryshe nga disa Drejtues të dy tre shoqatave, të cilët kanë vite që e heqin veten si Baballarët, përfaqësuesit dhe mbrojtësit e të drejtave të ushtarakëve, por që në të vërtetë nuk janë gjë tjetër vetëm se “KALI I TROJËS”, në radhët e ushtarakëve. Të cilët vazhdojnë edhe sot të bëjnë punën e sabotatorit dhe tradhtarit, për t’i përçarë e mbajtur ushtarakët të përçarë, sidomos duke kultivuar militantizmin, (detyrë kjo e padronëve politikë), që të mos mbrojnë të drejtat e tyre.

Të Nderuar Kolegë! Komiteti Drejtues i Shoqatës sonë është tërsisht i pastër nga vartësia politike, pra krejt i ndryshëm nga pseudokryesitë dhe kryetarët e shoqatave të deri sotme, të cilat drejtohen nga kryesi dhe kryetar servilë e militantë të partive politike, pasi krijimi i shoqatave të tyre dhe zgjedhja e kryesive dhe kryetarëve të tyre, është pjellë e skenarëve dhe planeve të partive politike dhe qeverive antiushtarake. Ndërsa krejt ndryshe prej tyre ka ndodhur me Shoqatën tonë, e cila nuk është pjellë e skenarëve politikë dhe qeveritarëve antiushtarakë. Por është thjesht Iniciativë dhe dëshirë e pastër, vetëm e kolegëve më të ndërgjegjëshëm dhe të përgjegjshëm, të cilët janë kolegë nga më të vendosurit, më të devotshëmit dhe më të pakopromentuarit, për të mbrojtur të drejtat e ushtarakëve. Ky “Komitet Drejtues” jo vetëm që është tërësisht i pavarur nga çdo grupim politik dhe qeveri antiushtarake, por është dhe do të jetë në luftë të përherëshme me çdo parti dhe qeveri që nuk do të respektojë ushtarakët dhe nuk do të zbatojnë të drejtat e tyre. Pra Shoqata jonë, është dhe do jetë sot dhe përgjithmonë deri sa ajo do ekzistojë, krejt ndryshe nga kryesitë e shoqatave të deri sotme që e heqin veten si baballarët e ushtarakëve dhe përfaqësues dhe mbrojtjës së të drejtave të tyre, por që në të vërtetë janë “Kuajt e Trojës”, veglat dhe shërbëtorët e padronëve dhe urdhëruesve të tyre politikë, të cilëve ju shërbejnë me servilizëm dhe fanatizëm, vetëm për të përfituar kocka dhe kothere politike, në shpërblim të tradhtisë së interesave të kolegëve të tyre ushtarakë. Pra, shoqata jonë nuk është dhe nuk do të jetë kurrë, as satelite, as vegël, as servile dhe as shërbëtore e asnjë partie dhe qeverie që nuk respekton ushtarakët dhe të drejtat e tyre. Pasi në Komitetin Drejtues të Shoqatës janë kolegët më të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm. Ata janë kolegët tuaj më të mirë, të cilët kanë si gjënë më të shtrejtë dhe e mbi gjithçka Atdheun dhe respektin për profesionin, kontributin dhe sakrificat e ushtarakëve të dhëna për ndërtimin dhe mbrojtjen e Atdheut. Komiteti është i vendosur si asnjë kryesi tjetër e Shoqatave të deri sotme, për të luftuar deri për përmbysjen totale të situatës negative dhe kthimin e saj, me çdo çmim, në favor të ushtarakëve.

Të Nderuar Kolegë!

Siç edhe ju jeni në dijeni një pjesë e kolegëve tanë, janë militantë të partive politike, një faktor ky që ka ndikuar jashtë mase negativisht në mosbashkëpunim tonë, për të mbrojtur të drejtat tona jetike. Prandaj sot ne, nuk gëzojmë edhe pas 28 viteve asnjë të drejtë që na takon me ligj. Rezultat ky edhe i Mosmarrëveshjeve dhe i përçarjes sonë, që ka ardhur vetëm nga militantizmi i disa kolegëve dhe kryesive e kryetarëve të shoqatave në radhët tona. Të cilët për interesat e tyre personale janë pozicionuar në llogoret dhe vathën e partive politike, që së bashku me kolegët marifetxhinj të “Kalit të Trojës”, që ndodhen në kryesitë e dy tre shoqatave tona militante, kanë ndihmuar që partitë dhe qeveritë antiushtarake, të na përçajnë e të na mbajnë të përçarë për 28 vite rresht, duke përdorur kolegët tanë militantë, siç po përdoren edhe sot dhe do të përdoren, nga papjekuria e tyre edhe në të ardhmen prej partive politike nëse do të vënë militantizmin para të drejtave të të gjithë ushtarakëve, duke bërë shërbëtorin dhe zbatuesin e planeve të partive politike si deri sot, për t’i mbajtur ushtarakët të përcarë sa më gjatë vetë për përfitimet e tyre personale. Një arsye tjetër që ne nuk gëzojmë të drejtat tona është dhe përçarja, mosmarrëveshjet dhe mosbashkëpunimi ndërmjet të dy-tre shoqatave që e mbajnë veten baballarët dhe përfaqësuesit e ushtarakëve. Shoqata që në fakt përfaqësojnë vetëm veten e tyre, pasi anëtarsia e tyre sot nuk ekziston. E si të tilla as dje dhe as sot nuk kanë luajtur dhe bërë asnjë gjë për të mbrojtur të drejtat e ushtarakëve, sepse kanë qënë si dje edhe sot, shërbëtorë të partive dhe qeverive, që vërdallisen vetëm ku të bëjnë ndonjë pazar apo dallavere në kuriz të ushtarakëve për të përfituar ndonjë kockë apo kothere politike për veten e tyre. Sot këto shoqata e kanë humbur misionin e tyre të mbrojtjes së të drejtave të ushtarakëve, pasi janë kthyer tërësisht në shoqata eventesh, ekskursionesh, festash, promovime librash, dreka-darkash, pra pijetarësh e qefli qoftesh. Pra, ato sot, janë kthyer në shoqata pa vlerë, pa seriozitet e pa dinjitet, pasi nuk janë më Shoqata të aksionit dhe veprimit për të mbrojtur të drejtat e ushtarakëve, por vetëm për të organizuar ahengje dhe për të zbatuar planet e errëta të partive nga ata varen, duke mos e çarë kokën fare për padrejtësitë që iu bëjnë qeveritë ushtarakëve. Këto kryesi janë kthyer “kollona e pestë”, pra tradhtarë e mashtrues të përsosur të çështjes së të drejtave të ushtarakëve, duke u kamufluar nëpërmjet demagogjisë, se kanë luftuar aq shumë sa tani janë tejet të lodhura dhe të pafuqishme për ta vazhduar më tej luftën. Deklaratë disfatiste kjo, e një kryetari shoqate para dy muajve. Shërbëtor ky e militant i hershëm i një partie politike, (e cila e ka vendosur Kryetar në krye të shoqatës militante, për ta përdorur si vegël, siç po e përdor për të realizuar planet e saj kundër ushtarakëve). I cili me deklaratën e tij kapitulluese la të nënkuptohet, se tani e tutje ai e shoqata e tij, nuk do meret më me qeveritë për shkeljet e të drejtave të ushtarakëve, pasi është lodhur jashtë mase, duke luftuar me qeveritë për të mbrojtur ushtarakët. Prandaj, këtej e tutje do merret vetem me ahengje, ekskursione, promovime librash dhe dreka e darka të sponsorizuara me lekët e tradhtisë nga partia ku ai militon, që nëpërmjet tyre të kamuflojnë punën sabotuese të urdhëruar nga padronët, për t’i mbajtur ushtarakët gjthnjë të përçarë e të fjetur, që të mos kërkojnë të drejtat e tyre, por edhe të mbushë xhepat e vet për shërbimin si shërbëtor besnik që është. Këta pra janë lëtyrat dhe llumi në radhët e ushtarakëve, të cilët kurë nuk kanë qënë ushtarakë, por tradhtarë, që s’e meritojnë të jenë jo vetëm në krye të shoqatave tona, por as në radhët tona. Prandaj duhet t’i largojmë një orë e më parë nga kryesitë që të shpëtojmë njëherë e mirë nga “Kuajt e Trojës”. Sot ne ushtarkët nuk gëzojmë asnjë të drejtë që është e sanksionuar në Statusin e Ushtarakut. Rezultat ky i mosbashkëpunimit midis nesh nga “Kuajve të Trojës”, që ndodhen në radhët tona, të cilët kanë dhënë ndihmesën e tyre për eliminimin dhe shfuqizimin këto 28 vite të të gjithë të drejtave të sanksionuara në Statusin e Ushtarakut. Të cilit sot nuk i ekziston më asnjë nen nga të drejtat e Ushtarakut:

-As Shtëpitë e aktiviteteve të Ushtarakëve, si SHQUP-i,

-As Rimbursimi i ilaçeve ,

-AS Spitali Ushtarak e Trajtimi shëndetsor falas,

-As Pajisja me Uniformë e Ushtarakëve për t’u përdorur në raste përvjetorësh,

-As paisja me Kartën e Indenditetit Ushtarak,

-As përcjellja me ceremoni kur ndahen nga jeta,

-As Strehimi Falas e plotë të drejta të Statusit që i janë shfuqizuar tërësisht.

(Vijon nesër)