Inxh.Kujtim Çela: Biçikleta si mjet transporti dhe rrugët urbane

260
Sigal

 

Biçikleta dhe vetë proçesi i pedalimit po njeh një popullaritet të konsiderueshëm si një mjet transporti i përditshëm në kohët tona.

Njerëzit zgjedhin të përdorin biçikletën për këto arsye pozitive:

  • Eshtë argëtuese dhe ofron një marrëdhënie direkte me ambientin rrethues.
  • Eshtë e shëndetshme duke mbajtur fizikun aktiv.
  • Eshtë e shpejtë (në zonat urbane të dendura).
  • Nuk ka shpenzime.

Dobitë e biçikletës

(1) Efiçencë në transport,

(2) Dobitë mjedisore,

(3) Çështjet e shëndetit dhe të mbajtjes në formë të fizikut,

(4) Ndikimi social dhe ekonomik.

Efiçenca në transport:

Për distancat e shkurtra sidomos në qytetet me mbipopullim, pedalimi është mënyra më e shpejtë dhe më fleksibël për udhëtimet e afërta.

Parkimi i biçikletës nuk kërkon shumë hapësirë: 10 biçikleta mund të parkohen në hapësirën që nevojitet për një makinë të vetme. Kështu konsumimi i hapësirës për një biçikletë të parkuar është llogaritur sa 8% i asaj që do i duhej një makine.

Është më e kushtueshme ndërtimi i një vendparkimi makinash se sa instalimi i një vendqëndrimi biçikletash.

Dobitë mjedisore:

Udhëtimet në distanca të shkurtra me automjete harxhojnë më shumë lëndë djegëse dhe emetojnë më shumë ndotje për kilometër në krahasim me udhëtimet në distanca të gjata. Këto udhëtime është e mira që të zëvendësohen me biçikletë.

Biçikleta është mjeti lëvizës më efiçent nga ana e energjisë. Ajo nuk emeton asgjë në atmosferë dhe është virtualisht e qetë (nuk shkakton ndotje akustike).

Çështjet e shëndetit dhe fizikut:

Pedalimi i rregullt ka dobi sociale dhe shëndetësore dhe mund të ndihmojë në zvogëlimin e shpenzimeve për kujdesin ndaj shëndetit për shoqërinë në përgjithësi. Pedalimi ka të njëjtin efekt në shëndet sikurse të gjitha tipet e ushtrimeve fizike. Katër orë pedalim në javë ose afërsisht 10 km pedalim në ditë, është një nivel i mjaftueshëm ushtrimi fizik. Pedalimi kontribuon në shëndetin personal përmes rritjes së mbajtjes në formë dhe për rrjedhojë në kënaqësi morale, sidomos shëtitjet në natyrë.

Ndikimi social dhe ekonomik:

Pedalimi i ofron përqasje dhe transport atyre grupeve shoqërore, të cilët nuk do të ishin në gjendje të udhëtonin në mënyrë të pavarur. Këtu përfshihen ata njerëz të cilët:

  • Nuk mund të zotërojnë një automjet,
  • Nuk mund të përdorin automjete për një periudhë të caktuar,
  • Nuk mund të përdorin transportin publik

Duhet patur parasysh që rreth 21% e popullsisë Europiane janë fëmijë nën moshën 18 vjeçare, të cilët nuk mund të drejtojnë automjete. Megjithatë, çdokush ka të drejtën e lëvizjes dhe pjesëmarrjes në aktivitetet e jashtë-shtëpisë.

Pedalimi bën të arritshme, në një shkallë të gjerë, destinacionet e ndryshme për shumë njerëz. Si një mënyrë transporti mund të jetë e krahasueshme me makinat (relativisht) për distanca të shkurtra. Në kombinim me transportin publik, ajo mund të konkurojë me makinën për distanca të gjata.

Drejtimi i automjetit është gjithashtu, i shtrenjtë në kosto. Për çdo kilometër udhëtim, kostot e lëvizjes me biçikletë janë më të ulëta se ato, të çdo mënyre tjetër lëvizjeje, me përjashtim të ecjes me këmbë. Sidoqoftë, biçikleta mund ta bëjë më të arritshme qendrën e qytetit, ku trafiku është i kufizuar për automjetet  dhe të bëhet kështu burim kursimi për  shuma të konsiderueshme parash, për individët dhe për shoqërinë në përgjithësi.

Futja sipas teknollogjive të fundit e biçikletave me motor  elektrik  i jep një dimension të ri ndërtimit të korsive të biçikletave në rrugët urbane.

Duhet të përmendim se nga studimi i bërë nga shoqëria “47EK79 & Ilirida  pks” ka rezultuar  që shpejtesia mesatare e lëvizjes së automjeteve në Qytetin e Tiranës në një muaj ka qenë 14.8km/ orë. Ndërkohë që shpejtësia minimale e lëvizjes me biçikletë për të mbajtur ekuilibrin gjatë lëvizjes është 12.5km/orë

Këtij qëllimi i shërben dhe ky kapitull për dobinë e biçikletës në rrugët urbane, në parqe etj.

Në kushtet e vendit tonë me sipërfaqe të kufizuara për ndërtimin dhe gjelbërimin e rrugëve , seksioni tip me i përshtatshëm në rrugët urbane ku të përfshihen të gjithë përdorusit e rrugës është dhënë në seksionin tip si më poshtë . Në këtë sek, tregohen dhe rrjetet ëe të nevojshme inxhinierike të vendosura në rrugët urbane.

Proçesi i pedalimit

Biçikleta dhe vetë proçesi i pedalimit po njeh një popullaritet të konsiderueshëm si një mjet transporti i përditshëm  në kohët tona.

Njerëzit zgjedhin të përdorin biçikletën për këto arsye pozitive:

  • Eshtë argëtuese dhe ofron një marrëdhënie direkte me ambientin rrethues.
  • Eshtë e shëndetshme duke mbajtur fizikun aktiv.
  • Eshtë e shpejtë (në zonat urbane të dendura).
  • Nuk ka shpenzime.

Pedalimi I rregullt ka dobi sociale dhe shëndetësore dhe mund të ndihmojë në zvogëlimin e shpenzimeve për kujdesin ndaj shëndetit për shoqërinë në përgjithësi. Pedalimi ka të njëjtin efekt në shëndet sikurse të gjitha tipet e ushtrimeve fizike. Katër orë pedalim në javë ose afërsisht 10 km pedalim në ditë, është një nivel i mjaftueshëm ushtrimi fizik. Pedalimi kontribuon në shëndetin personal përmes rritjes së mbajtjes në formë dhe për rrjedhojë në kënaqësi morale, sidomos shëtitjet në natyrë.