Horoskopi për vitin 2023/ Shenjat më të favorizuara, kujt i takon këtë vit “Ylli i artë” dhe kush do të ketë përparësi. Ja ngjyrat më në modë gjatë 2023

 Horoskopi për 2023, shenjat më të favorizuara: Dashi me “yll në ballë”, ja përparësitë për peshqit

Teksa jemi në ditët e fundit të 2022, të gjithë jemi kurioz se si do të jetë viti 2023 sa i përket shenjave të horoskopit. Astrologia Liza Gjika ka treguar se 2023 do të jetë mjaft i mirë.

Sigal

“Futemi në një vit shumë të bukur, misterioz e plot udhëtime, mjaft të lumtur. Nuk ka ndonjë ndryshim të jashtëzakonshëm nga viti 2022, por do të kemi shumë udhëtime për qejf, për hall,” -tha ajo. Shenjat më të favorizuara do të jenë: dashi, virgjëresha dhe peshqit.

Dashi

Këtë vit deri në prill-maj e mori dashi stafetën dhe do ta vazhdojë. Ikën Jupiteri që është planeti i fatit dhe kalon tek dashi. E bën më superior, me plane të mëdha, ndërtime, objektiva. Kemi një dash që do të ngjitet lart, lufton fort. Me Jupiterin do kenë shumë kujdes shenjat e zjarrit sidomos dash, shigjetar, sepse Jupiteri lëviz dhe kalon në një planet lufte. Mund të kemi incidente, aksidente. Nuk duhet të jenë nervoz, të jenë të kujdesshëm.

Demi

Demët kanë qenë të goditur për një kohë të gjatë, gjatë kësaj periudhe. Pjesa më e madhe e tyre kanë luftuar, janë përpjekur. Dikush ka humbur partnerin/en, punën, miqësinë. Futemi në një rrjetë tjetër sociale. I jepet një mundësi shumë e mirë demit, si nga ana erotike dhe në punë. Do ketë dema që do ecin shumë përpara: në biznes, karrierë, politikë.

Binjakët

Ne peridhën e tyre do të kenë ndryshime. Nuk janë fort mirë pasi janë të nagrkuar e të ngeshur me planet e tyre. Kanë luftime që nuk do ti bëjnë në këtë periudhë, këshillohet ti shtyjnë për më vonë.

Gaforrja

Duket se do ndjejë siguri. Personat, që merren me art kanë prioritet këtë periudhë. Në marrëdhënie erotike do të jetë më e qeshur, më e lumtur. Përparon1 Do shohim që do hedhë hapa më të vendosur.

Luani

Do të jetë më i mobilizuar, më i fortë, më i përqëndruar. Të kenë kujdes me shëndetin. Të merren me aktivitet fizik, ecje. Do ketë fejesa dhe martesa këtë vit.

Virgjëresha

Ky vit do të jetë shumë i bukur për virgjëreshën dhe shumë i përshtatshëm. Vijnë oferta shumë të mira biznesi me grupe të vogla, por dhe të mëdhenj. Duhet të mendohet mirë për të bërë zgjidhjen më të mirë afatgjatë e që sjell më shumë lekë. Paratë që do të bëjë sivjet nuk do t’i bëjë për të gjithë jetën.

Peshorja

Është ballë për ballë me dashin. Dashi është i pari kështu që peshorja do të marrë dritë nga dashi. Është e stabilizuar, e vendosur për gjërat që do të bëjë. Punët do të shkojnë shumë mirë. Po meqë Jupiteri është planet sulmi dhe kalon në dash, peshorja është përballë dhe duhet të kenë kujdes. Mund të jetë e tensionuar, duhet të tërhiqet. Këtë periudhë veç dashit, gaforres, bricjapit kemi dhe peshoren që janë të favorizuara këtë periudhë.

Akrepi

Gjysmën e vitit ishte për të qallë hallin. Këtë periudhë janë mirë. Ndihet shumë mirë, shumë ngrohtë dhe mund të konkretizojë një lidhje. Edhe ana ekonomike do të jetë mirë. Kemi udhëtime të hapura, shëtitje, xhiro rreth botës. Kemi një akrep që këtë vit lëviz.

Shigjetari

Ky vit do të jetë yll. Jupiteri me lëvizjet e tij i bën të jenë impulsiv, shumë i karikuar dhe më tepër se ç’duhet. Do t’i hapen luftime, punë, karrierë.

Bricjapi

Është në një fazë shumë të mirë këtë periudhë. Ka filluar mobilizimin që në tetor-nëntor. Do ketë ngritje në karrierë ose ndryshime brenda për brenda vendit të punës.

Ujori

Pak i plagosur në këtë periudhë, por nuk ka qenë keq. Ka nga ata që kanë ikur për bashkim familjar, të tjerët presin disa dokumenta, prona. Këto do të rregullohen ngadalë gjatë vitit. Nga fundi i verës them se do të stabilizohen nga këto çështje, që lidhen me dokumente.

Peshqit

Le të flenë pak gjumë se kanë qenë shumë mirë dhe do të jenë për 8 vjet. E thashë dhe të fundit. Të kenë pak kujdes pasi mund të jenë pak të acaruar nëse kanë të bëjnë me gaforre, akrep, shigjetar. Por e gjithë periudha është e mirë.

 

Më thuaj datën e lindjes, të të them veçoritë e personalitetit tënd

Pak a shumë i dimë karakteristikat e personalitetit bazuar në shenjën e horoskopit, por, ndoshta kemi lënë pak pas dore numerologjinë. Duhet ta dish edhe se data jote e lindjes ka një kuptim specifik, të cilin do ta mësosh tani.

Data 1 – Ta tregon vetë data: Ti je një person vizionar dhe gjithmonë vendos trendet e reja. Ke një përkushtim që të gjithë e kanë zili dhe bën gjithçka për të arritur synimet e tua.

Data 2 – Ke një talent të jashtëzakonshëm për t’i gjetur zgjidhjen të gjitha problemeve. Intuita jote është e saktë në pothuajse të gjitha rastet.

Data 3 – Je mjeshtër në shprehjen e emocioneve. Për ty, çdo gjë vjen krejt natyrshëm, pa u munduar fare. Komunikimi është superfuqia jote.

Data 4 – Qëndrueshmëria dhe racionaliteti udhëheqin jetën tënde. Je një person i fortë dhe u gjendesh pranë të gjithëve.

Data 5 – Askush nuk është më fleksibël se ti. Nëse do të ishe një kafshë, patjetër që do të ishe një kameleon, sepse përshtatesh 100%, me çdo situatë.

Data 6 – Nëse kjo është data e lindjes tënde, urime, je një njeri që ke aftësinë të shërosh të gjithë personat që të rrethojnë. Je mburoja e çdokujt.

Data 7 – Kemi të bëjmë me një individ pak misterioz dhe shumë inteligjent. Për ty, informacioni dhe spiritualiteti janë super të rëndësishme, ndaj nuk heziton kurrë të mësosh diçka të re.

Data 8 – Jeta jote rrethohet nga suksesi, pasi ti di të vendosësh qëllimet e duhura dhe t’i realizosh ato në mënyrë perfekte.

Data 9 – Empatia që ti ke është një dhunti e paimagjinueshme. Ti ndihmon të tjerët dhe merr kënaqësi kur i sheh njerëzit të lumtur.

Data 10 – Je i/e bekuar me aftësitë e një lideri/eje. Ke një mendje të mprehtë dhe aftësi të papara në mirëkuptimin e të tjerëve.

Data 11 – Nuk të shpëton asgjë. Vigjilenca jote është për t’u marrë shembull dhe të mundëson të jesh një hap para të gjithëve.

Data 12 – Kreativiteti yt e bën jetën tënde plot me ngjyra. Imagjinata jote është aq e pasur, sa mund të përfitosh prej saj në qindra mënyra.

Data 13 – Puna është ajo që të bën të lirë dhe ti e di më mirë se kushdo. Madje, ti arrin të ndërthurësh kreativitetin me racionalen dhe rezultati është fantastik.

Data 14 – Je njeri mendjehapur dhe gati për të përthithur informacionet e nevojshme. Ke një qasje goxha pragmatike, e cila të lejon të kanalizosh energjinë atje ku duhet.

Data 15 – Gjuha jote e dashurisë? Dhuratat! Ti vdes të dhurosh të mira materiale, dashuri, mençuri, përkëdhelje dhe rrjedhimisht, je një person që të gjithë duan ta kenë pranë.

Data 16 – Ç’e do makinën e së vërtetës kur aftësia jote më e madhe është pikërisht zbulimi i së vërtetës? Di të zgjidhësh çdo mister dhe të lexosh përtej fjalëve dhe portreteve.

Data 17 – Një person kaq ambicioz, i pavarur, i fokusuar dhe i aftë? Hmm, ekziston dhe ka lindur në datën 17.

Data 18 – Ti mund të shkelësh kudo dhe të lësh pas një lëndinë të gjelbër. Ke dëshirën e mirë të kryesh veprime pozitive dhe të falësh sa më shumë buzëqeshje.

Data 19 – Liria është e pakompromis për ty dhe boshti në të cilin lëviz e gjithë jeta jote.

Data 20 – Ti i jep rëndësinë maksimale ndërtimit të urave të komunikimit dhe krijimit të marrëdhënieve harmonike dhe të shëndetshme.

Data 21 – Je një person kaq solar dhe social sa rrezaton dritë kudo ku je prezent.

Data 22 – 22-shi lidhet me aftësinë për të krijuar gjëra të mëdha. Ti menaxhon më së miri punën me qejfin, ndaj projektet e tua janë të mbushura me sukses dhe argëtim.

Data 23 – Ti ke vetëm një dëshirë: Të përjetosh gjithçka që do. Optimizmi dhe frymëzimi yt janë magjepsës, ndaj je gjithmonë në vëmendjen e të gjithëve.

Data 24 – Ke një zemër të artë dhe një dhunti magjike për të ndërtuar marrëdhënie të balancuara dhe të qëndrueshme.

Data 25 – Kurioziteti yt nuk njeh limit dhe kjo të ndihmon të realizosh dëshirat dhe qëllimet e tua.

Data 26 – Arritjet e tua nuk kanë fund dhe sa më shumë ti mësohesh me suksesin, aq më shumë “uri” ke për të kapur qiellin.

Data 27 – Ke një pikëpamje interesante dhe të qartë në çdo fushë të jetës dhe kjo mundësi të lejon të ecësh në drejtimet që ti synon.

Data 28 – Ti e vlerëson punën dhe dëshirën për të bërë më të mirën në të gjitha nivelet.

Data 29 – Je një person, që bën bashkë njerëz, punë, projekte, qëllime, pra, me pak fjalë, një person i jashtëzakonshëm.

Data 30 – Një komunikues/e fantastik/e dhe një romantik/e i/e pandreqshëm/me. Po të përshkruajmë ty, njeriun melankolik, ëndërrimtar dhe magjepsës.

Data 31 – Je miksimi më i mirë i prakticitetit dhe imagjinatës. Mendja jote prodhon ide brilante, të cilat i vendos gjithmonë në funksion.

 

Tek vishnje në jeshile, duke kaluar nëpër nuancat më intensive të blusë, ja ngjyrat më në modë të 2023

Ngjyrat nude “deve”

Ngjyrat neutrale janë të përjetshme. Për dimrin e vjeshtës 2022-2023, veçanërisht ato më të ëmbla dhe të ndritshme do të jenë të forta. Deveja mbi të gjitha. Dhe nuk po i referohemi vetëm palltos, e cila natyrshëm kthehet të imponohet me sharmin e saj inox.

E kuqe e zjarrtë

E kuqe e zjarrtë, për të ndezur dhe ngrohur ditët më të ftohta. E kuqja “e pasionuar” si gjithmonë, por që tani zbulon – nëse është e nevojshme – edhe një shpirt të papritur.

E gjelbër

E gjelbërta është gjithashtu ndër ngjyrat e vjeshtës së dimrit 2023. Në nuancat e saj të ndezura, por edhe në ato që të kujtojnë natyrën: pra jeshile pylli, jeshile livadhore. E gjelbër ulliri gjithashtu.

Blu

Dhe pastaj është bluja, në versionet më klasike: blu e kaltër, blu e mesnatës, blu klasike. Ato janë gjithashtu më intensivet, në thelb të errëta, të përsosjes ekstreme.

Gri

Ekskursusin e ngjyrave të modës e mbyllim me një tjetër elegancë të lindur gjithmonë jeshile- gri, e cila është gjithashtu një nga nuancat neutrale par excellence. Dhe nëse është e vërtetë që përgjithësisht konsiderohet si një ngjyrë “serioze”, është gjithashtu e vërtetë që ky është sezoni i duhur për të nxjerrë në pah të gjithë potencialin e saj.