Historia e parasë shqiptare

4706
Sigal

Me rastin e Javës Ndërkombëtare të Parasë

Prof. Dr. Alqi NAQELLARI

Historia e parasë në Shqipëri është e lashtë. Ajo është studiuar nga një sërë historianësh shqiptarë si Kristo Frashëri, Beqir Meta etj. Për të kanë shkruar Banka Qendrore dhe Bankat Tregtare, janë bërë shumë Konferenca Kombëtare e Ndërkombëtare. Së fundi historia e parasë dhe bankave është pasuruar me Enciklopedinë e botuar nga Profesorët Pano-Angjeli, e promovuar nga Banka Qendrore, Akademia e Shkencave dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë. Në këtë material nuk do merremi me historinë e hershme të saj por do ekspozojmë një pjesë të saj pas viteve 1900.

Në Shqipëri deri në prerjen e kartëmonedhës së parë nga Banka Kombëtare e Shqipërisë kanë qarkulluar monedha dhe kartëmonedha të vendeve të huaja si turke, austriake, serbe, italiane, franceze etj.

Krahas këtyre monedhave të huaja që qarkullonin në Shqipëri, pa kurs këmbimi të caktuar, sepse nuk kishte monedhë vendase, pas vitit 1900 filluan të emetoheshin dhe të qarkullonin edhe bankënota vendase në qytetet kryesore të Shqipërisë. Bankënotat, qarkullonin vetëm në bashkinë që i kishte emetuar, ose për qëllimin që ishin emetuar, sepse u emetuan edhe bankënota huaje në 1905. Të gjitha këto mbështeteshin nga sistemet bankare të kohës që u vendosën në Shqipëri. Po japim një kronologji në data të sistemit bankar shqiptar.

-Në 1850 u themelua në Vlorë Banka Bezhani që nuk emetoi ndonjë bankënotë.

-Më 4 shkurt 1863 u krijua Banka Perandorake Osmane që emetoi bankënota të konvertuara në ar.

-Në 1888 u krijua Banka Bujqësore e Perandorisë Osmane që shtriu veprimtarinë e saj nëpërmjet degëve dhe agjencive në qytetet Berat, Elbasan, Kavajë, Korçë, Shkodër etj.

-Në 1913 në Shqipëri u krijua Banka Kombëtare e Shqipërisë. Nuk pati aktivitet

-Në 1926, Banka e Athinës, hapi dy degë, në Durrës dhe në Korçë.

-Në vitin 1934 u çel Banka Jugosllave e Eksportit, “Export-Banka”.

-Në vitin 1937 u çel Banka Italiane e Bujqësisë.

-Më 13 janar 1945 Kryesia e KANÇ-it miratoi ligjin mbi anulimin e konvencionit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë dhe të aksioneve të saj

– Në 1 janar 1979 u themelua Banka Bujqësore(Banka Tregtare Agrare).

-Në vitin 1992 u themelua sistemi bankar dy nivelesh. Ligji Nr.7559 i datës 22.04.1992 “Për Bankën e Shqipërisë”dhe Nr. 7560 datë 28.04.1992”Për Bankat në Republikën e Shqipërisë”.

Më poshtë po japim sipas viteve dhe Bashkive të vendit foto të biletave të kohës,

Bileta e Huasë së vitit 1905

Image result for the history of money in Albania

Bileta është në dy gjuhë, shqip dhe frëngjisht.Ka disa treva dhe përfaqësues të tyre. Ka TEODENIK KOMNENI ARBËNIA, SKANDERBEGU ORA E SHQYPNIES, BURRI EPERI dhe LESHI I MADH MACEDONIA.

Bankënota shqiptare të 1913. Quheshin Sheme Defter, përdoreshin për udhë, kishin vlerën ½ , 1 grosh dhe 10 para. Lart mbanin emrin Esat Pasha.

Bankënota të vitit 1917. Janë të emetuara në Korçë. Janë me vlerë 1 dhe ½ franga.

Republika Autonome e Korҫës 1918

Qarku i Korҫës 1920

Në Bashkinë e Korçës janë bërë prerje edhe në vitet 1921. Katundaria e Korçës

Bankënota në Korçë, në 1923

Bashkia e Shkodrës 1920

Bashkia e Vlorës 1924

Berat 1924. Dhoma Tregëtare e Beratit

Bashkia e Elbasanit 1925

Monedha e parë shqiptare është emetuar nga Banka Kombëtare e Shqipërisë, në vitin 1926. Kishte vlerën 5 franga, me figurë ballore mbretin Zog, në anën e pasme kishte një fshatar që ngiste një

pendë qe. Në pjesën e sipërme shkruhet SHQIPNI ALBANIA.

Pas kësaj prerje u emetua LEKU shqiptar në 1926. Në një krah kishte portretin e Aleksandrit të Madh dhe në krahun tjetër Aleksandrin duke kalëruar.

Pas vitit 1926 janë bërë prerje të tjera. Prerje të tjera ka edhe në ar me portretin e Zogut, , me figurë luani, shqiponjë dhe përkrenare të Skënderbeut. Pas pushtimit të Italisë u emetua monedhë me figurën e Viktor Emanuelit III.

Kartëmonedha e parë kombëtare shqiptare është emetuar nga Banka Kombëtare e Shqipërisë në vitin 1926(disa theksojnë se është emetuar në fundin e vitit 1925) dhe kishte vlerën 5 lekë, e vlefshme me 1 Frang Ari, në njësinë monetare Lek. Shqiponja në këtë kartëmonedhë ishte e stilit romak me një kokë. Qeveria shqiptare protestoi. Kjo kartëmonedhë, sipas burimeve të kohës qarkulloj vetëm 5 ditë, më pas u tërhoq nga qarkullimi. Kartëmonedha u shtypë në firmën “Richter” në Napoli të Italisë. Kjo kartëmonedhë si dhe disa të tjera mbajnë firmën e Guvernatorit Mario Alberti dhe firmën e zëvendësit

Prerje 5 lekë me shqiponjë me dy krerë. Prerje e vitit `940

BKSH në 28.02 1926 emetoi kartëmonedhat me prerje 5 Franga Ari, 20 Franga Ari.

Kartëmonedha 5 franga ari (1926)është e shkruar në dy gjuhë. Figurë ka një djalosh shqiptar me qeleshe.  

Kartëmonedhë 5 franga ari, prerje e vitit 1939

5 franga ari, prerje e 1939

Kartëmonedha 20 franga (prerje e vitit 1926) ari është e shkruar në dy gjuhë. Në figurë ka një djalosh shqiptar të veshur me kostum popullor, me jelek dhe qeleshe.

Kartëmonedhë 20 franga prerje e vitit 1939.

Kartëmonedha 100 Franga Ari u emetua në 20.05 1926. Ka si figurë portretin në profil të Zogut.  

Prerje e vitit 1940. U prenë kartmonedha 2, 5 dhe 10 lekë, si dhe një kartëmonedhë 100 franga. Kjo përkon me periudhën e sundimit fashist. Shkrimi është në gjihën shqipe dhe italiane.

Pas vitit 1944 filloj prerja e kartëmonedhave të reja të sistemit socialist. Në 1945 ka pas edhe një prerje të kartëmonedhës 20 franga. Më tej gjithçka u emetua në LEK.

Prerje 500 franga e 1945. Në 1945 punohej me para dhe me çeqe.

Me dekretligjin e datës 7 korrik 1947, si njësi monetare caktohet Leku, i cili zëvendësoi Frangun, ndërsa ky i fundit tërhiqet përfundimisht nga qarkullimi. Që nga ky moment, kartëmonedha lekë ndryshon herë pas here simbolikën dhe përmasat.

Prerje e vitit 1947. Janë realizuar prerjet, 10, 50, 100, 500 dhe 1000 lekë. Karakteristikë e tyre është se kanë të gjitha portretin e një Partizani me mustaqe, me kapele me yll dhe përball tij është vendosur një shqiponjë stampimi. Në krahun e pasmë nuk ka gjë për t’u shënuar. Këto kartëmonedha kanë ngjashmëri me kartëmonedhat sllave.

Viti 1949-1957. Janë realizuar prerjet e kartëmonedhave 10, 50, 100, 500 dhe 1000 lekë. Karakteristikë e tyre është se vazhdojnë të mbajnë portrete partizanësh, portrete Skënderbeu. Në disa prej tyre kemi portretin e një korrëse gruri, të një traktori me goma që ngarkon demek gruri, të shtyllave të tensionit të lartë, të një minatori me pistoletë, etj. Këtu fillojnë të pasqyrohet puna dhe aktiviteti i shoqërisë socialiste. Është një karakteristikë që portreti i Enver Hoxhës nuk është në asnjë monedhë dhe në asnjë kartëmonedhë.

Pas vitit 1957 prerjet janë bërë një sërë prerjesh të tjera . Në 1964 u këmbye leku nga i vjetër në LEK i ri dhe u realizuan prerjet e 1, 3, 5, 10, 25, 50 dhe 100 lekë. Për herë të parë është prerë kartëmonedhë 3 dhe 25 lekëshe.

Kartëmonedhë 3 lekë.

Kartëmonedhë 25 lekë



Pas vitit 1992 u realizuan një seri prerjesh të reja në monedhë dhe në kartëmonedhë. Kartëmonedhat e reja kanë më shumë elemente sigurie se kartëmonedhat e mëparshme.