Halil Rama: “Fluturon Shqipja mbi Korab”

954
Sigal

Kompozitori i mirënjohur Edmond Zhulali bashkon zërat dibranë, Kapexhiu, Methasani e Ismail Keta në këngën himn “Kjo është Dibra maja-maja”

Halil RAMA

Televizioni prestigjioz News 24 promovoi të shtunën një kompozim në një mënyrë ndryshe të këngës “Fluturon Shqipja mbi Korab”, të kompozitorit të mirënjohur Edmond Zhulali – “Mjeshtër i Madh”. Vetë Zhulali pohoi se ideja për risjelljen e këngës në këtë formë, ishte e gazetarit të njohur Dëfrim Met’hasani, ndërsa të gjithë personalitetet që këndojnë janë nga Dibra.

Ikona e gazetarisë sportive, D.Methasani që ka bashkuar zërin me interpretuesin virtuoz të kësaj kënge, Dritan Jashari në sa e sa promovime, si dhe kur ka moderuar takime edhe me praninë e Presidentit të Republikës, Z. Ilir Meta, pasi e kishte “bluar” për muaj të tërë në mendjen e tij, ia propozoi këtë variant Zhulalit, dhe ai nuk nguroi të hedhë në notat e pentagramit një rikompozim të tillë.

Bashkëpunimi qe i frytshëm. Kënga himn që ka ngritur peshë zemrat e artdashësve, jo vetëm në sallën e pallatit të Kongreseve në Tiranë, por edhe në dhjetra takime të diasporës në hapësirën mbarëshqiptare në botë, tashmë përcillet fuqishëm edhe në yotube, e risjellë në një mënyrë ndryshe me artistë dhe personalitete të Dibrës, në këtë kohë pandemie.

Dhe ja, zërit të Defrimit, të demonstruar në sa e sa transmetime ndeshjesh, në dokumentarë e spektakle televizive, i bashkohet ai i një tjetër ikone të artit skenik.

Bujar Kapexhiu – “Nderi i Kombit”, unik, i veçantë, i rrallë në çdo krijimtari të tij, ku ka tërhequr vëmendjen e shumë artdashësve e të shkrimtarëve me mënyrën e veçantë të intrepretimit e të të rrëfyerit, duke qenë një nga pasuritë më të mëdha në rrafshin e ligjërimit, jo vetëm kombëtar, por ndoshta edhe europian, këtë radhë, në moshën 75 vjeçare, por me një vitalitet të rrallë, prezanton edhe zërin e tij melodioz në këtë këngë kushtrimi.

Pas tij, një tjetër zë i njohur, ai i kampionit të botës në kikboks, Ismail Keta, një rast i rrallë, ndoshta unikal në historinë e sportit. U rrit me lavdinë e kombit, tani kombi lartësohet me lavdinë e tij. Ai ka një histori interesante edukimi dhe rritjeje. Karshi fshatit Koçaj, vendlindja e tij, vendi i luftërave legjendare të Skënderbeut, do të ishte modeli mendor udhëheqës në koshiencën e kampionit të botës. Në galeritë e kromit, në shpat të malit do të shfaqej imazhi epiko-heroik i minatorëve, karvani i të cilëve ngjitej në kollonat e puseve për të zbritur në nëntokë me kilometra, në kërkim për të nxjerrë nga barku i malit kromin e florinjtë, duke të ngjarë si heronj legjendash. Ky mjedis që bashkon legjendën me të vërtetën do të farkëtojë tek Ismail Keta vyrtyte të mëdha. Gjithkush është ndjerë krenarë tek e ka parë atë t’i demostrojë këto vyrtyte në arenën e ndeshjeve, por edhe në intervista brilante nëpër televizione të vendit e të botës dhe në takime me presidentë, kryeministra e kryebashkiakë të Mynihut, Tiranës, Dibrës e Bulqizës. Dhe ja, tani na shfaqet edhe si këngëtar, i thjeshtë gjer në madhështi, mbresëlënës për qindramijëra shikues e teleshikues, falë bukurisë fizike e shpirtërore por dhe aftësive komunikuese me publikun, njësoj si përballë rivalëve shumë të fortë nga vende të ndryshme të botës, kur e ka  kanë bërë edhe Mynihun të flasë shqip.

Të tre të përzgjedhurit e kompozitorit famoz Zhulali: Methasani, Kapexhiu e Ismail Keta, në akordancë të plotë me këngëtarët profesionistë Dritan Jashari, Altin Sulku, Lundrim Paçuku e Muharem Borova. Kësisoj, libohoviti Edmond Zhulali, të cilin e lidhin shumë gjëra me Dibrën, këtë rikompozim të këngës “Fluturon shqipja mbi Korab” (që siç pohon vetë është ndër më të dashurat e tij), e bëri me shumë passion.

“Audio e çdo interpretuesi është bërë në shtëpi me celular dhe editimi i zërit ishte shumë i vështirë, por më dha shumë kënaqësi. Teksa shikoja Bujar Kapexhiun të këndonte me shumë pasion, më dha një ndjesi shumë të bukur. Edhe Ismail Keta kishte një pasion të jashtëzakonshëm, që tregon se nuk është thjesht një sportist i kampion bote, por edhe një patriot i madh”, shprehet kompozitori Zhulali. Sipas tij, realizimi i klipit ishte pak i vështirë, pasi audiot janë regjistruar nga shtëpia e secilit artist me celular.

Teksti i këngës “Fluturon shqipja mbi Korab” është shkruar nga i paharruari Naim Plaku, të cilin kritika letrare, si poet të këngës, e radhit përkrah Gjokë Becit e Lefter Çipës. Kjo edhe për faktin se tekstet e Naim Plakut janë lënda e parë e standardit më të lartë për këngëtarët e mirënjohur Arif Vladi, Shkurte Fejza, Haxhi Maqellara, Skënder Cala, Liri Rasha, Qerim Sula, Ilir Shaqiri, Selami Kolonja, Caje Poleshi, Sherif Dervishi, Vera Laçi, Dritan Jashari etj. Mjafton të kujtojmë se si janë ngritur peshë zemrat e mijëra artdashësve, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në skenat më presitixhioze të botës, kur kanë përjetuar zërin e tyre melodioz në interpretimin e teksteve të këngëve të N.Plakut: “O prite Azem Galicën”, “Një gërshet u la me gjak”, “Na knojnë pushkët nëpër kulla”, “O i madhi Skënderbe”, “Përcolla ylberin”, “Mine mori Mine”, “Tinguj krenarie”, “Fluturon shqipja mbi korab”, etj.

Refreni i kësaj të fundit: “Sillu shqipe nga kalaja/Kjo është Dibra maja-maja/Dibra pushkën e  ka znat/Për Shqipërie për bajrak…” të ngjall emocione të forta e të bën për vehte në çdo çast.

Është një këngë  që të ngjall shumë dashuri dhe krenari, me të cilën iniciatori Methasani, si dhe kompozitori i shquar Zhulali synojnë të promovojnë Dibrën, historinë dhe vlerat e saj. Ata, sidhe Kapexhiu – “Mjeshtër i Madh” dhe “Nderi i kombit”, skenarist, regjisor, aktor e prezantues, dhe Ismail Keta, karriera e të cilit përmban ndershmeri e realizëm pa asnjë manipulim e përgënjeshtrim, me këtë këngë përcjellin mesazhin e  dashurisë për atdheun.

“Fluturo shqipe mbi Korab”, është një këngë që sjell diamante të vërteta nga folklori i zonës së Dibrës. Kjo këngë e interpretuar më parë me vyrtuozitet nga Dritan Jashari ka ngritur peshë zemrat e mijëra spektatorëve në koncertet recital të tij, në Peshkopi, Tiranë, Dibër të Madhe, Selanik, Austri, Gjermani, Belgjikë, Itali etj.

Gjatë prezantimit të klipit të ri të kësaj kënge nëpërmjet një interviste me gazetëren e njohur Ola Bruka të Tv News 24, Edmond Zhulali i dërgoi dhe një mesazh të fortë gjithë politikës shqiptare, teksa i kërkoi të kthejë vëmendjen nga artistët, pasi janë pikërisht këta të fundit që bëjnë krenar vendin dhe popullin.

 

 

II

 

VEND I BEKUAR, ME NJERËZ TË MALLKUAR…

 

ALBORENA MEÇAJ

 

Kur vijnë votimet ndodh edhe vlonjatët mund të “harrojnë” 1000 të zezat që u kanë bërë dhe shkojnë e votojnë për ata përsëri?!

Si harruan para pak vitesh, qindra familje në rrugën “Transballkanike” që u flakën në rrugë dhe i’u prishën shtëpitë?!

“Harruan” sa bisnese që u prishën përgjatë gjithë vijës bregdetare dhe asnjë dëmshpërblim nuk u dhanë?! Harrojnë taksat që paguajnë çdo muaj e shkojnë në xhepat e atyre që udhëheqin këtë vend të bekuar, me njerëz të mallkuar?!

Harruan që një kazan mbeturinash mezi ju pastrohej, jo më të tjera shërbime?

Harruan dhe prap i votuan?!

Mirë t’na bëhet!

Sepse nuk janë popull me guxim, as vlonjatët?!

Fjalë kanë, vepra jo?!

Ne jemi brezi që po vuajmë politikën në Shqipëri, dhe do të vujamë akoma më vonë, deri sa të lodhemi vërtetë dhe të largohemi nga ky vend?!

Dhe përsëri do na pijnë gjakun, sepse do lemë peng prindërit dhe të afërmit!

Nuk duhet të mendohet më pas bindjeve politike!

Në djall shkofshin!

Sepse nuk funksionon asnjë parti politike, janë thjeshtë zgjidhje monumntale, afat shkurtër, kur papritur e gjen veten të flakur, në rrugë edhe pse mund të kesh dhënë kontribut. Por humbje kohe është edhe kjo nismë, sepse asnjë e asgjë nuk do të ndryshojë!

E dini përse?

Sepse nuk ka më shpresë?

Është zaptuar Shqipëria dhe shqiptarët janë peng i partive politike dhe bëhet ajo që partia urdhëron!…