SPAK-u duhet t’i sekuestrojë vendburimin Bankers Petroleum dhe t’ja jap shtetit. Ja si kompanitë private abuzojnë me sasinë që sjellin në dogana, çmimet dhe faturat e rreme.
Kupola politike-qeveritare me konҫesionarët oligarkë grabisinë gjithë pasuritë natyrore minerale të shqiptarëve, nën syrin “vigjilent” të drejtësisë!
Isuf Tushe, Inxh. Gjeolog Nafte, Doktor i Shkencave Gjeologjike
SPAK-u, urgjent duhet t’i sekuestrojë vendburimin Bankers Petroleum dhe t’ja japi kompanisë shtetërore Albpetrol! Kjo histori privatizimi dhe vjedhje aplikohet edhe në miniera! Kam bindjen se SPAK-u do triumfojë mbi politikën e korruptuar!
Hetimi Bankers Petroleum, uroj të mos jetë një fars, apo një inskenim i politikës me drejtësinë, që të mashtrojë popullin, se gjoja po ndëshkojmë korrupsionin në naftë. U arrestua CEO kompanisë, Hongping Xiao, ish drejtori përgjithshëm, Leonidha Çobo, etj., dhe disa janë në kërkim, se kanë vjedhë pasurinë më të madhe të shqiptarëve, naftën tonë. Kërdinë kanë bërë po s’janë vetëm këta! Ka shumë pushtetarë; është një organizatë ujqërish të mëdhenj e krijuar ndër vite që akoma s’janë prekur-isha dhe prezent: drejtues të kupolës politike, deputet, k/ministra, ministra të energjisë, ekonomisë, financave, drejtorë tatimesh, militantë, familiarë, ndonjë president, djali ministrit dhe ambasadorit, gruaja k/prokurorit, avokatë bankash në shërbim të Bankers-it, drejtorë dhe zyrtarucë, që sajuan termat e kontratës, Axhensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN), Albpetrolit, kompani karburantesh/oligarkë ndërtimi që përdor Bankers-i, drejtorë dogane, prokurorë-hetuesë-gjyqtarë-avokatë, k/bashkiakë rreth Patos-Marinës, etj., ku gjoja ai investon, jep donacione ose paguan ndonjë taksë lokale, POR JO, thjeshtë pastron paratë që vjedh. Të gjithë këta s’kanë asnjë kontribut në naftë dhe asnjëri prej tyre s’është arrestuar ose hetuar deri tani, vërtiten lartë e poshtë, vjedhin akoma dhe fshehinë “shpërblimin” që i jep Bankers-i.

Situata vazhdon njëlloj, por vetëm janë ndërruar oligarkët dhe janë shtuar hajdutët. Ka zëra se pronarët e Stream Oil & Gas, Tartari-Kapotas, krahas Ballsh-Hekal-it dhe 3 vendburime tjera i “qirasën” edhe me mbi 1,000 ton naftë bruto, që ishte gjëndje atje. Pse kjo naftë pronë shteti i falet atyre?, ishte pikë e marëveshjes apo korrupsion? Flitet, nëse është e vërtetë, se Rama ja ka shitur konҫesionin Bankers-it kinez, pa VKM, pa vendim parlamenti, pa referendum popullor dhe kundër ligjit, ky është një krim dhe sabotim i heshtur që duhet hetuar.
Rihapja e hetimit nga Gjykata Fier, pikërisht tani, i intereson politikës se e nesërmja s’dihet ҫ’farë sjellë, mund të jetë fatale për këta, kurse sot kanë ҫdo gjë në dorë, gurin dhe arrën, e dirigjojnë ҫdo gjë vetë dhe vetëm me Patos-Marinës, duanë të mbyllin historinë e dhimbëshme të korrupsionit masiv mbi 30 vite në naftë, apo miniera dhe hetimi të mos përhapet në vendburimet e tjera, pra në to të vazhdojnë vjedhja. Në fund, gjithë kjo batërdi dhe zhurmë do përfundoi me ca vite burg për këta “fakira”! Hetimi do mbyllet me kaq, ҫdo gjë do trajtohet si vjedhje brënda kompanisë, që nuk prekë detyrimet fiskale ndaj shtetit dhe ajo do vazhdojë aktivitetin normal, “aksionerët” që fshihen aty do vazhdojnë vjedhjen dhe politika për opinionin e gjërë do citoi formulën e famëshme se “vendimi gjykatave është ligj dhe nuk diskutohet”.
Këtë aferë të pastër korruptive, direkt apo indirekt, ka mbi 30 vite që e drejton kupola e lartë politike PS-PD me militantët e saj po me orientim të k/ministrit dhe ministrit të pasurive minerare në ҫdo qeveri: E filluan Meksi-Ruli-Bode, vazhduan Nano-Bufi-Ahmetaj, etj., më pas mjeshtrat Berisha-Ruli-Bode, etj., dhe nga viti 2013 Rama-Gjiknuri-Balluku-Denaj-Ahmetaj-Ibrahimaj, etj., e kanë bërë “baltë” fare dhe cilësohen nga opinioni i gjërë, si model i korrupsionit masiv. Janë njëri më mafioz se tjetri dhe struken si minjët pas Bankers Petroleum, etj. Kopeja e hajnave është shumë e madhe në numër, e larmishme nga përbërja, niveli përgjegjësisë shtetërore, politike, profesionale, publike dhe qeveritë me operatorët oligarkë i kanë “qepur” dhe nënshkruar mirë kontratatë, me qëllim që të grabitet gjithҫka ne zbuluam. Këta janë kryesorët nga duhet të fillojë hetimin SPAK-u për korrupsion dhe jo për shpërdorim detyre.
Shqipëria dhe populli, nga konҫesionet e pasurive minerare “fiton” vetëm ndotjen masive të ambientit dhe shkatërrimin e pronës private në zonat pranë tyre. Bile ato sillen ashpër me popullatën, s’kanë as përgjegjësi morale për pasojat që shkaktojn dhe në lojë hynë qeveria që bënë sikur i ҫ’dëmton me taksat e popullit, se ashtu janë rregulluar termat e kontratës. Populli vuanë pasojat shëndetësore/materiale. Po këto krime kur do hetohen?
Siҫ e kam theksuar në disa shkrime, Bankers-i po lanë duart me këtë vendburim se po nxjerrë naftë nga objekti më i sipërm i tij, “Suita Goran”, ku rezultatet dhe fitimi s’janë më aq të larta dhe m.q.se kontrata i mbaron së shpejti largohet me kujdes që të “fshijë” gjithҫka nga e kaluara e tij grabitqare-shkatërrimtare. Mbulon katastrofën, por dhe Ramës i intereson largimi se ja falë atë “aksionerëve” që struken aty ose e jep për ndonjë “qokë” politike, se s’ishte kotë për vizitë kohën e fundit në vëndet arabe, gjoja për të thithur investime në sektorin energjitik. Bëri foto me ta se i do për propogandë dhe ky se ka për gjë të falë pasuritë publike për CREDITET e tij, vetëm të ëmbëlsojë marëdhëniet me perëndimin se shpëton kokën dhe pasurinë nga drejtësia se ka bërë zullume shumë të mëdha. Eh moj Shqipëri, ku të katandisën!
Vjedhja kolosale dhe shkatërrimi me përmasa katastrofike, i pasurive natyrore shtetërore, është historike në llojin e saj dhe unike se ndodh vetëm në vëndin tonë, por e rrallë në industrinë minerare në botë, e drejton politika, përfshinë gjithë vendburimet e zbuluara, skemat korruptive janë mjaftë të sofistikuara, të ndërtuara në mënyrë perfekte, vlerat monetare të pasurisë që vidhet dhe asaj që shkatërrohet nga shfrytëzimi barbar janë tronditëse dhe s’rikuperohen se gjithë fitimin që i takon shtetit, konҫesionarët oligarkë e ndajnë me atë dhe raportojnë se dalin me “humbje”, por qeveria si falimenton! Është një krim i pastër shtetëror, e dirigjon kupola politike për t’u pasuruar dhe ka zgjedhur sektorin më me fitim të ekonomisë, këtë të pasurive minerare të zbuluara. Këtu vjedhinë pasuri të mëdha dhe pasurohen shpejt.
Hetimi serioz i korrupsionit në naftë/miniera të fillojë me kompanitë, nënkontraktorët e tyre, skematë e vjedhjes dhe që kur qeveria Meksi privatizoi Patos-Marinës në 1994-rën, etj., kontratatë me favore nga kupola politike-qeveritare, AKBN-ja, Albpetroli, Albchromi, me drejtuesitë dhe specialistët mashtruesa, që mbushin këto zyra, me bashkitë rreth tyre, etj. Të shtrihet në gjithë vendburimet e naftës, gazit, bitumit, minerat, se mënyra privatizimit, falja pa garë e tyre tek oligarkët dhe skemat e vjedhjes njëlloj janë, “copy paste” por ndryshon vetëm numëri hajdutëve, vlerat monetare që vidhen, dëmi ekonomik-financiar nga shfrytëzimi barbar, etj., se nuk janë më pak se në Patos-Marinës. Hetimi kërkon një ekspertizë të thellë teknike-ekonomike-juridike, nga specialistët më të mirë që ka Shqipëria, brënda apo në diasporë që ende s’mungojnë, të analizohen faktet konkrete, abuzimet me termat e kontratave, zbatimi tyre, etj.
Ndonjëri, mund të pyesë, pse kaq shumë fitim gjenerojnë pasuritë natyrore?! Sigurishtë po; në atë kohë, u zbuluan vendburimet, u zhvilluan, u kompletuan dhe shfrytëzuan për 5 dekada nën administrim nga shteti. Vetëm në naftë punonin 25-30,000 punonjës. Nafta/minierat financonin vehten dhe mbulonin gjithë shpenzimet me të ardhurat e tyre, shteti investoi në degët e tjera të ekonomisë dhe mbrojtjen. Pas 90-tës nafta ka 5-6 herë më pak punonjës, s’kërkon investime kapitale se është kompletuar me paisje nën dhe mbitokësore. Ka vetëm shpenzime operative, po ndonjë kompani, si Bankers-i, bënë investime të vogëla për interes të saj se aplikon shfrytëzimin barbar që të prodhojë mbi aftësinë e rezervuarit dhe shkatërron strukturën e tij, duke lënë në shtresë rezerva të mëdha nafte dhe puset që po mbyten nga rëra dhe uji.
Nga vendburimet e naftës, në vitet e fundit deri në 90’-tën, nxirrej rreth 1.2 milion ton/vit, ҫmimi në bursë ishte disa herë më i ulët se pas 90’-tës dhe vetëm kompania Bankers në Patos-Marinës, për shumë vite ka nxjerrë mbi 1.5 milion ton/vit. Kompanitë private përmes doganave të korruptuara e eksportojnë të gjithë naftën, drejtuesitë e tyre kanë rroga me miliona Euro/vit dhe abuzojnë me sasinë, ҫmimin e shitjes, fryejnë shpenzimet, investimet me fatura të rreme dhe punime fiktive. Me k/bashkiakët në zonat e naftës gënjejnë për donacione, investime, etj., për të ulë fitimin që të dalin me “humbje” dhe pastrojnë parat e korrupsionit, kurse k/ministri urdhëron institucionet të mos ushtrojnë kontrolle.
Privatët nxjerrin rezervat në vendburimet që zbuluan naftëtarët, minatorët dhe specialistët e instituteve shkencore, që kupola politike-qeveritare me qëllim i prishi se ishin kundër privatizimit tyre, por ishin për zhvillim nën pronësi të shtetit, ashtu siҫ i ka rreth 95% e botës. Privatizimi jo vetëm që s’rriti fitimin për ekonominë dhe mirëqënien e popullit, por shkatërroi ato dhe trurin shkencor me eksperiencë në studimet projektuese. Kjo kupolë, krijoi korrupsionin, pasuroi vehten, konҫesionarët oligarkë, kryesisht, vëndas, por dhe të huaj për interesa politike, përzuri shqiptarët, e ҫoi popullin në skamje dhe varfëri ekstreme. Situatë e rëndë u krijua nga prishja nd/jeve të naftës/minierave, parku sondave të shpimit, uzinatë e pasurimit mineraleve, rafineritë e naftës, etj., që Berisha i ҫoi për SKARP dhe punonjësitë i hodhi në rrugë. Futi në lojë konҫesionarët që pasuritë ti eksportonin si lëndë e parë që të vidhej edhe fitimi mbi vlerën e shtuar nga shitja nënprodukteve dhe mineralet e rralla si ari, argjendi, etj., që dilnin prej tyre dhe ishin e ardhur shtesë për ekonominë. Ka 35 vite që pasuritë përpunohen jashtë shtetit, sigurojnë fitime për vendet e tyre dhe ne i importojmë ato me ҫmime të kripura për nevojat tona. Uzinat/fabrikat tona ishin të reja, i ndërtoi populli me paratë e tija dhe me pak investime rinovoheshin që të rritej gama dhe cilësia e nënprodukteve.
Qeveria Nano, në 2004-patën, lidhë kontratë me Bankers-in për Patos-Marinës, i hoqi taksat dhe detyrimet fiskale, qeveria Berisha në 2 mandatet e saj heshti me abuzimet dhe vjedhjet masive, ministri Genc Ruli i hoqi TVSH-në dhe privatizuan me “sukses” gjithë vendburimet e tjera të naftës/gazit. Ja falën oligarkëve të tyre pa garë, pa kompani, pa eksperiencë, pa kapital investues dhe kundër ligjit privatizimit. Ka zëra se pronarët e Stream Oil & Gas, Tartari-Kapotas, krahas Ballsh-Hekal-it dhe 3 vendburime të tjera i “qirasën” edhe me mbi 1,000 ton naftë bruto, që ishte gjëndje atje. Pse kjo naftë pronë shteti i falet atyre? ishte pikë e marëveshjes apo korrupsion? Kontrata favorizoi vetëm oligarkët, që në 10 vite vodhën gjithë fitimin dhe shteti s’mori kurrë tatim mbi fitimin. Ajo dështoi që vitin e parë dhe Berisha-Ruli si rinegociuan kurrë termat e saj, por nxorën ligje tjera në favor të oligarkëve. Kjo solli dyshime për korrupsion dhe specialistët bënë denoncime, por qeveria asnjëherë s’bëri transparencë për këtë biznes fitimprurës që dilte vetëm me “humbje”. Situata vazhdon njëlloj, por vetëm janë ndërruar oligarkët dhe janë shtuar hajdutët.
Opozita socialiste, atëherë, bëri zhurmë dhe premtoi se pasuritë minerare do ja kthente popullit, por k/ministri Rama, kur mori pushtetin në 2013-tën me urgjencë nisi “kasaphanën” me pazare të errëta, si fillim me favore për koҫesionet. Favoret që i dha Bankers-it janë një skandal se i ligjëroi vjedhjen dhe shkatërrimin e vendburimit brenda afatit kontratës (25+5 vite), tani ai sillet si “pronar” me pasurinë e shtetit prej miliarda Euro. Rama deri sot, jo që se rinegocioi atë, por me vendim qeverie-VKM dhe me kokën e vetë i hoqi atij gjithë detyrimet financiare ndaj shtetit deri në fund të kontratës dhe urdhëroi institucionet që mos t’a ngacmojnë me taksat e eksport-importit për makineri, paisje shpimi për puset, kimikate, hollues, etj., që ajo përdor, për ndotjen e ambientit dhe e nxiti të përdori metoda shfrytëzimi barbare, bile të operojë dhe puset e Albpetrolit, por vetëm të rritet nxjerrja e naftës, i miratoi bilancet fallco se gjoja del me “humbje”, i pagoi TVSH-në me fatura fiktive dhe i uli ҫmimin e energjisë elektrike. Flitet, nëse është e vërtetë, se Rama ja ka shitur konҫesionin Bankers-it kinez, pa VKM, pa vendim parlamenti, pa referendum popullor dhe kundër ligjit, ky është një krim dhe sabotim i heshtur që duhet hetuar.
Nga vendburimet e naftës, në vitet e fundit deri në 90’-tën, nxirrej rreth 1.2 milion ton/vit, ҫmimi në bursë ishte disa herë më i ulët se pas 90’-tës dhe vetëm kompania Bankers në Patos-Marinës, për shumë vite ka nxjerrë mbi 1.5 milion ton/vit. Kompanitë private përmes doganave të korruptuara e eksportojnë të gjithë naftën, drejtuesitë e tyre kanë rroga me miliona Euro/vit dhe abuzojnë me sasinë, ҫmimin e shitjes, fryejnë shpenzimet, investimet me fatura të rreme dhe punime fiktive.
Nga fundi mandatit parë, Rama-Gjiknuri, në heshtje, u bënë tmerri vendburimeve të naftës/minierave dhe urdhëruan konҫesionarët t’i shesin ato oligarkëve të tij, si me qënë pronë e tyre. Në 2016-tën, po me atë kontratë, pa garë, pa VKM, urdhëruan kanadezët e Bankers-it të shesi aksionet e Patos-Marinës kinezëve dhe u shitë Delvina. Përkohësisht shtetëzuan Ballsh-Hekalin dhe ja falën “Anio Oil & Gas sh.p.k”, në 2017-tën Cakranin dhe Gorishtin nga kompania amerikane “Transatlantic Petroleum Albania. Ltd”, Amonicën nga “Phoenix Petroleum”, kurse në 2018-tën urdhëruan të lidhet kontrata dhe paiset me liҫencë “Terraoil Sëiss AG” e oligarkut Shefqet Dizdari për këto 3 vendburime, ku mafiozët Rama-Gjiknuri shtuan në këtë aferë korruptive zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonial. Pati kontestime dhe padi për garën, por s’dihet ҫ’u bë më vonë. Rama dha pa garë edhe vendburime me 1-2 puse aktiv, që i harroi Berisha dhe Albpetroli e shiste gazin në furrat e bukës. I rrëmbeu ato pak të ardhura dhe ja fali një oligarku tjetër.Rama, Balluku, Gjiknuri, mediat dhe lëpirës studiosh, pranë tyre, për disa vite propoganduan Shpiragun dhe Shell-in që vërtitej rreth tij. Mashtruan popullin që të harronte vjedhjen galopante nga kupola politike, k/ministratë, ministratë bashkë me konҫesionarët, të zhytur që në 1994-rën, në Patos-Marinës dhe pas 2007-2008-tës në Visokë, Cakran, Ballsh, Gorisht, pionerin e parë të naftës Kuҫovë, etj., që përdornin teknologji/metoda stimulimi efektive. E ngjasonin atë herë me “Val d’Agrin” Itali, herë me “Arabinë Saudite” dhe “naftën premium me 8-16% squfur” të tij, me “naftën e rëndë bituminoze, squfurore” në vendburimet tona, që i quajtën “. . modeste, të keq-përdorura, keq-shfrytëzuara”, me siguri nga këta dhe Uzina Përpunimit Thellë Naftës (UPTHN), Ballsh “teknologji të vjetër, të degraduar” deri sa e ҫuan për SKARP! Ta dini mirë ju mashtrues se 10 Shpiragë të zbuloni, se kompensojnë dot vetëm naftën, që nxjerrë Patos-Marinës dhe jo më të gjithë vendburimet bashkë.
Në vitin 2000, qeveria Nano i dha me konҫesion 10 minierat e bakrit me përmbajtje ari, zingu, argjendi, etj., fabrikat e përpunimit/uzinat e pasurimit tek oligarku saj mafioz turk me afat 30 vjet dhe i trajtoi ato me cilësi të dobët se gjoja shiten me ҫmim më të ulët se ai i tregut, si dhe i hoqi pagesat doganore, ujin, energjinë elektrike, karburantet, taksën e fitimit, mjedisit, rentën minerare, etj., i rimbursoi TVSH-në dhe ministria me urdhër të k/ministrit Rama nuk lejon kontrollin tatimor në këtë konҫesion? Me këtë strategji privatizimi filloi batërdia në minierat e kromit. K/ministrat dhe ministri ekonomisë, treshja Meksi, Berisha, Ruli, për t’u pasuruar i parcelizuan ato dhe i falën gjoja me konҫesion por me favore fiskale që të fitojnë vetëm oligarkët. Këto nuk sollën fitim për ekonominë, por u kthyen në vatra korrupsioni dhe varre për minatorët. Vjedhja masive, shfrytëzimi pa kriter dhe pa investime, shkatërroi strukturën ekzistuese të tyre dhe rezervat e njohura, sepse sejcili primitivisht orienton galeritë vetëm në trupat xeheror me koncentrim të lart kromi, që të nxjerrë dhe fitoi sa më shumë në një kohë të shkurtër. Shfrytëzimi barbar, i nxori ato shpejt jashtë kontrollit dhe rezerva të mëdha xeherori me koncentrim më të ulët ngelën në shtresë ose i hedhin. Bile disa konҫesionarë shesin galeritë online si me qënë presha. Qeveria me institucionet e saj heshtin dhe drejtësia nuk vepron! Në 2001 qeveria Nano i kaloi minierën më të madhe të kromit Bulqizë, fabrikën e pasurimit Burrel dhe ferrokromit Elbasan, oligarkut të saj Saimir Mane, me kontratë për 30 vjet. Ky s’bëri asnjë investim kapital, por e shfrytëzoi atë për disa vite, vodhi aq sa deshi dhe në mandatin e dytë të qeverisë Rama, ministrja Balluku, pa ndryshuar termat e kontratës dhe favoret e qeverive, konfirmoi shitjen e saj tek oligarku turk, mbase ai që operon minierat e bakrit.Të dy konҫesionet, bakri/kromi me asetet e tyre që operojnë turqit me kontratë 30 vjet, gjatë mandatit parë qeveria Rama, me ligj parlamenti i shtoi afatin me 10 vjet, pra e ҫoi në 42 dhe 40 vjet për arsye që s’dihen. Pse ky kujdes për të rritur afatin e kontratave dhe miratimin e favoreve fiskale? Mos këta janë ortakë biznesi me oligarkët? Nga ato nxirret dhe eksportohet sasi e madhe xeherori cilësor me përqindje të lartë bakri me minerale të rralla dhe kromi që sigurojnë miliarda Euro fitim. Konҫesionarët, në tërë këto vite deklarojnë se gjoja bëjnë shumë shpenzime, investime, pra i fryjnë ato për të ulë fitimin, manipulojnë të ardhurat e eksportit, dorëzojnë bilanҫe me “humbje” që shmangin detyrimet fiskale dhe shteti s’merrë tatim mbi fitimin. Ky ndahet me kupolën e lartë politike-qeveritare, etj. Shqipëria dhe populli, nga konҫesionet e pasurive minerare “fiton” vetëm ndotjen masive të ambientit dhe shkatërrimin e pronës private në zonat pranë tyre. Bile ato sillen ashpër me popullatën, s’kanë as përgjegjësi morale për pasojat që shkaktojnë dhe në lojë hynë qeveria që bënë sikur i ҫ’dëmton me taksat e popullit, se ashtu janë rregulluar termat e kontratës. Populli vuanë pasojat shëndetësore/materiale. Po këto krime kur do hetohen?






















