Fitim Çaushi: Hyjnoret nënat labe

141
Sigal

Si nëna labe për të shpëtuar jetën e një fshati hodhi në lumë djepin me foshnjën që qante

Në shkrimet e historianit, studiuesit dhe prozatorit Abas Goxhait, lexuesi përjeton një informacion jetësor të jashtzakonshëm, ngjarje tronditëse, që autori ia përcjellë lexuesit si pjesën më sublime të jetës së nënave labe. Në tërë krijimtarinë e tij është nderur shpirti heroik i nënave labe nëpër histori, ndërgjegjia dhe konstrukti i tyre psikik, të pasqyruar me realizëm dhe detaje jetësore, regjistruar në kujtesën e tij si copëza historie dhe qëndrese, gjatë vazhdimësisë së jetës. Nga gjithë ato ngjarje të përfshira në krijimin e fundit ”Hyjnoret nënat labe”, ne do të ndalemivetëm në tre prej tyre.E pabesueshme mbetet për lexuesin një ngjarje edhe më tronditëse gjatë okupacionit të andartëve grekë në Shqipërinë e Jugut në vitin 1914, në prag të Luftës së Parë Botërore. Gjatë kalimit për në Vlorë, ngjarja ishte e diktuar prej rrethanave, që dëshmon për tmerret e andartëve grekë në fshatrat Zhulat dhe Kapariel. Intelektuali krijues Abas Goxhaj, ka shkruar ngjarjen e treguar nga Skëndo Nora: “Në pranverën e vitit 1914, i gjithë Kurveleshi dhe Labëria ishin në luftën kundër pushtuesit grek, por duke mos e përballuar dot ushtrinë e rregullt greke, u tërhoqën për në Vlorë…Disa fshatarë të vonuar nga hallet, kaluan nga Qafa e Skërficës për në Zhulat. Tymi i shtëpive të Zhulatit e Fushbardhës, përzihej me tymin e fshatrave të Rrëzomës. Qëndruan sa filloi terri. Me vështirësi kaluan përmbi fshatin Zhulat, flaka e të cilit përskuqte errësirën e natës. Më vështirë e kishte një nuse, e cila krahas plaçkave, mbi shpinë mbante ngarkuar edhe djepin e drunjtë me djalin e saj 8 muajsh. Kur djali lëshonte ndonjë zë, ajo me frikë në zëmër mundohej ta qetësonte, duke ndihmuar edhe djalin pesë vjeçar të mos rrëzohej.

Me vështirësi arritën në bregun e lumit Kapariel-Zhulat, i cili ishte rrëmbyer nga shirat e shumtë, por edhe nga shkrirja e borës në male. Ishin fare afër shtëpive të Zhulatit, të cilat përvëloheshin. Burrat kontrolluan anën e lumit dhe gjetën urën e drurit. Në kohën që po hidheshin në urë, dëgjuan dy ushtarë grekë që po vinin drejt tyre, duke thirrur. Me të shpejtë u tërhoqën në rrëzën e një shkëmbi, ku drita e hënës nuk binte. Ushtarët u hodhën në urë, kontrolluan në Vilëz, thyen me bajoneta disa drurë anës rrugës dhe u kthyen. Pasi ishin larguar ushtarët, fshatarët u ngjitën në urë. Në atë moment djali në djepe filloi të qante me të madhe. Gjyshja i vuri qesen e qullit në gojë, por ai s’pushonte. Në fshat u dëgjuan dy krisma pushke. Fshatarët ngrinë mbi urë, se ndoshta i kishin diktuar ushtarët. Të qarat e djalit rrezikonin jetën e të gjithëve. U dëgjua zëri i vjehrrës, e cila  e kishte bërë zëmrën gur dhe i tha nuses:

-Nuse hidhe djepin me gjithë djalë në lumë!

Duart e nuses dridheshin, ishte gati të binte me gjithë djep e djalë në lumë. Ishte një vendim jo njerëzor, por zhurma e dallgëve të lumit, dukej sikur e shpëtonte situatën nga të qarat e djalit. Nusja filloi të lironte fijet e tërkuzës, që mbante djepin dhe po dridhej si shufra në ujë. E vjehrra i hoqi djepin nga krahët nuses dhe e hodhi mbi dallgët e lumit me kokën e djepit nga rrjedha e lumit. Djepi rrëshqiti mbi dallgë pa u përmbysur e me kokën para. Nuses iu duk, se bashkë me djepin iu shkëput e u hodh në lumë edhe një pjesë e shpirtit të saj dhe zemra i krijoi dallgë edhe më të mëdha sesa lumi. Nuses nuk i bënin këmbët të iknin, ngriu e tëra, por vjehrra i hodhi dorën së sup:

-Duro nuse xhani, nuk kishim rrugë tjetër. Ke djalin tjetër, e do bëni të tjerë fëmijë, vetëm të jini mirë”. Pavarësisht se autori e vazhdon tregimin me fatmirësinë, se djepin e gjeti një çift tjetër i vonuar, që po nxitonte për t’u strehuar në Vlorë dhe e shpëtuan, duke e trajtuar si djalin e tyre, lexuesi pyet: A ka forcë zemra e një nëne ta sakrifikojë një foshnjë? Këto janë diktuar nga rrethanat, të cilat u morën jetën shumë banorëve në ato invazione barbare të ushtrisë grek, veçanërisht  grave dhe fëmijëve të djegur brenda në shtëpi, ose të çarë me bajoneta nga andartë kriminelë. Përpara një situate luftarake për mbrojtjen e trojeve nga armiq të jashtëm, autori e rikrijon artistikisht situatën, si një arkitekt i sprovuar, duke evidentuar eksperiencën e brezave dhe mësimet e historisë.

Një ngjarje të dhimbshme na sjell autori nga  Lufta Antifashiste: “Ishte tetori i vitit 1943, Çeta partizane e ”Rinisë”, i bëri pritë autokolonës gjermane, që vinte nga Borshi për në brendësi të Kurveleshit, tek Qafa e Gjeshnikoshit. Në betejë mbetën të vrarë shtatë partizanë, midis tyre edhe komisari Themo Vasi dhe partizani më i vogël Sulo Hysi. Nënë Bajamja përmes ajrit, mori gjëmën nga një grua që ishte në stanet ku zhvillohej beteja, sepse nuk ishin kushtet që gjëma t’i vinte sipas traditës, burrat e Golëmit dhe fshatrave përreth ishin shpërndarë në fronte lufte.

 

Niset e vetme për në Kuç tek e motra. Në Fterrë, ku ishte vrarë i biri, e çojnë tek vëndi i ngjarjes.Trupi i nënës u drrodh, kur pa pjesët e trupave e gurët spërkatur me gjak. Nënë Bajamja ecte dhe ndruhej të mos shkelte gjakun e djemve. Mbi një gur njohu një tufë flokësh, ishin flokët e gjakosur të Sulos, e më tej një pjesë të kokës së tij ndarë nga predha e murtajës.

I falenderoi fteriotët që po e shoqëronin në këtë udhëtim tragjik: “Motrani, ju mbani gjakun e Sulos, se trupin do ta marr mëma në Golëm”.

E porositi të motrën të gjente një trung të thatë peme për të mbajtur anën dhe e ngarkoi krijesën e saj ëngjëllore në mushkë. Ikte dhe ligjëronte:

Kjo vjeshtë gjysëm behari/ Më erdhi haber nga mali,/ Njëra flit në qafë varri/ -Hajde moj, se t’u vra djali..! / Kur të gjeta djalë xhani / Tështëngova te gufari/ Si zjarr, po më digjej xhani./ Aty afër komisari/ Dorën kishte te gjerdani.

Afër mbrëmjes nënë Bajamja arriti në Golëm, ku e pritën të moshuarit që kishin mbetur në fshat. Si e gjithë ngjarja, edhe ligjërimi i saj, mbetet tronditës për ne. Ajo e mbyll plagën e madhe të shpirtit vetëm me trefjalë:“I mbylle sytë dhe fjete.” Një konstrukt shpirtëror stoik, sikurse edhe i tërë nënave labe!

Me realizëm të thellë dhe forcë përgjithësuese, paqyrohet ndërgjegjia patriotike, si dukuri e banorëve vendas të të gjithë krahinës. I vëmëndshëm ndaj ngjarjeve historike, autori me besnikëri konservon ngjarje e përjetëson heroina të thjeshta në akte patriotike, por të madhërishme në idealin e tyre kombëtar, në bukurinë shpirtërore, në solidaritetin luftarak, në sakrifica dhe lidhjet e fuqishme shpirtërore me popullin që lufton e përpiqet për mbijetesën e tij. Dëshmitë dokumentare të autorit, në libër marrin vlera të mirëfillta letrare për nga kompozicioni, naracioni, përshkrimet, situatat, ndërtimi i dialogjeve dhe fryma popullore. Në tregimet e tij, autori i jep më tepër rëndësi dëshmisë jetësore, saktësisë së paraqitjes dhe hollësive, sesa fluturimeve të lira të fantazisë e patetikës letrare. Abas Goxhai, ka më shumë mbresa e vrojtime jetësore, se sa një sajim të qëllimtë letrar. Kjo është veçori individuale e autorit, si një njohës i thellë i psikologjisë së fshatarit. Mbështetur mbi këtë përvojë, Goxhai shkruan edhe për ngjarje pas çlirimit të vendit: