Përmbytjet e ndodhura javët e fundit në Durrës, Lezhë, Lushnje kanë shkaktuar dëme të mëdha duke përmbytur mijëra banesa dhe sipërfaqe të mëdha toke bujqësore. Fermerët shprehen se pushteti vendor nuk po mban premtimet për dëmshpërblimet. As ministri i ri i Pushtetit Vendor duket se nuk ka arritur ta mbaj nën kontroll zemratën e qytetarëve, dhe tju qëndroj pranë për tu zgjidhur hallet e postpërmbytjeve, pasi ato thonë se si çdo herë tjetër u mashtruan me premtime të rrema dëmshpërblimi.Sipas tyre, asnjë institucion nuk është kujtuar për të shkuar në terren për të verifikuar situatën dhe dëmet e shkaktuara.Teksa moti paralajmëron valën e re të përmbytjeve, qytetarët mbeten ende nën mëshirën e fatit dhe të pikave të shiut, ndërkohë që ministri i Pushtetit vendor “josh” gazetarët për vijën editoriale. Mbase po i paraprinë përmbytjeve të radhës me propagandë, meqë kanalet kulluese dhe sezonin bujqësor nuk arriti dot ta shpëtonte siç i takon një institucioni përgjegjës.























