Evdal Nuri: Vrionasit, si nuk i kemi parë e dëgjuar…

1837
Sigal

Me rastin e 28-29 Nëntorit/ Gjatë 45-vjetëve na janë paraqitur ndryshe nga e  vërteta, sot dimë shumë më tepër                                                                                                                                                                                                                                                                                                                         

 Histori  e gjallë për  mbrojtjen e çështjes Kombëtare
Vrioni,  një nga familjet më të mëdha aristokrate shqiptare. Burime të shumta pohojnë se Vrionasit janë pasardhës të dinastisë bizantine të Paleologëve, gjeneratë perandorësh të Bizantit, rreth mesit të shekullit XI.  Ndërkaq, është i pamohueshëm fakti që Vrionasit qenë ndër patriotët më të shquar të trojeve shqiptare dhe kontributi i pasur patriotik që ata dhanë, shpesh i vuri në konflikt interesash jo vetëm me njëri-tjetrin, por edhe me Portën e Lartë, e cila nuk ngurroi t’i internonte, rast si i Mehmet Ali Pashë Vrionit, pjestar  i kësaj familjeje.  Mehmet Ali Pashë Vrioni,  ka qenë anëtar i Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Shqiptarëve në Komitetin e Janinës të Shoqërisë së Stambollit.  Ai gjithashtu, ka qenë edhe Nënkryetar i Lidhjes së Prizrenit, në vitin 1878, anëtar i së cilës ishte edhe Omer Pashë Vrioni.  Ky  ishte  komandant i lartë në periudhën e Perandorisë Osmane. U dallua në betejën e Egjyptit kundër Napoleonit .

Nyzhet  Vrioni, anëtar i Shoqatës ‘Bashkimi’ dhe delegat në Kongresin e Triestes 1913, do të merte pjesë gjithashtu si delegat në Kongresin e Manastirit më 1908. Punën e tij për çështjen e gjuhës shqipe do ta ndiqte më pas Kahreman Pashë Vrioni, si delegat në Kongresin e Elbasanit në Shtator 1909, i cili pregatiti hapjen e Normales së Elbasanit, shkollë për të cilën Vrionasit dhanë kontribut të vyer fianciar dhe  pedagogjik. Shkolla e parë shqipe në Berat u financua  nga Nyzhet  Vrioni dhe Kahreman Pashë Vrioni. Ndërkaq, aktiviteti i Vrionasve nuk ish vetëm politik, por edhe kulturor. Ndër pasuritë kulturore që Vrionasit u lanë shqiptarëve, qe  themelimi i qytetit të Fierit,  vepër kjo e nisur nga Omer Pashë Vrioni me ndihmën e një arkitekti freng.                                                                                                   

Më vonë, Iliaz  Vrioni dhe Sami Bej Vrioni ishin ndër nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar më 28 nëntor 1912. 

  Sami  Vrioni dhe Qemal  Vrioni, tentuan të gjenin shpëtim në Kongresin e Durrësit, në dhjetor të vitit 1918, duke u bërë delegatë përfaqësues të Beratit.                                                  Në vitin 1920, Iliaz Vrioni, ish-kryetar i Shoqatës ‘Bashkimi’, udhëhoqi delegatët e Beratit për në Kongresin e Lushnjës, ku ishte pjesëmarrës edhe Hysen  Vrioni. Këto dhe të tjera kontribute  kanë dhënë Vrionasit për çështjen kombëtare,  dhe këto s’janë pak!                Persekutimi  nga  regjimi komunist                                                                                       

 Me ardhjen në pushtet të regjimit diktatorial, pas Luftës së Dytë Botërore, Vrionët u stigmatizuan nga ideologët e luftës së klasave, si simbole të tradhëtisë ndaj kombit dhe si armiq të klasës. Diktatura i shpronësoi dhe shtetëzoi të gjitha pronat e Vrionëve dhe shkatërroi gjithçka nga trashëgimia e tyre kulturore, duke përfshirë këtu edhe Sarajet historike të Beratit, në vitin 1947. Ka mbijetuar vetëm pavioni ku u zhvillua Konferenca e Beratit, në maj të vitit 1944.                                                                                                          Terrori i diktaturës ekzekutoi me  pushkatim, burgosi dhe internoi në kampe përqendrimi e kampe pune të gjithë anëtarët e kësaj familjeje, të cilët janë  të shumtë.                                                                                                                                                  Në vitin 1946, eshtrat e Iliaz Vrionit (tri mandate  kryeministër  dhe pesë mandate ministër i jashtëm, nënshkruesi i Deklaratës së Pavarësisë,)  u zhvarrosën dhe u hodhën në lumin Osum në  Berat.                                                                                                                                Më 1947 Sami Vrioni  nënshkruesi tjetrër i Deklaratës së Pavarësisë, vdiq nën tortura.

                                                                                                                                               Qemal  Vrioni u ekzekutua më 1950, ndërsa Izedin Vrioni më 1947.

Kahreman Pashë Vrioni vdes në rrethana të panjohura më 1955.                                                    

 Nermin Vrioni  vdiq në gjendje demence, e pastrehë.

Irfan Vrioni dënohet me burgim të përjetshëm, vdes në burg.                                                         

Edhe ata që luftuan  u  persekutuan!                                                                              Quhej, Hamdi Vrioni. Jetoi  vetëm 19 vjeç. Më 1 Maj të vitit1943  bashkë me  100 studentë të  “Normales të Elbasanit” lanë  shkollën , mbasi e quanin më të rëndësishëm çlirimin e Atdheut  e dolën në mal. Ai ra heroikisht  me  një trimëri të pashoq  në  betejën  që zhvilloi Brigada e Parë në Nëntor të vitit 1943, në Patos.                                                                                                                                              Rahuf Vrioni , dëshmor, vrarë në zonë e Skraparit, edhe varri s’i dihet!                                                                                                                                                                                                                                   

Nesim (Neka) Vrioni. Anëtar i njësitit gueril në Kuçovë. Në qendër të Kuçovës ekzekutoi një nga spiunët italianë. Pas çlirimit u dënua 30 vjet burg. Bëri grevë urie sa vdiq.     Shehafedin Vrioni. Nxënës në shkollën Normale të Elbasanit. Në 1 maj të ‘43 la shkollën e me 100 nxënës doli malit partizan,  duke luftuar deri në Jugosllavi. Pas lufte, mësues, në fund si i deklasuar përfundoi punëtor.
Muharem Vrioni, partizan, më vonë u internua në Roskovec, banesa- stallë lopësh.

Enver Vrioni pesë vjet burg.

Jusuf Vrioni, djali i Iljaz Vrionit,  përkthyes i shkëlqyer i frëngjishtes. Shkrimtar, diplomat që shkriu aftësitë për të bërë Shqipërinë të njohur në Botë. U dënua nga  regjimi komunist  me 13 vite burg!                                                                                                                                

Ismail Kadare e ka quajtur: “Fisniku  i dijes. Përkthimi i veprave të mia ishte vepër e tij. Ka  përkthyer edhe  vepra të Enver Hoxhës, mbasi  ia kishin nevojën.”                                                                                                                                        

 Hasan Vrioni , ishte Kryetar i KNAÇL-së për fshatrat Suk-Strum. Fillimisht pesë vjet burg e më vonë, dhjetë.                                                                                                                                                   Ali Vrioni,  partizan, më pas  u internua në Libofshë, pasi mendohet të ketë thënë se edhe mbreti Zog ishte i bukur.

 Unë s’kuptoj, ç’të “keqe” i ka sjellë  kjo familje Kombit Shqiptar …..!?

Atëhere pse ky qëndrim ? Se ka qenë e pasur ? Të ditur ? Patriotë ? Apo bujarë?                      Një fakt i njohur:  Në Sarajet e Vrionasve në Berat, çdo të shtunë, shtrohesh  drekë falas  për gjithë fshatarët që vinin për tregëti në Berat!                                                             Berati  ka vlerësuar figurën e Iliaz Vrionit me emërtimin e sheshit  në qendrër të qytetit. Gjithashtu dhe një shkollë  9- vjeçare mban emrin e “Mehmet Ali Vrionit”.                                      Kryebashkiaku i Fierit, Armando  Subashi  disa herë ka theksuar se toka ku po ndërtohet  “Inceneratori i mbetjeve në Fier”   ka qenë pronë e Vrionasve . Sipas të dhënave  historike në vitin 1854, Kahreiman Pasha u shkëput nga Berati dhe themeloi degën e Vrionësve që u vendosën në Fier. Dhjetë vjet më vonë ai ndërtoi tregun e qytetit.  Fieri u themelua si qytet nga Kahreiman Pashë  Vrioni,  i biri  i Omer Pashë Vrionit që e kishte nisur më parë. Sulejman Pashës i kanë  vendosur një përmendore në qendër të Tiranës  për kontributin që ka dhënë për themelimin e Tiranës.  Në Fier s’gjen,  jo përmendore apo  bust,  por as dhe  një rrugë, apo  shkollë për atë  që krijoi Fierin!   Kjo është e çuditshme …!            Evdal   NURI

ILIAZ  VRIONI. Tri herë Kryeministër, pesë herë Ministër i Jashtëm

 

Jusuf  Vrioni. “Fisniku  i dijes”

 

Mehmet Ali Vrioni. Nënkryetar i “Lidhjes  së Prizrenit”