30-vjet nga rihapja në Shkodër e Xhamisë së parë pas rrëzimit të komunizmit
Hafiz Sabri Koçi, ringriti nga hiri institucionet e kultit!
Vlerësimi i Presidentit Meta: “Me ndryshimet demokratike, myslimanët shqiptarë rifituan liritë fetare dhe, me në krye udhëheqësin e ndritur Hafiz Sabri Koçi, ringritën nga hiri institucionet e kultit. Frymëzuese do të mbetet përherë lutja e Hafiz Sabri Koçit, i cili edhe pse kaloi një kalvar vuajtjesh në burgjet komuniste për gati dy dekada, nuk bëri kurrë thirrje për hakmarrje, por na mësoi: “O Zot, bëj që të falimentojnë zullumqarët me zullumqarët, njëri me tjetrin, të paguajnë hakun ndërmjet tyre”, -tha Meta.”
Hafiz Sabri Koçi, prijë si i mendimit të lirë.
1- Ditë e paharruar për besimtarët shkodranë e gjithë Shqipërinë. Këto ditë të gjithë myslimanët kujtojnë ditën kur në 16 Nëntor 1990 në Shkodër , u rihap “Xhamia e Plumbit”. Dita që shënoi fitimin e lirisë së besimit. U vra frika, fitoi e drejta ndaj dhunës dhe gënjeshtrë s. Ceremoninë madhështore të kësaj dite e drejtoi Hafiz Sabri Koçi, aq i dashur për besimtarët. Njeriu model që gërshetoi në personalitetin e tij vlerat e besimit dhe diti t’i mbrojë ato në kohë të vështira, duke ruajtur në të njëjtën kohë dinjitetin e një besimtari dhe njeriu të përsosur. Ai u bë për shqiptarët simbol i liderit të drejtë, besimtarit të mirë, mikut më të afërt, atdhetarit të flaktë, si dhe flamurtar i rimëkëmbjes së vlerave njerëzore në vendin tonë.
2–Adliu , djali më tregon: “Baba ka patur një jetë të vështirë, por e gjitha në shërbim të fesë .” Gjithë jetën e tij, ia kushtoi besimit në Zot. Punoi që të rrënjoste te njerëzit besimin, Ai nuk u mor kurrë me politikë, përkundrazi politika u mor me të. Këtë “dallëndyshe” të fjalës së lirë, regjimi diktatorial u përpoq që ta përdorte për interesat e tij, por dështoi përballë vendosmërisë së tij. Atëhere regjimi vendosi, që ta diskretitojë , dhunojë , burgosë , por ai nuk u përkul asnjëherë, sepse pati mbeshtetje tek i “ Madhi Zot”.
Pas 20 vjet, 4 muaj e 18 ditë i shpëtoi kafazit të izolimit dhe “fluturoi i lirë për t’u bërë burim frymëzimi në gjithë Shqipërinë e më gjërë, për të ringjallur besimin te i Madhi Zot. Hyri 45- vjeç dhe doli i moshuar 65- vjeç nga burgu. Kishte 4 vjet që kishte dalë nga burgu famë keq i Spaçit. Punonte punëtor krahu në “Ndërmarrjen e Parafabrikateve Bujqësore” . Në zyrat e Komitetit Partisë Shkodër po përmendej emri i tij, sepse ata që e përgjonin, raportonin se në shtepinë e tij në lagjen ‘Rus’, hynin shumë njerëz dhe se Hafizi kishte filluar aktivitetin përsëri kundra regjimit.
Para vitit 1966 besimtarët shkodranë e njohën Hafiz Sabriun, si njeriun model që gërshetoi në personalitetin e tij, vlerat e besimit. Një ndër predikuesit më në zë, me një përgatitje të lartë teologjike, i përkushtuar e i palodhur, në shërbim të besimtarëve. Binte në sy për organizimin e shumë aktiviteteve me gratë e sidomos me rininë. Duke shërbyer në disa lagje në qytetin e Shkodrës, si Luguçezme, Perash, Dudas dhe Rus, fitoi popullaritet të madh te besimtarët, gjë që regjimit nuk i pëlqente. E larguan disa herë nga Shkodra duke e dërguar Nënmyfti në Krujë, Myfti në Kavajë, që ta pengonin në aktivitetin e tij në Shkodër.
Pas rënies së Murit të Berlinit, Shkodra e dijes, e kulturës dhe bashkëjetesës fetare, filloi të lëvizte. Kështu më 4 Nëntor 1990 u dha një meshë nga Dom Simon Jubani ku morën pjesë besimtarë të dy besimeve, kurse me 11 Nëntor, mesha kryesore.
3- Si e gjeti Hafizin dita e premte 16 Nëntor 1990 ? Besimtarët i kërkuan Hafiz Sabriut që të organizonte ceremoninë e rihapjes së “ Xhamisë së Plumbit”. U punua ditë e natë që xhamia të pastrohej nga ferrat dhe balta e lumit që të përgatitej për ceremoninë.
Grupi nismëtar nxorri shpalljen. Po atë ditë Hafiz Sabriun e thërasin në Degën e Punëve të Brendëshme, duke i bërë presion që të mos shkonte në ceremoni. Disa të rinj nga grupi i nismëtarëve u grumbulluan para degës duke i detyruar ta lironin. Duke patur frikë se mos e pengonin për të marrë pjesë Hafiz Sabriun në mesnatë, e marrin me një makinë qumështi dhe e dërgojnë në shtëpinë e familjes Myftia, që ishte pranë “Xhamisë së Plumbit”. Kjo shtëpi, ishte derë e hapur e sofë r e shtruar për të gjithë besimtarët në këto ditë të shënuara. Edhe pse ishte dhënë urdhëri në të gjitha ndërmarrjet për të mos marrë pjesë në ceremoni, me mijëra besimtarë myslimanë, katolikë e ortodoksë, nga fshatrat e qytetet përrreth po mblidheshin te xhamia që në më ngjes. Atë herë dërguan në shtëpinë tonë të plotfuqishmin që të jepte leje për të shkuar në ceremoni.
Në orën 10.30 filloi ceremonia. Ishin rreth 50 000 vetë që mbushnin kodrat përreth. Gjatë fjalës së tij kishte një qetësi të jashtëzakonëshme e vë mendje të madhe. Ai foli me një pasion të veçantë, për kënaqësinë që ndjente në këtë ditë të madhërishme për hapjen pas 25 viteve të Xhamisë në Shkodër. Ceremonia e 16 Nëntorit 1990 në Shkodër , nuk qe thjesht një ceremoni fetare. Takimi me ”Në në Terezën “
Në fillim të fjalës së tij, Hafizi tha: “Vëllezër myslimanë, katolikë, ortodoksë, mbi të gjitha vëllezër Shqiptarë!”. Kjo ishte thirje për bashkëjetesë e harmoni fetare e atdhetare. Ai vazhdoi : “S’ka krim më të madh se t’i mbyllësh tjetrit derën e shpirtit , derën e ndërgjegjes e të kujtesë s të të madhit Zot”.
Po atë ditë grupi nismëtar mori vendim për krijimin e “Bashkisë Islame Shqiptare.” Hafiz Sabriu nuk kishte ç’të humbiste! Kjo i jepte shpresë e besim. Ai ishte i pamposhtur. Jo si një plak 70 -vjeçar, por si një djalë 30 -vjeçar. Udhëtoi kudo, në çdo skaj të Shqipërisë, për të hapur xhami e këshilluar besimtarët, për të përhapur besimin dhe ligjet hyjnore . Në 14 shkurt 1991 në pallatin e kulturës “Ali Kelmendi” Tiranë , u mbajt mbledhja me përfaqësues nga e gjithë Shqipëria. Kryetar i “Komunitetit Mysliman Shqiptar” u zgjodh Hafiz Sabri Koçi.
4- Vlerësime kudo për prijësin e mendimit të lirë … Dom Simon Jubani i dërgoi një letër Hafiz Sabri Koçit ku theksonte: “Kur gjendeshim në burg së bashku nuk kemi pas frig me i festue Festat Fetare, biles edhe tuej këmbye vizita te njeri- tjetri për Bajram e Pashkë, nën hundën e atyne që na mbanin në burg për të vetmin krim, se besonim në Zotin dhe reklamonim të drejtat e Njeriut. Me ndihmën e Zotit në vjetin 1990, së bashku në Shkodër hapëm Kishën dhe Xhaminë e parë në Republikë, mbas 30 vjetëve …”
Rapsodi Dedë Shyti shkruante: “Në nadëdhjetë i duel zani,/ Meshën n’vorre si tufani,/ celebron Simon Jubani./ Kur e lëshoi në Shkodër shkëndinë./ E çoi peshë të gjithë rininë,/ N’xhami t’plumbit me Hafiz Sabrinë.” Prof. Dr. Shefqet Ndroqi kujtonte: “Si një aktivist kam qenë pranë Hafizit, i cili punonte me zell të madh, pa u kursyer, nuk merte parasysh e nuk donte t’ia dinte për vështirësitë në punën e tij për të ripërtërirë fenë. Megjithë vuajtjet që kishte kaluar, ishte tepër i gjallë e luftarak në të gjitha takimet, në të gjitha bisedat, gjithmonë i saktë e i shkathët”.
Shkrimtari Xhahid Bushati shkruan: “Mbi bardhësinë e mëngjesit, plaku i urtë u shfaq si shtegtar , e kish marrë malli për xhaminë, dhe hyri si një ëndër e bardhë .
E njohën Hafizin e Xhamisë Plakë… Dikush qau. (Dikush Fatiha këndon…)U afruan e i puthën dorën , Si për të thënë : Hafizi jeton” ..! Ai është takuar disa herë me Papa Gjon Pali-II, Nënë Terezën, si dhe me krerët e komuniteteve fetare. Në këto takime ka theksuar me forcë të madhe, bashkëjetesën fetare në Shqipëri si shembull i shkëlqyer për Botën. Kjo bashkëjetesë u duk qartë, gjatë 13 viteve të drejtimit të K.M.SH. Me urtësi, arsye, tolerancë zgjidhi çdo keqkuptim , çdo vështirësi që dilte në punë e kudo. Aktiviteti i tij kudo nëpër botë, në takime e konferenca të ndryshme , paqyroi gjendjen e mjeruar ekonomike e shpirtërore të popullit shqiptar. Më 18.6.1991 u nisën në Mekë të Arabisë Saudite 165 besimtarë Islamë nga Shqipëria për haxhillëk. Në krye të këtij grupi ishte Hafiz Sabri Koçi, si “Kryetar Komitetit Mysliman Shqiptar. “U muar vesh që Haxhi nga Shqipëria kishte bërë 20 vjet burg se predikonte mësimet e Zotit, që në këtë vend ishin të ndaluara. U befasuan e të gjithë donin ta takonin e t’i shtërngonin dorën, ta përqafonin për vuajtjet, por dhe për besimin e palëkundur ndaj Zotit. Ishte i sëmurë nga tensioni e zemra. Vuajtjet e torturat në burg kishin bërë punën e vet. Në Mekë, kur i ofruan ndihmë mjekësore, ai iu përgjigj: “Ndihma më e mirë për mua, është hapja e një xhamie dhe e një shkolle fetare në Shqipëri”.
Një vit pas vdekjes, Hafiz Sabri Koçi është vlerësuar si një nga 100 udhëheqësit myslimanë të Shekullit XX-të. Kjo nga “Instituti i Kërkimeve Objektive”, botuar në New -Delhi të Indisë.
Një besimtar ditën e Bajramit më tha : “Si Hafiz Sabri Koçi, Shqipërisë i vjen një herë në 200 vjet ! Dhe ai kishte të drejtë. Na mungon shumë të gjithëve. Ai ishte e do të mbetet: ‘Prijësi i mendimit të lirë.’
Hafiz Sabri Koçi duke folur me rastin e hapjes të “Xhamisë Plumbit” në Shkodër 16 Në ntor 1990.
Takimi me Papa Gjon Palin e II-të