Dr. Zekri Palushi: Përmbledhje rreth problemeve covidiane të vitit që po kalon

Dr. Zekri Palushi, (MD)

Australi

Sigal


Siç po shofim nga ngjarjet dhe rrezultatet e deri-tanishme, vaksinat nuk kanë ardhur që të luftojnë kundra këtij virusit, por virusi ka ardhur,për të sjellë vaksinat.

Ndërkohë që vaksinat kundra covid-it, paraqiten shumë të efektëshme dhe të sigurta, -Angjensia Rregullatore e Produkteve Mjekësore të Mbretërisë së Bashkuar, (The UK Medical and Healthcare Products regulatory Agency), ka publikuar raporte që tregojnë se deri me 23 qershor 2021, atje janë raportuar 1,007,353 evente të padëshiruara, -ku përfshihen: mpiksje gjaku, paraliza, qorrime, goditje cerebrale, të dridhura, evente akute të zemrës, etj. Rraporti përfshinë edhe 1,403 fatalitete. Siç dimë, popullsia e UKs, është 66 milion, nga këto, më se 38 miljonë janë vaksinuar (me dy doza), -pra, nga një përllogaritje e thjeshtë del se, 1 në çdo 38 njerëz, së bashku me vaksinimin, janë duke pasur edhe efekte të padëshirueshme.

Ndërsa në Amerikë, -Sistemi i Rraportimit të Eventeve të padëshirueshme të Vaksinave, (Vaçine Adverse Events Reporting System), -i qeverisë së USA, ka rraportue efekte anësore pothuajse të njejta, si dhe 11,405 vdekje.

Edhe Agjensia Europiane e Mjekimeve (The European Medicines Agency), ka rraportuar më se 10,000 Europian të vdekur, dhe 400,000 të tjerë, me dëmtime serioze.

Megjithëse eventet e padëshirueshme prej këtyre vaksinave nuk rraportohen plotësisht, prap-se-prap, kjo agjensi, deri në javën e parë të majit, 2021, -(nga 27 vendet e Unionit European, -EU), ka marrë 415,829 rraportime për efekte të padëshirueshme seroze, si dhe vdekje, të shkaktuara nga një prej këtyre 4 vaksinave.

Vaksinat më fatale në Europë, po provohet që të jenë vaksinat mRNA, të prodhuara me një teknologji të re, dhe të provuara për herë të parë. Si tashmë dihet, -kjo është një teknologji eksperimentale e re, që bazohet në teknologjinë gjenetike, (pra këto janë më shumë si manipulime gjenetike, se sa vaksina), që nuk kanë marrë një aprovim rregullues më parë se të viheshin në përdorim, -ndërkohë, në të gjithë, (dashje-apo-pa-dashje), jemi pjesëmarrës të fazës së tretë të këtij eksperimenti gjigand.

Të dhënat tregojnë se: Nga të vaksinuarit me Pfizer, kanë vdekur 5,368 vetë, -kurse nga vaksinimi me Moderna, lidhen 2,865 vdekje. Ndërsa prej këtyre dy vaksinave së bashku, janë rraportuar 193,513 dëmtime të ndryshme.

Me vaksinën AstraZeneca, lidhen 2,102 vdekje të rraportuara, dhe 208,973 dëmtime të ndryshme, -gjë që e bën këtë, – vaksinën më të rrezikshme, në krahasim me të tjerat. Megjithate, me sa di unë, -17 vende Europiane e kanë stopuar përdorimin e saj, deri sa të dalin të dhëna shkencore, në lidhje me sigurinë e kësaj vaksine.

Në lidhje me vaksinën e katërt, -Johnson & Johnson, ka rraportuar 235 vdekje, dhe 2,873 dëmtime të ndryshme.

Më e keqja është se, -ndërkohë që çdo ditë e më shumë po evidentohen pasoja të rrezikshme, -në rritje, -të rinjtë janë vu në shinjestër për t’u vaksinuar. Atyre u premtohen para, dhe ushqim falas, por në të njejtën kohë, nëse s’vaksinohen, ju mohohet hyrja në lokale të ndryshme argëtimi, dhe bile, ata s’do të lejohen të marrin pjesë as në leksionet universitare!

Por, në të vërtetë: a na mbrojnë këto Covid-vaksina, dhe a e prevenojnë shpërndarjen e këtij virusi?

Deri më tani, nuk ka një evidencë që këto vaksina e prevenojnë infeksionin covidian, apo transmetimin e këtij virusi.

Po çfarë dimë ne- diçka më shumë- për teknologjinë mRNA?

Kësaj pyetje po i përgjigjem, duke ju referuar Dr Igor Shepherd (MD), ish-manager i Unitit të Pregatitjes në Departamentin e Shëndetësisë, dhe anëtar i Grupit të Përgjigjes ndaj COVID-it, në Ëyoming, (USA), i cili pas një fjalimi në Colorado, me titull: “Mbajeni Coloradon në liri, dhe të hapur” (“Keep Colorado Free and Open”), -ju dha një “Leje administrative”, -por ai, në vend të kësaj, preferoi të japë dorëheqjen e tij, nga detyrat që kishte në këtë departament.

Në artikullin e tij, -“Vaksinat mRNA: Armë të Heshtura”, (“mRNA Vaçines: The Silent Weapon”), -ai thotë se Kompanitë e Vaksinave Covidiane, insistojnë se vaksinat mRNA, nuk e ngacmojnë DNA, por, a duhet ne t’ju besojmë atyre qorrazi, kur dimë se teknologjia mRNA, fillimisht ishte zhvilluar dhe përdorur nga sovjetikët me qëllim, shkatërrimin e të gjithë popullsisë? -A duhet t’ju besojmë atyre kur dimë se s’ka një studim për efektet e tyre afat-shkurtëra, apo afat-gjata, dhe ç’farë fatalitetesh mund të ndodhin më vonë? -A mund të injorojmë faktin se ingridientët e vaksinave të Covid-it përdorin qëliza fetale, që potencialisht mund të inicojnë kancer, si dhe lëvizje të sistemit auto-imune, në të vaksinuarit. -A duhet ne, të mbyllim sytë ndaj materialeve sintetike toksike dhe jo-dekompozuese, (biodegradable), -siç është polyethylene glycol (PEG), që përdoret për bërjen e vaksinës, -kur dimë se PEG shkakton ndërprerje të funksionit qelizorë, dhe provokon shenja të rënda neuro-psikiatrike në ata që do të lindin nga nënat e vaksinuara? -A duhet t’ju besojmë udhëheqësve, kur ata thonë se vaksinat mRNA, janë të sigurta, edhe pse ata e dinë se janë duke marrë rraporte që tregojnë se këto vaksina janë duke dhënë dëmtime të ndryshme, dhe vdekje nga ç’rregullimet e koagulimit të gjakut, formim pathollogjik trombesh, paraliza të syve, fytyrës, kaos neurologjik, Guillain-Barre syndrome, ç’rregullime të zemrës, inflamacione të zemrës, dhe abortime të shumta?

Vetë krijuesit e këtyre vaksinave, -patjetër që prisnin, apo e dinin se këto vaksina do të shkaktonin edhe fenomene te padëshirueshme,- apo edhe vdekje, prandaj, këto gjigande farmaceutike, para se t’i vinin në dispozicion këto vaksina, kërkuan që të përjashtohen nga pasojat ligjore, për efektet e mundëshme anësore, si dhe vdekjet, që mund të vinin nga këto vaksina!

Pra shumë probleme fshihen prej këtyre vaksinave, -dhe e keqja është se masat, -prej dekadash e kanë pranuar vaksinimin, si një mjekim preventative, kështu që shumica, mund ta hedhin poshtë mundësinë që një vaksinë mund të përdoret si një armë-biologjike (bioëeapon), kundër tyre. Megjithatë, çdo ditë e më tepër, njerëzit po zgjohen, dhe numëri i të alarmuarve po rritet. Tashmë, populli po e kupton se kjo pandemi s’ka të bëjë shumë me shëndetin, apo sigurimin e shëndetit, por  më shumë se çdo gjë tjetër, ka të bëjë me: ri-strukturimin dhe shkatërrimin e ligjeve, të drejtave civile, dhe lirive, pra: gjithçka që mund të ndodhë, kur një armik merr frenat/qeverisjen, por jo gjatë një pandemie.

Dr. Shephert ndër të tjera thotë se: Evidencën e një lufte globale e shofim gjithandej, nga aleanca diktatoriale globale, që është formuar në mes shteteve, tek shkelja e të drejtave civile, tek burgosja e qytetarëve brenda shtëpive të tyre, tek shkatërrimi i bizneseve private, tek rregullat ekstreme për mbajtjen e maskave, tek ligjet e reja brutale, që ju mohojnë qytetarëve të pavaksinuar të drejtat për të punuar, për të ngrënë në restaurante, apo  të shkojnë në teatro. Pra, këto s’janë përgjigje normale ndaj një pandemie, veçanërisht kur tashmë dimë se përqindja e fatalitetit të kësaj pandemie është jo më shumë se 0.1%-0.5%. Këto veprime mund të ndërmerreshin vetëm nga një rregjim komunist despotik.                                                                                                                                                             Duke i bërë këto bio-vaksina të detyrueshme, ata janë duke na shtyrë me zor që të luajmë Russian Roulette, por në këtë rast, në 6 foletë e revolverit, në vend që të fusnin një plumb, kanë futur 5.

Është e çuditshme se, edhe pse rastet me Covid, hospitalizimet, si edhe vdekjet, janë në rritje, në Izrail, edhe pse mbi 90% e moshave të vjetra janë vaksinuar, shteti është duke i shtyrë njerëzit agresivisht, që të marrin dozen e 3të.

Lëvizja dëshpëruese për dozën e 3-të, është një manifestim dëshpërues paniku, -(rreth dështimit të vaksinave), që autoritetet shëndetësore, s’duan ta pranojnë haptazi, por që është duke ndodhur, dhe është thellësisht anti-shkencore.

Vaksinat mRNA, nuk janë sodë buke, ata kanë një efekt biologjik të thellë, janë grimca të mbështjellura me dhjamë, dhe efektet e tyre afat-gjata, nuk dihen. Ata shpërndahen në të gjithë trupin, (pamvarësisht se na është premtuar se nuk shpërndahen). Po kështu, ata marrin peng makinerinë e qelizës, -ekzaktësisht në të njejtën rrugë që një virus aktualisht bën. Kështu pra, këto vaksina, i detyrojnë qelizat tona që të prodhojnë proteinën me xhëmba (spike protein), dhe atëherë, në përgjigje të kësaj proteine, trupi jonë detyrohet të prodhojë anti-trupa.

Në këtë rast duhet të përmendim edhe ata njerëz, që kanë kaluar një infeksion covidian, -vaksinimi i të cilëve mund të jetë shumë i rrezikshëm për to.

Po kështu: sipas Dr Paul Elias Alexaner, PhD, (që konsiderohet si një ekspert global, në COVID-19),  fëmijët duhet të konsiderohen të vaksinuar, sepse ata kanë një imunitet natyral (innate immunity), këtë ai e ka shpjeguar shumë mirë nga ana shkencore, që, nëse dikush është i interesuar të njifet më hollësisht me mekanizmat e kësaj mbrojtje, ju lutem të më kontaktojë nëpërmjet redaksisë së kësaj gazete.

Tash le të ndalemi pak më konkretisht në sjelljet manipulative, dhe qëndrimet zyrtare, që duan të na bëjnë të besojmë se covid-i është kërcënimi më i madh që njerëzimi ka parë. Po kështu, pamvarësisht evidencës, ata duan t’na bëjnë të besojmë se vaksinat janë ‘të sigurta dhe efektive,’ndërkohë që dimë se qeveritë kanë shpenzuar miliona-miliarda dollaër, për të shpërndarë mesazhet e tyre në të gjitha kanalet televizive të mundëshme, që do të thotë se miliarda dollarë kanë përfunduar në arkat e medias, big-tech, dhe kompanitë mjekësore, për promovimin e mesazheve qeveritare, aspak të mbështetur në një shkencë të mirëfilltë. Për ata që mendojnë se kjo s’mund të ndodhë, unë po jap një shembull, duke ju kujtuar shkencëtarët e paguar nga Kompanitë e Duhanit, ata gjithmonë ju qëndruan besnikë këshillave të tyre “shkencore,”-që pirja e duhanit s’ishte as e rrezikëshme, dhe as adiktive.

Pra, ka plot shembuj, që tregojnë se në shumë raste, paratë para-përcaktojnë rrezultatet “shkencore.” Dhe dihet se, kur paratë rrjedhin prej qeverisë, -së bashku me to, fillon edhe rrjedhja e propagandës. Për këtë arsye, ne s’mund të gjejmë në media, asgjë për të lexuar, rreth efekteve anësore të vaksinave të covid-it, apo efektet e dëmshme të mbajtjes së maskave, mbylljes së njerëzve në shtëpitë e tyre, mbylljen e vendit, (lockdouns), etj.

Mediat, s’flasin asgjë rreth vdekshmërisë, që në të vërtetë është më e lartë në ato vende me përqindje vaksinimi të lartë. Arsyja që ata s’tregojnë, pra është përfitimi që ata bëjnë nga reklamat/publicitetet e qeverive, dhe subvencionet që marrin nga këto qeveri.

Fatkeqësisht, edhe doktorët janë kompromentuar nëpërmjet kërcënimit me sanksione,ndërsa spitalet janë duke përfituar.

Pra, gati gjithsecili është përfshirë në COVID “Gravy Train”, (pozicion, në të cilin një person apo grup njerëzish, paguhen me një shumë parash, që nuk jutifikohen me punën që bëjnë), -dhe sigurisht që ata s’duan që kjo rrjedhje parash nga qeveritë, të stopojë.

Medias do t’i kujtoja një thënje të Dan Bongino-s, (Amerikan: komentator politik, shkrimtar,…),- “Vetëm pse dy burime tregojnë të njejtën gënjeshtër, kjo se bën këtë gënjeshtër të vërtetë”  (“Just because tëo sources tell the same lie doesn’t make the lie true”).

Prandaj s’duhet shumë mend që ne  të kuptojmë se sa zor është për të ditur të vërtetën.

Për informacion të lexuesve po paraqes një fotografi të kopertinës së librit ‘COVID-19: The great RESET’, me autor Klaus Schwab, -presidenti i Forumit Ekonomik Botëror të Davos. Nëpërmjet këtij libri, ai don që të pregatisë audiencën e tij, për një Shoqëri Orwelliane. -Klaus Schwab, -vdekjen e 40% të popullsisë së botës, nga Covid-19, -e shef si një event të dëshirueshëm!!!

Ndoshta në këtë rast, (me shpresë se do ta kuptoni, dhe do t’i lidhni mendimet e mija), po flas pak edhe për Fashizmin, (që siç dihet është themeluar nga revolucionari socialist, Benito Mussolini), ai i konsideronte  bankat e mëdha, bizneset e mëdha, kompanitë e mëdha farmaceutike (Big Pharma), globalët dhe multinacionalet, si armiq. Kjo mënyrë mendimi, buronte nga ndryshimi bazë në mes të komunizmit dhe fashizmit. -Komunizmi është socializëm internacional , -ndërsa Fashizmi është Socializëm nacional.

Fashizmi gjithashtu propagandon një mënyrë jetese mjaft të thjeshtë, disi të vështirë, dhe primitive –(pra përmban a back-to-nature gene), -që e bën këtë, të pranojë nudismin, vegjetarianismin, mjekimet popullore, dhe folklorin. Pra, pak-a-shumë, kjo mund të ilustrohet me slloganin Enverian, “Të luftojmë kundra rehatisë personale.”

Po e mbyll këtë shkrim me dy pyetje reteorike:

-Nëse vaksinat punojnë, atëhere çfarë është duke ndodhur?

-Nqs këto vaksina nuk punojnë, atëhere pse na duhet të vazhdojmë të marrim pjesë në raundet e mëtejshme të këtij eksperimenti të dështuar? Aq më pak, t’lejojmë që fëmijët tanë të vaksinohen.

Për shumë nga ne, kjo përiudhë ka qenë një nga gjërat më të vështira që na u imponua gjatë më se 20 muajve. Po kështu, është për të ardhur keq, dhe në të vërtetë, është shumë e dhimbëshme të shohësh njerëz të mençur, e shumë të ditur, që kanë zgjedhur që të mbyllin sytë, për të mos parë, atë ç’farë është duke ndodhur në të vërtetë.

Përfundoj duke përfituar nga rasti fatlum, që me një respekt të madh, dashamirësi e mallë për të gjithë shqiptarët kudo që janë, t’ju uroj një fund-viti të gëzuar, e të shëndetshëm, -njëherësh të lutemi që Viti i Ri 2022, të na sjellë shëndet, paqë, lumturi, harmoni, dhe liritë e vjedhura padrejtësisht.