Qëllimi i këtij konkursi ishte që përmes metaforave të pikturuara të pasqyronin këtë temë kaq të ndjeshme për ditët e sotme, sidomos për të rinjtë të lidhur aq fortë me botën digjitale.
Karikaturisti Arben Meksi fitoi çmimin e dytë duke marrë medaljen e argjendtë me karikaturën: “Të rinjtë të prangosur me sy përmbi xham, po harrojnë te qeshin, po harrojnë të qajnë.

Në godinën e Radio Televizionit Shqiptar, në sallën e orkestrës u organizua mbrëmja “Gala” e ndarjes së çmimeve të bienales së tretë të karikaturës “Niko Nikolla”, ku morën pjesë personalitete të politikës, kulturës dhe artit si dhe dashamirës të humorit dhe artit të karikaturës.
Në këtë konkurs morën pjesë karikaturistë nga 54 vende të botës ku 256 autorë paraqitën 709 punime.
Konkursi u zhvillua për dy tema, tema e parë: “Jetojmë në një botë digjitale” dhe tema e dytë: “Portreti me humor i politikanit Dritan Abazoviç”.
Juria ndërkombëtare në fazën e parë të konkursit seleksionoi karikaturat më të mira, të cilat shprehnin më qartë temën e konkursit dhe kishin nivel më të lartë artistik.

Nga 200 karikaturat e seleksionuara u zgjodhën karikaturat fituese.
Qëllimi i këtij konkursi ishte që përmes metaforave të pikturuara të pasqyronin këtë temë kaq të ndjeshme për ditët e sotme, sidomos për të rinjtë të lidhur aq fortë me botën digjitale.
Karikaturisti Arben Meksi fitoi çmimin e dytë duke marrë medaljen e argjendtë me karikaturën: ”Të rinjtë të prangosur me sy përmbi xham, po harrojnë të qeshin, po harrojnë të qajnë.
Karikatura fituese u vlerësua për metaforën e goditur, mesazhin që përcjell dhe realizimin artistik.
Në oborrin e brendshëm të RTSH, karikaturisti Arben Meksi hapi një ekzpozitë me 15 punime në karikaturë.
Ky ishte çmimi i tretë ndërkombëtar i marrë nga autori brenda këtij viti, pas çmimit të Kroacisë dhe çmimit në Kosovë.
Çmimin e parë për temën: “Portreti me humor i politikanit Dritan Abazoviç” e fitoi karikaturisti nga Peruja Walter Toscano.




















