Avnija Hafuzi Konsull Nderi i Republikës së Shqipërisë merr dekoratën me titull ” Për kontributin ndaj qytetarëve të Somogyit”

623
Sigal

Dita e festës më të madhe të qarkut të Somogyit , nisi me ngritjen e flamurit dhe më pas vazhdoi me ceremoninë festive të organizuar në sallën kryesore pranë zyrave të këtij qarku në qytetin e Kaposvarit.
Me rastin e 522-vjetorit të të akordimit të dekoratës së qarkut me
titull” Për kontributin ndaj qytetarëve të Somogyit”, Presidenti i Asamblesë së Qarkut të Somogyit z. Biro Norbert ia dorëzoi këtë dekoratë Avnija Hafuzit , Kalorës Mbreti, Konsull Nderi i Republikës së Shqipërisë në Hungari, Ambasador i Paqes , President i Federatës Botërore të Karatesë( IJKA) Z. Avnija Hafuzi gjatë zhvillimit të ceremonisë u takua dhe me Kryetarin e Bashkisë së Kaposvarit, z.Szita Karoly, i cili e uroi me rastin e marrjes së dekoratës.
Avnija gjatë ceremonisë u shoqërua nga Hortobagyi Ferenc, që ka bashkëpunuar ngushtë në organizimin e ndarjes së ndihmave gjatë viteve.
Një takim të veçantë për Avnija Hafuzin rezervoi edhe Dr.Gyenesei Istvan, ish ministër, ish deputet i parlamentit hungarez dhe tashti anëtar i Asamblesë së Qarkut të Somogyit.
Ai vlerësoi mjaft faktin që për dhënien e kësaj dekorate të rëndësishme zotit Hafuzi,në Asamble u votua njëzëri.