Ahmet Demaj: “SHTËPIA MBI LIQEN” dhe nusja italiane që detyroi vjehrrin t’u mësonte shqip fëmijëve të saj

207
Sigal

Telegraf.al / Kafen e mëngjesit e hapëm me vendimin e Parlamentit për të shpallur Festë Kombëtare. 22 Nëntor, Dita e Alfabetit. Kujtuam gjuhëtarët: A. Xhuvani, K. Cipo, S. Riza, Sh. Demiraj, R. Memushaj, M. Domi, I. Ajeti, Gj. Shkurtaj e dhjetra të tjerë. Vazhduam me shqetësimet e gjuhës shqipe sot. Shembullin pozitiv të Kosovës me emrat, Vlora, Labëria, Saranda, Berat, Drin etj. Sollëm kujtime nga takimet e Shoqatës “Labëria” në Prishtinë dhe Preshevë me vajzat që mbanin këto emra. Todi Petro kishte të kundërtën e shqetësimeve tona. Më mori nusja e djalit (është me kombësi italiane) dhe më tha:  Babush bashkë me mamanë ju dua në Itali, kam një problem. U bëra merak dhe preva biletë menjëherë. Të nesërmen në orën 15.00 mbas dite harritëm. Na pritën. Nuk pashë ndonjë shqetësim, por zemrën e kisha akull. E kuptoi nusja që ishim të shqetësuar dhe e hapi muhabetin. Ju thirra të rrini 6 muaj këtu, që fëmijët e mi të mësojnë Gjuhën Shqipe. (Është gjuha e kombit të tyre). Nuk e prisja një akt kaq human dhe patriotik. E përqafova si vajzën time dhe e falenderova për kontributin që po jep. Qënka me kulturë tham njëzëri. Po tha Todi, bile ka shkruar dy libra dhe një të tretë e ka në dorë. Librin “Shtëpia mbi liqen” e kam të përkthyer në shqip. Ma solli librin. Planifikova një të dielë të merresha me të. Ç’ndodhi? Nga ora 09.00 deri në orën 16.00 e lexova librin me 233 faqe të ndarë në 16 kapituj. Rrallë herë më ndodh kjo dukuri. Lexim pa ndërprerje. Pse ndodhi? Përkthimi është amatoresk, bërë nga Arben Petro, por që te lexuesi i vëmendshëm e përcjell saktë qëllimin që ka autorja CATIUSCIA RUBECA. Edhe sikur vepra të klasifikohet pjesë e letërsisë së realizmit, edhe sikur të jetë fantazi e narrativës së autores, libri të tërheq të mos ndalosh të njihesh me situatën që krijon skema, personazhet, struktura e romanit, fabula, të cilën është ndërtuar. Personazh kryesor janë shtatë rreth të cilëve ka zhvillim dashurie, ka përmbushje detyrimesh të ndërsjella, ka komedi, ka tragjedi, ka të njohura publike për mirë të profesionit gazetaresk, ka të panjohura që në fund te personazhi kryesor Kejsi thërret me forcë: Kush jam unë? Pak nga subjekti dhe personazhet të kuptojmë pse të mban lidhur deri në përfundim.

Dy gazetarë ANTONIO italian dhe KASANDRA angleze ndodhen me shërbim të agjensive të tyre në XHIBUTI. Njihen, ndihmojnë njëri tjetrin, dashurojnë njëri tjetrin, bashkëjetojnë, por për përmbushje të ëndrrave dhe ambicjeve profesionale, Kasandra niset për Argjentinë, ndahen miqësisht. Mbas 13 javëve ajo i raporton Antonios që është shtatëzënë. Gëzon Antonio dhe gjëndet i lumtur që në lindjen e vajzës do të jetë prezent. Disa fotografi, disa letërshkëmbime bëhen pjesë e arkivës së dashurisë. Argjentina ambjent lufte nga Junta Ushtarake zhvillonte një përndjekje të të gjithëve: Nëna që u kishin vrarë fëmijët, të tjera, që ua rrëmbenin shoqëroheshin me Kasandrën si gazetare. Kjo bën që një muaj pas lindjes Kasandrën e fusin në burg. Antonio  i pa zoti ta ruajë. Nga torturat dhe kryesisht nga infeksioni i qumështit të gjirit, rëndohet shëndeti. Kasandra vdes dhe la pas Kejsin vajzën një muajshe. Çfar ndodhi?

Në çdo krizë, në çdo shtetrrethim, gjënden edhe shtigjet që njerëzit e mirë, si rezultat i rrëfimit para Zotit sakrifikojnë. Kështu ndodh me kujdestarin e burgut, që i hap derën Kasandrës dhe ikën, por kujdestari pushkatohet për vete. Është tepër vonë Kasandra në atë gjëndje arriti të takojë të shoqin, Antonion, por jo vajzën,’ KEJSIN’. Misionet kishtare ndihmojnë Antonion, që vajza e tij të kthehet nga Argjentina në Itali nëpërmjet birësimeve. Kejsin e birëson i vëllai i Antonios, i cili nuk kish fëmijë. Të njohësh vajzën pas pesë vjetëve dhe t’i thuash jam xhaxha? Si lindi, si jetoi, si vdiq e jëma, si u përcoll, si u birësua, cili ishte i ati i vërtetë, cili ishte ai dhe ajo që e rriti u regjistruan pas 5 viteve që iu dorëzua një kuti xhaxha LUIGJIT dhe MIRELËS       që vajza Kejsi i njihte për baba dhe nënë, nga xhaxha Antonio që te vajza e vet u prezantua xhaxha. Kjo kuti mbyllet në mur dhe hapet pas 30 vjetëve që shitet shtëpia. Po më tej Antonio babai i vërtetë shkon dhe banon te “Shtëpia mbi liqen”. Pamje e bukur. Klimë e bukur. Aty përgatitet testamenti: “Kjo shtëpi i ngelet si trashëgim vajzës time KEJSI”. Këtë e dorëzon në gjykatë dhe një kuti si ajo që i dorëzon vëllait të vet, ja dorëzon qiraxhiut LORENCO. Një personazh besnik që është i tradhëtuar nga e dashura e tij se aborton frutin e dashurisë. Shohim dy skaje. Sakrificën për të siguruar mes asaj lufte fëmijën dhe skaj tjetër me paramendim vret nëpërmjet abortit dashurinë. Këtu qëndron talenti i autores zonjës CATIUSCA, që ndërthur ngjarjet, që nxjerr dhe përpunon karakteret, që të lë të zgjedhësh vet, sepse asnjëherë nuk gjeta fjalën apo mendimin personal: “bëri mirë apo bëri keq”. Vet lexuesi ndan shapin nga sheqeri, si i thonë në Labëri, gjykon vet, përkrah atë qëndrim që i pëlqen, kritikon atë që i duket e pamundshme. Vetë lexuesi dyshon, lexon me vëmendje veprimet e personazheve dhe vlerëson autoren për zgjidhjen që u ka dhënë. Autorja ka mundur që nëpërmjet trillit letrar të zgjojë te lexuesi receptor të tillë të ndjenjave për të dalluar reciprocitetin në dashuri. Të njohësh magjinë e fjalës sjellje e mirësjellje i shikon te personazhi LORENCO që urren femrat nga dështimi i parë, por mirësjellja e Kejsit e bën të kthejë rrugë. Mëson: asnjëherë shpresa nuk duhet të humbas siç ndodh me Kasandrën, që del nga burgu pamvarësisht që nuk mbijetoi dot nga torturat e Juntës Ushtarake, që e rrëmbyen. Mëson: se duhet të besosh dhe të kontrollosh si spjegohet nga afrimi te shtëpia e xhaxhait të Kejsit me një djalë që e donte Keisin vetëm për trashëgimin, por që Kejsi e largoi para kohe. Pamvarësisht se ngjarjet kriminale zhvillohen në Argjentinë, syri dhe mendja aktualizon luftën në Ukrainë, luftën, rrëmbimet dhe pengjet, 28 mijë të vrarët në Rripin e Gazës dhe thellë në zemër mallkon: “Mallkuar qofshin ata që sjellin luftën”. Është struktura e librit edhe pse flitet për 1978 në Buenos Aires, për Juntë Ushtarake, për diktaturat, libri të bën të zgjohesh e të qëndrosh vigjilent. Autorja ka ditur të dyshojë në çdo hap.Të bëjë me shumë kulturë monolog.Të ndërtojë më shumë elemente demokratike -dialogun. T’i vërë kufi urrejtjes.Të flas në emër të dashurisë. Po të vesh përballë çiftet Antonio dhe Kasandra, Luigjin dhe Mirelën, Lorencon dhe të dashurën që e braktis, Kejsin babain, nënën, xhaxhain, xhaxheshën, bashkëjetuesin e parë të saj, vërteton atë që thotë populli ynë, por që është universale: “Jeta prerë me të bardhin, me maj me të zeza. Të gjitha pjesë e jetës”. Ka në fund të faqeve 230 – 233 një letër “ese” të babait biologjik të Kejsit. Letra e Antonios që zbulohet bashkë me testamentin, që e dorëzon,për Kejsin qeraxhiu i “Shtëpisë mbi liqen”, Lorenco.

Për vajzën time Kejsi Luiza Kosta!

Të përshëndes bija ime. Është hera e parë që të thërras kështu: “bija ime”. Letra ka vetëm njërën pjesë që ti je bija ime (Antonios dhe Kasandrës; mamaja jote). Lexoje letrën deri në fund. Ishin kushtet. Mos na paragjyko. E kemi bërë për të mirën tënde. Tani njeh veten kush je… Shumë bukur! Janë tre faqe letër, që të mësojë çdo shkrimtar si të krijojë. Nga letra: pyetja kush jam unë merr përgjigje. Mendime, spjegime, qortime, dyshime, vendime të Kejsit e lënduar nga historia e letrave, fotografive të babait “xhaxha” dhe të “xhaxhait” baba. Më në fund jetën do ta pranosh si të vjen. Kjo është historia që shkrimtarja CATIUSCA KUBECA të shtyn të biesh brenda endrrave për më të mirën të shpalosur si detaje, të arrish realitetin (bashkim nga dashuria, urrejtje nga ndarjet). Është lozur bukur për të të mbajtur në ankth, nga krimi, tradhëtia, fashizmi i vjetër dhe i ri, nga jeta dhe vdekja. Kjo ndodh për zhbirime dhe ndërtime artistike me koncepte të pastra estetike. Libri në këtë kohë që jetojmë të sjell sensasion letrar që do ta  shpërndash në çdo tavolinë që bisedohet për art. Thyhen skemat, shkëputen fijet, gjen shkaqe t’i rilidhësh të tëra në një me zgjidhje të mrekullueshme të trillit letrar pa spekulluar me narrativën e të tregurit pa ndjenjë. Zhbirime aq të holla të personazheve të shtyjnë të mendosh se autorja i njeh teknikat e krijimtarisë, se autorja ka lexuar letërsi artistike, se autorja njeh problemet sociale të shoqërisë, se letërsia e saj ka moral të shumicës në shoqërinë që jetojmë. Lexuesi i këtij shkrimi mund të pyes si përfundon subjekti. I braktisuri Lorenco, qiraxhi te Shtëpia e Antonios, njeri me shumë vlera morale i dhuron dashuri Kejsit, kur ajo tmerrohet dhe njeh të vërtetën se kush është. Krijohet besimi i ndërsjelltë i njerëzve të mirë. Kejsi dhe Lorenco përfundojnë të dashuruar.