Troket dimri, Dardha në Korçë ‘mbulohet’ nga bora

1352
Sigal

Dimri duket se ka trokitur në Dardhë të Korçës. Flokët e dëborës vijojnë të bien për më shumë se dy orë, ndërsa Dardha duket se do ta marrë  tani ‘petkun’ turistik të stinës së dimrit. Këto janë reshjet e para të dëborës në qarkun e Korçës.

Kujtojmë se fshati turistik i Dardhës njihet për vizitueshmërinë nga turistët në këtë stinë, pasi bardhësi e dëborës është një ftesë për të apasionuarit e stinës së dimrit.