Trajneri i Katarit, Argjentinës: Nuk kemi ardhur për të bërë foto me Messin

584
Sigal

Trajneri i Katarit, Felix Sanchez, ka thënë se skuadra e tij nuk ka shkuar në Kupën e Amerikës për të bërë selfie me Lionel Messin.

Kjo deklaratë e tij vjen si një “kërcënim” para ndeshjes vendimtare mes këtyre dy kombëtarëve për një vend në çerekfinale, e cila do të luhet sonte në mbrëmje në orën 21:00.

“Është e vërtetë se ne nuk jemi shumë të njohur në Amerikën Jugore, por ne kemi lojtarë super profesionistë dhe kemi ardhur këtu për të garuar, jo për të bërë fotografi me Messin”, tha Sanchez.

“Ata janë favoritë, por ne jemi të obliguar të fitojmë. Do të tentojmë të luajmë ashtu siç duhet ndaj një ekipi që ka lojtarin më të mirë në botë”, shtoi ai