Anketa/ Të rinjtë shqiptarë nuk besojnë më tek politika dhe drejtësia e re, por në vend të parë rendisin Median dhe pas saj SPAK. Të pakënaqur nga kostot e larta të jetesës, rrogat e ulëta, papunësia dhe korrupsioni, kryesisht studentë të nivelit Bachelor duan të largohen nga Shqipëria, duke lënë kështu të kuptuar mosbesimin e thellë përsa i përket progresit të vendit dhe 49,07% janë shprehur se ‘Nuk do të votojnë’ në zgjedhjet parlamentare
INFO
- 49,07% janë shprehur se ‘Nuk do të votojnë’ në zgjedhjet parlamentare
- 67% e të rinjve, kryesisht studentë të nivelit Bachelor duan të largohen nga Shqipëria
Të pakënaqur nga kostot e larta të jetesës, rrogat e ulëta, papunësia dhe korrupsioni, kryesisht studentë të nivelit Bachelor duan të largohen nga Shqipëria, duke lënë kështu të kuptuar mosbesimin e thellë përsa i përket progresit të vendit.
Vit pas viti, fenomeni i emigracionit po merr përmasa alarmante dhe po përfshin segmente të shoqërisë me aftësi. Fenomeni i largimit është më i lartë në Shqipëri, se kudo tjetër në Europë. Qytetet dhe fshatrat braktisen vazhdimisht, duke u kthyer në qytete dhe fshatra fantazmë. Ndërkohë në kohë fushatash, Shqipëria na paraqitet nga subjektet politike si një “fushë me lule”, kur janë me mijëra familje që fëmijët e tyre në emigrim i shikojnë nga telefoni. Situata kaotike po faktohet vazhdimisht nga raportet europiane dhe anketat studentore. Denocime nga grupime studentësh lidhur me abuzimet në “Qytetin Studenti”, që nga tenderat e fryrë për mobilim e deri tani mungesa e ngrohjes, tregojnë panoramën e trishtë, ku shqetësimet bien në vesh të shurdhër, qoftë nga qeveria, ashtu si dhe nga drejtësia. Sikundër edhe sondazhi qartëson se të rinjtë kanë pak ose aspak besim te SPAK.
Askush nuk e dëshiron të largohet nga vendlindja nëse jetesën e ka të siguruar dhe trajtohet si një qytetar i denjë i Republikës brenda të gjitha të drejtave që ia garanton Kushtetuta. E ndonëse në realitet kryesisht studentët, e ardhmja e kombit zvarritet mes buxheteve të vogla përballë çmimeve të larta të tregut. Mungesa e vëmendjes nga instiucionet i sheh si qiraxhinj afatshkurtër nëpër konvikte dhe tarifapagues të denjë për t’u shtrydhur nga universitet, ku milionat që mblidhen në vit nga pagesat e studentëve i kthejnë në ‘lingota ari’. Lingotat e arit simbolizojnë rreth 50 mln. që Universiteti i Tiranës ka shpenzuar për ar dhe argjend. Paradoksialisht, rreth 900 mln janë shpenzuar për riparimin e biblotekës, por asnjë qindark për libra.
“Pashallëqet” nepotike universitare bashkë me pashallarët e klasës politikës kanë krijuar një perandori nepotike. Ku raportet e nxorrën në pah se shtatë Universitetet publike shpenzuan 2.4 milionë euro për ruajtjen e godinave të tyre dhe 2.9 milionë euro për honorarë dhe shpërblime dhe rreth 600.000 euro për pajisjet e zyrave dhe orenditë. 0 lek për kërkime shkencore.
Ndaj studentët shqiptarë kanë të drejtë të jenë të revoltuar, siç kanë treguar dhe posterat e njëpasnjëshme , sidomos ajo që la gjurmët më të mëdha , protesa e 2018-ës. Ata janë të varfër, të pashpresë dhe me shumë pak shanse për punësim.

Sondazhi alarmant
Të rinjtë shqiptarë gjithnjë e më shumë po ulin ndjeshëm besimin tek institucionet. E vendosur krah Parlamentit, Qeverisë, partive politike dhe SPAK, Medias i është dhënë 2.20 nga 5 pikë, më e larta në këtë renditje.
Ka qenë ky rezultati i përftuar nga një sondazh i realizuar nga Portali Studentor në intervalin kohor 19 dhjetor 2023-8 janar 2024.
Më pas vjen SPAK, ku nga 1 deri në 5 pikë, i është dhënë mesatarisht 2.18 pikë, 63,6% e të rinjve kanë pak ose aspak besim tek kjo strukturë dhe vetëm 15,4% kanë shumë besim.
Të pyetur se a do të votonin nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sot, gati gjysma e 1456 të rinjve pjesëmarrës, pra 49,07% janë shprehur se ‘Nuk do të votojnë’, duke i dhënë kështu 2,53 pikë nga 5 nivelit të interest, që kanë për zhvillimet politike në vend.
Të pakënaqur nga kostot e larta të jetesës, rrogat e ulëta, papunësia dhe korrupsioni 67% e të rinjve, kryesisht studentë të nivelit Bachelor duan të largohen nga Shqipëria, duke lënë kështu të kuptuar mosbesimin e thellë përsa i përket progresit të vendit.
Pyetësori synoi të zbulojë perceptimin e të rinjve mbi situatën aktuale ekonomike e politike në vend, që mesa duket rezultati i të cilit vuri gishtin edhe njëherë në ‘plagën’ e shoqërisë shqiptare, fenomenit në rritje të largimit të të rinjve nga vendi.
Paradoksi
Teksa për t’u vlerësuar është iniciativa e të gjithë sondazheve që në një formë përvetësojnë në shifra mendimet e studentëve. Në pikëpyetje mbetet edhe formimi i pyetjeve, me qëllim për të orientuar dhe nxitur studentët drejt emigrimit dhe mos votimit. Pasi kontradiktore mbeten shifrat ku 49 % nuk do votojnë, kështu për të përgatitur terrenin për 51% e mbetur, të cilët mund të përfitojnë shpërblime dhe që i përkasin klaneve të ndryshme. Orientime mendimi që kanë në bazë interesa të ngushta, e që bien dakort me qeverisjen e tanishme, të stërfolur për korrupsion.





















