INFO
“Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se nga viti 2016 deri në vitin 2024 janë financuar më shumë se 42 miliardë lekë, rreth 400 milionë euro për sistemet e-Albania.
Në projektbuxhetin për vitet e ardhshme (p.sh. 2025-2026), janë parashikuar edhe shuma të tjera të konsiderueshme, siç është rreth 18.99 miliardë lekë (196 milionë euro) për e-qeverisjen, që përfshin edhe modernizimin e shërbimeve online.
Në datën 1 maj 2021, 95% e shërbimeve për qytetarët shqiptarë kaluan online përmes portalit e-Albania. Asohe u deklaruasi një hap që do shmangte ryshfetin:“ S’ka më sportele! S’ka më radhë! S’ka më orare! S’ka më as edhe një arsye në botë për të dhënë ryshfet për marrjen e një dokumenti shtetëror!”, u tha . Por miliona eurot që janë shpenzuar vitet e fundit nga taksat e qytetarëve për të mbajtur “në këmbë” shtetin, i cili ka kaluar i gjithi online kanë nxjerrë zbuluar abuzimet, që janë bërë nga Agjencia Kombëtare Shqiptare e Informacionet (AKSHI) që drejtohet nga Mirlinda Karçanaj tashmë në hetim nga SPAK. Faktet tregojnë se dixhitalizimi i të gjitha shërbimeve publike ka shtuar korrupsionin në Shqipëri. Jo vetëm kaq, por sistemi i sigurt i këtij institucioni vazhdon të japë provat se është i dështuar. Jo vetëm që është hakeruar, por në shumicën e rasteve nuk punon. Procesi e-Vizita, pjesë e e-Albania,ku jepen receta për të qytetarët e sëmurë ka qenë i paralizuar duke shkaktuar kaos dhe shqetësim te qytetarët. Ato as shqiptarët s’aplikojnë dot për karta dhe pasaporta.Në një kohë kur e-Albania ka “gllabëruar” 600 mln euro, digjitalizimi i shërbimeve tregoi se sa lehtë hidhen milionat e taksave të popullit për oligarkët dhe sërish sistemi nuk funksionon .Ja denoncimet:
e-Albania në kolaps total, mjekët nuk japin dot as receta e rekomandime
Një mjek denoncoi sistemin e-Vizita, pjesë e e-Albania, pasi sipas tij shkakton pritje të gjata për pacientët që kërkojnë ilaçe, rekomandime mjekësore dhe shërbime të tjera shëndetësore.
Ai thotë se mjekët e familjes kanë akses direkt në platformë, por problemet e shumta të e-Albanias kanë bërë që qytetarët të hasen me vështirësi në marrjen e shërbimeve online.
Sipas mjekut, kjo problematikë është e përsëritur dhe e zakonshme, por kohët e fundit situata është bërë edhe më shqetësuese duke shtuar faktin se për shkak të problemeve që e-Albania ka, shumë qytetarë kanë hasur vështirësi për të marrë certifikata, për të rezervuar takime në ambasada, apo për shërbime self-care për bizneset.
Mjeku i bën thirrje autoriteteve që të ndërhyjnë menjëherë për të përmirësuar funksionimin e e-Albania, në mënyrë që qytetarët të marrin shërbime më të shpejta, transparente dhe të sigurta.

IdentiTek vuan pasojat e-Albania, shqiptarët s’aplikojnë dot për karta dhe pasaporta
Prej disa ditësh tanimë, portali qeveritar e-Albania ndodhet në kolaps total pasi qytetarët nuk po munden të kryejnë dot as shërbimet minimale, marrjen e certifikatave, rezervime takimesh apo aplikime për mjete identifikimi.
Së fundmi disa qytetarë të Durrësit kanë denoncuar problemet që e-Albania ka shkaktuar te IdentiTek, sistemi për aplikimin e kartave të identitetit dhe pasaportave.
Një qytetar shprehet se gjatë javës së kaluar sistemi nuk funksiononte dhe për këtë arsye është detyruar të bëjë aplikim të shpejtë për pasaportë 3-ditore, por sërish sistemi nuk ka funksionuar dhe këtë ia kanë konfirmuar edhe punonjësit e shërbimit në IdentiTek.
Një tjetër denoncues thekson se asnjë njësi e Durrësit, përfshirë njësitë 5 dhe 6, nuk ka sistem aktiv, duke i lënë qytetarët të sorollaten për rinovimin e pasaportave dhe regjistrimin e fëmijëve.
Ndërkohë një qytetar që ka shitur makinën nuk mund t’ia dorëzojë blerësit pa patur certifikatën e aktit të shitjes, pasi e-Albania prej 2 javësh nuk funksionon.
Qytetarët kërkojnë që autoritetet të ndërhyjnë urgjentisht për të përmirësuar funksionimin e sistemit, në mënyrë që shërbimet e identifikimit dhe dokumentacionit të jenë të aksesueshme dhe të shpejta.

Ambasada shqiptare në Londër jashtë funksionit, e-Albania nuk punon
Një qytetare shqiptar në Londër raporton se Ambasada Shqiptare prej kohësh nuk funksionon normalisht.Ajo shprehet se prej disa kohësh po përpiqet të rezervojë një takim, por e-Albania nuk punon për shkak të një problemi teknik.Ajo shton se kjo situatë ka krijuar vështirësi të mëdha për komunitetin shqiptar, pasi shumë procedura administrative mbeten të pazgjidhura. Sipas saj, autoritetet duhet të ndërhyjnë menjëherë për të riparuar sistemin dhe për të rifunksionalizuar punën e ambasadës, që shqetësimet të shmangen.
Zinxhiri i skandaleve
Deri më tani, për gjithë këto skandale, askush nuk mban përgjegjësi. As kur u publikuan listat e pagave të të gjithë shqiptarëve. As kur plasi skandali i patronazhistëve. Ata nxorrën disa dokumente institucionesh të rëndësishme duke dështuar një shtet të rënë.Të dhënat personale duhet të mbrohen me ligj dhe institucionet shtetërore e kanë detyrim ligjor për t’i mbrojtur ato. Po për lekët e taksapaguesve shqiptarë si do i bëhet? Kush do të mbajë përgjegjësi që u shpenzuar 600 mln euro dhe ende qytetarët përballen me mungesë shërbimi.
“e-Albania në kancelari”
Prej digjitalizimit dhe kalimit të shërbimeve online në e-Albania, shumë qytetarë hasën vështirësi në kryerjen e procedurave. Ndaj u detyruan t’i drejtohet kancelarive për marrjen e këtyre shërbimeve, të cilat përveç se janë të kushtueshme, ngrenë shqetësime të forta për sigurinë e të dhënave personale.




















