Revista prestigjioze mjekësore: Ushqimi vret 8000 njerëz në Shqipëri

675
Sigal

Fakti se ushqimi i pakontrolluar në vendin tonë është shndërruar në një vrasës masiv është konfirmuar edhe nga një studim i fundit i revisëstës prestigjioze mjekësore, “The Lancet”.

Ajo arrin në përfundimin se, ushqimi, pra të ushqyerit në mënyrë jo të shëndetshme është përgjegjëse për më shumë vdekje në botë se duhan pirja.

Edhe Shqipëria ishte pjesë e 195 vendeve të marra në analizë nga studimi shkencor dhe rezultati është katastrofik:

Mesatarisht, të ushqyerit keq në Shqipëri vret rreth 8000 njerëz në vit.

Në një tjetër indikator, që i referohet barrës së sëmundjeve, pra viteve të humbura si pasojë e tyre, jo vetëm si pasojë e vdekje të parakohshme por edhe si pasojë e kohës së jetës në sëmundje, Shqipëria renditet po ashtu në nivelin e 5-të.