Skandali për përmirësimin e imazhit për turizmin dhe pikëpyetjet për stadiumin 50 milionë euro që do ndërtojë qeveria për koncertin e Kanye West. Pse shteti po lehtëson një projekt “fantazmë” prej 50 milionë eurosh
Përdorimi i autoritetit dhe burimeve shtetërore për të ndërtuar një stadium 50 mln euo për një shfaqje vetëm një natë është përkufizimi i propagandës politike. Me këto para mund të ndërtoheshin katër stadiume me kapacitet 10 000 vende dhe të certifikoheshin nga UEFA, që i duhen në të vërtetë Shqipërisë , jo një mirazh modular i përkohshëm që zhduket sapo të ndalet muzika.
“Bukë dhe cirk”, kjo do të jetë formula e Rilindjes për masat, në Shqipërinë e zhytur në pabarazi e dëshpërim të thellë nga varfëria dhe shpopullimi masiv, më i korruptuari, me arsimin e shëndetësinë më të dobët. Sa më i hidhur realiteti, aq më e bukur dhe e shtrenjtë fasada! Qeveria ka planifikuar koncert me këngëtarin e famshëm Kanye Ëest me pretendimin se do të rritet turizmi por e vërteta është krejt ndryshe nga propaganda e qeverisë për turizmin bio. Ndërkohë në Shqipëri nuk po prodhohet produkte bio, mish, por importohet. Nuk kemi lopë, dele, dhi, derra dhe pula për tu vendosur në tavolinë mish bio turistëve, por e importojmë. Rikujtojmë Policia i ndërpreu koncertin DJ të famshëm Amelis Lens në shëshin “Skëndërbej”, duke lënë një përshtypje të keqe jo vetëm për artistin por edhe për vizitorët e huaj në mënyrë paradoksiale.Qeveria do të organizojë tjetër koncert të madh në Tiranë, më 11 korrik, ku artisti ndërkombëtar Kanye Ëest do të mbajë koncert në Shqipëri dhe kurioziteti duket i madh. Për organizimin e këtij koncerti, do të ndërtohet një stadium i përkohshëm, “Eagle Stadium”, i cili do të ketë një kapacitet prej rreth 60 mijë vendesh. Ky projekt po shkakton debat të fortë publik dhe arsyet janë të shumta. Vlen të theksohet mbështetja nga qeveria si një “investim strategjik” për turizmin, me një kosto që përflitet rreth 50 milionë euro. Kritikët argumentojnë se ky shpenzim është i pajustifikuar, pasi stadiumi pritet të çmontohet vetëm pak ditë pas eventit, ndërsa e njëjta shumë mund të përdorej për ndërtimin e infrastrukturës sportive të përhershme në vend. Ka pretendime se eventi do të rrisë ndjeshëm turizmin dhe imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë, megjithatë, çmimet e larta të biletave dhe natyra një-ditore e aktivitetit ka shtuar dyshimet mbi këtë event. Ky event ka “zgjuar” edhe interesin e mediumit ndërkombëtar “Sportsrender” (specialist në fushën e infrastrukturës së stadiumeve), ku së fundmi ka publikuar një artikull të gjatë.
Pjesë nga lajmi:1. Buxheti “i përkohshëm” prej 50 milionë eurosh kundrejt nevojave të përhershme
“Qeveria po mbështet një strukturë të përkohshme që do të çmontohet vetëm disa ditë pas koncertit. Si specialist infrastrukture, lind pyetja: Pse shteti po lehtëson një projekt “fantazmë” prej 50 milionë eurosh, kur me të njëjtën shumë mund të ndërtohen 5 stadiume të përhershme me nga 10,000 vende, të certifikuara nga UEFA, në të gjithë Shqipërinë? Këto do të ishin asete afatgjata për kampionatin kombëtar, jo një skenë një-natëshe për një artist të huaj.”
- Zero mbajtje vlere në nivel lokal
Meqenëse Shqipëria nuk ka kompani të specializuara për prodhimin apo montimin e stadiumeve të tilla modulare në shkallë të madhe, pothuajse 100% e këtij buxheti del jashtë vendit drejt kontraktorëve të huaj. Tatimpaguesit shqiptarë lehtësojnë logjistikën, ndërsa firmat e huaja marrin fitimin dhe e marrin stadiumin me vete, duke e transportuar jashtë vendit pas eventit.
- Kurthi i “propagandës” ekonomike
Qeveria pretendon se kjo do të rrisë turizmin.Megjithatë: Fuqia blerëse: Tifozët vendas përballen me çmime biletash që nisin nga 99 euro (rreth 9,500 lekë), ndërsa vendet VIP shkojnë në mijëra, çmime të papërballueshme për shumicën e të rinjve shqiptarë.





















