Çdo e keqe e qeverisjes aktuale në Shqipëri është e keqe vetëm për popullin. K/Ministri, dominuar me egoizmin patoligjik, nuk është në gjëndje të vlerësojë se një ditë , mdoshta sëshpejti, ai nuk do jetë më i tillë. Përkundrazi prej trembëdhjetë vite vazhdon edhe me sjellje agresiviteti të shprehura me një sërë veprimesh qartësishtë të identifikuara me synim për të forcuar unin e tij si “aftësi” për të ndëshkuar opozitën e çdo zë tjetër kundër tij. Agresiviteti si simptom e gjëndjes së shëndetit të tij mendor e pengon të përceptojë fundin e tij të pa shmangshëm dhe pikërisht , megjithëse gjithë pushtetarët e tij janë të akuzuar për korrupsion ai nuk ka ‘frikë” pasi mendon sikur do të sundojë përjetësishtë. Për fat të keq të tij nuk do që të kuptojë, të pranojë e të parashikojë fundin e vet pasi lavdia e tij si fenomen i ngritur nëpërmjet autokracisë që ka instalauar mbështetet nga pushtetarë dhe “turma” të korruptuar e të bindur. Megjithëse ky “grupim” shfaqet me ndjesinë e përuljes, konformizmit, nënshtrimit ndaj dhunuesit të vet ata pranojnë se ai është “djall” por ndërkohë ndjejnë edhe kënaqësi përsa është trashëgimtar i periudhës komunizmit njëkohësisht edhe se është mashtrues që në mënyrë të kamufluar ka transformuar reralisht qeverisjen demokratike në formën monokratike enveriste. Po këahtu janë të përshirë edhe grupi i moderatorëve dhe analistëve politikan të dështuar shërbëtorë të paguar nga narkopushteti , moralisht të degraduar bashkëpunëtorë të mediave të llojit “Të pa ekspozuarit” për të bërë “opozitë” ndaj opozitës. Të gjithë këta sëbashku ndihen të “lumtur”, të “lirë” sepse atyre “nuk u rëndon” në ndërgjegje pesha e vërteteë e moralit të tyre”(aut.anonim). Primitiviteti i tyre instiktiv i largët i shfaqur sëfundi nuk u mundëson të evoluojnë aktualisht drejt pranimit të lirisë së vërtetë për të mbrojtur të vërtetën ashtu si biologjikisht kanë lindur të “lirë” e jomëkatar . Ata shpërfillin këtë liri e çdo drejtësi pasi instikti i tyre për të gjykuar dhe shikuar realisht nuk mund të marrin guximin dhe cdo përgjegjësi morale që buron nga vete liria për të luftuar të keqen e diktatorit por përkundrazi zgjedhin të bëjnë atë që u thot mashtruesi duke u bashkuar me kultin e tij. Këta lloj “aktivistësh” të nxitur nga urrejtja që u buron nga inferioriteti si intelektual e politikan të dështuar sëbashku me mbështetësit “turmë” kanë stimuluar nxitjen e instiktive të tyre duke u organizuar në formën e grupimit të hakmarrjes për “drejtësi” për të luftuar opozitën dhe mbështetësit opozitar. Për çdo lëvizje protestuese përfshirë edhe protestën madhështore të datës 24 janar 2026 për rrëzimin e qeverisë aktuale analistët e dështuar me vatrat e korteksit të trurit të tyre të “goditura” , “të fshira fare” me funksionim të deformuar të gjykimit “daun” dhe shikimit në formën alucinante, “argumentojnë” se: “Opozita nuk ka forcë” për të rëzuar qeverinë aktuale pasi mbështetësit, pjesmarrësit përkrah opozitës u duken shumë pak si dhe gjykojnë se këta mbështetës nuk janë popull.






















