Në Vlorë plazhi nis që në mars

553
Sigal

Edhe pse jemi në Mars, temperaturat e larta kanë bërë që në Vlorë të ketë shumë pushues dhe për më tepër plazhistë.

Të ardhur edhe nga rrethe të tjera të vendit, qytetarëve nuk iu ka shpëtuar mundësia për të provuar ujin e detit Jon.

Vlora mbetet një nga qytetet bregdetare më të frekuentuara jo vetëm gjatë fundjavave apo sezonit turistik, por edhe në muajt e tjerë të vitit.