Speciale me Inxh. Rifat Kullolli / Letër e hapur për organeve të larta të drejtësisë, SPAK-un, medias dhe opinionit publik shqiptar. Është koha që pasuria e tokës dhe nëntokës sonë t’u kthehet qytetarëve, e jo të mbetet ushqim për makutërinë e pushtetarëve të radhës. Është turp dhe marrëzi që pas 35 vitesh “demokraci”, jemi më të varfërit në Europë. Dhe në 10 dhjetë vendet e botë për shtrenjtësinë e karburantit. Me një papërgjegjshmëri kriminale, u shkatërrua: Kombinati në Ballsh, rafineritë në Kuçovë e Cërrik, duke i kthyer në skrap për interesa korruptive por që dikur furnizonin nga bujqësia deri tek avionët e ushtrisë
Letër e hapur drejtuar organeve të larta të drejtësisë, SPAK-ut , medias dhe opinionit publik shqiptar.
- – Grabitja e pasurisë sonë kombëtare është shndërruar në një barrë të papërballueshme për xhepat e qytetarëve.
- – Është turp dhe marrëzi që pas 35 vitesh “demokraci”, shqiptari i thjeshtë jeton më keq se çdo qytetar tjetër evropian.
- – Shqipëria, një vend i bekuar me rezerva të bollshme nafte, renditet sot në vendin e dhjetë në botë për shtrenjtësinë e karburantit.
- – Si shpjegohet që ne, zotëruesit e kësaj pasurie, paguajmë më shumë se qytetarët e shteteve më të pasura të Evropës?
- – Në këto 35 vite, Shqipëria nuk ka pasur qeveri që punon për interesin kombëtar, por kasta, që kanë vepruar si armiq të saj.
- -Me një papërgjegjshmëri kriminale, u shkatërrua e gjithë industria e përpunimit të naftës.Kombinati në Ballsh, rafineritë në Kuçovë e Cërrik, që dikur furnizonin nga traktori i bujqësisë deri tek avionët e ushtrisë, u kthyen në skrap për interesa korruptive.
- – Është koha që pasuria e tokës dhe nëntokës sonë t’u kthehet qytetarëve, e jo të mbetet ushqim për makutërinë e pushtetarëve të radhës.
Rifat Kullolli
Po ju drejtohem me këtë letër të hapur për të denoncuar një nga padrejtësitë më të mëdha që i bëhet popullit shqiptar prej më shumë se tre dekadash, grabitjen e pasurisë sonë kombëtare dhe shndërrimin e saj në një barrë të papërballueshme për xhepat e qytetarëve.
Është një fakt ulëritës që Shqipëria, një vend i bekuar me rezerva të bollshme nafte, renditet sot në vendin e dhjetë në botë për shtrenjtësinë e karburantit në raport me të ardhurat për frymë. Si shpjegohet që ne, zotëruesit e kësaj pasurie, paguajmë më shumë se qytetarët e shteteve më të pasura të Evropës?

Përgjigjja është e thjeshtë dhe e dhimbshme…
Në këto 35 vite, Shqipëria nuk ka pasur qeveri që punon për interesin kombëtar, por kasta, që kanë vepruar si armiq të saj. Me një papërgjegjshmëri kriminale, u shkatërrua e gjithë industria e përpunimit të naftës. Kombinati i Përpunimit të Thellë në Ballsh, Rafineritë në Kuçovë e Caerrik , që dikur furnizonin çdo mjet lëvizës, nga traktori i bujqësisë deri tek avionët dhe helikopterët e ushtrisë, u kthyen në skrap për interesa korruptive.
Sot, ne jemi dorëzuar para diktatit të tregut botëror. Nafta jonë eksportohet si lëndë e parë me çmime qesharake, ndërsa ne detyrohemi ta blejmë të gatshme nga jashtë me çmime luksit, duke paguar në çdo litër edhe “taksën e korrupsionit” të veshur me petkun e akcizave të rënda…
Është turp dhe marrëzi që pas 35 vitesh “demokraci”, shqiptari i thjeshtë jeton më keq se çdo qytetar tjetër evropian, ndonëse shkel mbi flori. Kjo nuk është thjesht paaftësi. Kjo është tradhti ndaj mirëqenies së këtij populli. Ne vazhdojmë të votojmë të njëjtët njerëz që e kanë kthyer pasurinë tonë kombetare në mallkimin tonë…
Media ka detyrën morale që të mos heshtë para këtij paradoksi. Duhet të flasim me emra, kush i shembi rafineritë? Kush i firmosi kontratat që na lënë me xhepa bosh, ndërsa nëntoka prodhon miliona?
Shqipëria ka gjithçka që i duhet për të qenë një vend i begatë, por na mungon guximi për të kërkuar llogari nga ata që na kanë vjedhur të ardhmen dhe nga ata që kanë për detyrë të bënin drejtësi, por që kultivuan pandëshkueshmërinë. Është koha që pasuria e tokës dhe nëntokës sonë t’u kthehet qytetarëve, e jo të mbetet ushqim për makutërinë e pushtetarëve të radhës. Drejtësia që ka ende besimin e madh popullor , të vihet në pozita të forta hetimi për të çuar para përgjegjësisë ligjore të gjithë ata që kanë futur duart tek pasuritë e shumta kombëtare…
Me respekt dhe shqetësim qytetar.

Pasuria që u zhduk, dinjiteti që kërkohet: shqiptarët meritojnë më shumë!
Në një vend të vogël si Shqipëria, ku historia ka qenë e mbushur me sakrifica dhe përpjekje për mbijetesë, paradoksi i sotëm është i dhimbshëm: pasuritë janë konsumuar, por mirëqenia nuk ka ardhur. Shqiptarët sot kërkojnë më shumë se kurrë—jo luks, por dinjitet. Pensione që mbulojnë jetesën, paga që përballojnë koston e jetës, dhe një shtet që u përgjigjet qytetarëve të tij. Prej vitesh, në emër të reformave, privatizimeve apo “modernizimit”, një pjesë e konsiderueshme e pasurisë kombëtare ka kaluar në duar të huaja ose është menaxhuar në mënyrë të dyshimtë. Armatimi i ushtrisë u shit pa transparencë të plotë, pasuritë nëntokësore—nga nafta te mineralet—janë dhënë me koncesione, që shpesh kanë lënë më shumë pikëpyetje sesa përfitime për publikun. Në letër, këto procese duhej të sillnin zhvillim; në realitet, qytetarët nuk e ndjejnë këtë zhvillim në xhepat e tyre. Ndërkohë, pensionistët mbeten ndër shtresat më të goditura. Ata që kanë ndërtuar këtë vend për dekada të tëra, sot përballen me një pension që mezi mbulon ushqimin dhe ilaçet. Të rinjtë largohen masivisht, sepse paga nuk përputhet me jetën që kërkojnë të ndërtojnë. Kjo është një krizë jo vetëm ekonomike, por morale.
Pyetja që shtrohet është e thjeshtë: ku shkuan paratë? Nëse vendi ka shitur, dhënë apo shfrytëzuar pasuritë e tij, pse nuk përkthehen këto në mirëqenie për qytetarët? Përgjigjja kërkon më shumë se analiza ekonomike—kërkon drejtësi. Drejtësia shqiptare ka sot një barrë historike: të hetojë dhe të vendosë përpara përgjegjësisë çdo zyrtar apo politikan që ka abuzuar me pasurinë publike. Pa këtë hap, çdo reformë tjetër mbetet sipërfaqësore. Ndëshkimi i korrupsionit nuk është thjesht çështje ligji; është rikthim i besimit të qytetarëve te shteti.
Shqiptarët nuk kërkojnë mrekulli. Ata kërkojnë atë që u takon: një pjesë të drejtë nga pasuritë e vendit të tyre, mundësi për një jetë dinjitoze dhe një shtet që nuk i tradhton. Pensione më të larta, paga më të mira dhe transparencë në menaxhimin e pasurive kombëtare nuk janë luks—janë detyrim. Sepse një vend nuk matet me atë që shet, por me atë që u jep qytetarëve të tij.






















