Mot i mirë për pushuesit, diell përgjatë vijës bregdetare

1097
Sigal

E premte, 24 gusht moti  do të mbetet me diell  përgjatë vijës bregdetare dhe vranësira të pakta deri mesatare  në mesditë. Era do të jetë e lehtë me drejtim Perëndim (W)  me shpejtësi  7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë i forcës  2 lartësi  vale 0,5 deri në 1,0 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të jenë me tendencë në rënie.

Temperaturat min dhe max
Zonat  malore         14/30°C
Zonat e  ulëta           18/34°C
Zonat  bregdetare    20/33°C