Monopoli energjitik me rroga sa 50 pensionistë ‘avullon’ mbi 11 milionë euro për blerje energjie

120
Sigal

Raporti/ Shqipëria me çmimin më të lartë të energjisë në Europë.Flet Prof. Fatmir Shehu dhe Lavdosh Ferruni: Energjia është vitaliteti i çdo ekonomie, që po vidhet me manovrat e import-eksportit. Shqiptarë i shtojnë dhjamin kompanitë të energjisë, teksa duhet të kishin çmimin më të ulët të dritave  pasi prodhohet nga uji. Ndërkohë që KESH-in njoftonte se prodhonte 100% energjinë elektrike, në realitet gllabëroi për blerje energjie 11 mln euro çdo muaj nga taksat e shqiptarëve, që u shkëput dritat në 40 gradë vapë. OSHEE, OST , KESH e ERE mbushin borderot me punësime fiktive sa 8 paga mësuesi,10 polici dhe 50 pensione, qytetatët ‘karbonizohen’ nga çmimet e larta

Monopoli energjitik me rroga sa 50 pensionistë ‘avullon’ mbi 11 milionë euro për blerje energjie në një muaj

  Ndërkohë që KESH-in që mashtronte publikisht publikun kur njoftonte se e prodhonte 100% energjinë elektrike, por në realitet po atë ditë sapo kishte blerë energji me taksat e shqiptarëve që nuk u mungon as uji, as burimet alternative për të mos harxhuar 11mln  euro.

HYRJE

Nëse qytetarët e thjeshtë, mes të cilëve edhe pensionistë e invalidë, rrezikojnë të penalizohen deri në burg, kur nuk arrijnë të paguajnë energjinë e muajit, për zyrtarët e OSHE, KESH e OST-së humbjet në miliona duket se nuk janë aspak shqetësim. Madje, si për ironi, miliona euro që mungojnë në arkat e tyre apo që humbin në tendera plot dritë-hije për fituesit, shënohen si “humbje në rrjet” apo “humbje teknike”, duke bërë që buxhetit të shtetit t’i mungojë një fond i konsiderueshëm të ardhurash. Borxhet mes KESH, OSHEE dhe OST, ku 1.1 miliardë euro buxhet nga të cilat, fati i 670 milionë Eurove nuk dihet për shkak të bilanceve të padeklaruara nga OSHEE dhe KESH, vetëm për vitin 2021 – 2022. Hajdutëria me energjinë e ka startin në KESH, kompani përgjegjëse për prodhimin, importin, eksportin, transmetimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike, si i vetmi ent monopol shtetëror i rrjetit energjitik. Majde janë kthyer edhe në kampionë të punësimeve nepotike, pasi OSHEE, OST e KESH, kanë punësuar 7700 punonjës në 2022. Publikimi i listës së pagave dëshmoi edhe njëherë batërdinë ku pagat arrinin shifra të frikshme dhe paradoksale, si p.sh patruese me 800 mijë lekë rrogë, por flitet se në realitet nuk i merrnin në dorë aq. Borderotë e enteve të energjisë janë plot me këshilltarë, drejtor e shefa, që vështirë se dinë rrugën e zyrës, por me siguri atë të bankomatit nuk e harrojnë. Shumë qytetarë dhe figura të fushës ka denoncuar shpesh herë së si abuzohet me çmimin e energjisë. Së fundit Ing.Azmer Duleviç pati reaguar duke u shprehur se: KESH mashtron paturpësisht! Thotë që e mbulon 100% prodhimin me energji! Prisni se ka akoma, e ka blerë MËH me 194.37€ ndërkohë në bursën Hungareze çmimi është 155 euro! Kjo përgjatë 19 korrikut. Ndërkohë dje, ditën e dielë, Tirana ‘paralizohet’ nga mungesa e energjisë elektrike prej më shumë se 2 orësh. Pothuajse e gjithë rruga “Dritan Hoxha” dhe lagjet rreth saj teksa temperaturat pritet të arrijnë deri në 37 gradë. Mungesa e dritave ka “paralizuar” shumë qytetarë që duhet të vazhdojnë punën dhe aktivitetet e tyre. Nuk dihet nëse kjo mungesë dritash lidhet me ndonjë avari teknike, apo është thjesht tekë e OSHEE.

OSHEE, OST e KESH janë kthyer edhe në kampionë të punësimeve nepotike, pasi kanë punësuar 7700 punonjës në 2022, teksa qytetarët burgosen se nuk kanë mundësi të paguajnë dritat, dhe dritat fiken herë pas herë. Të dielën Tirana ‘paralizohet’ nga mungesa e energjisë elektrike prej më shumë se 2 orësh.

INFO

Rekord/ KESH blen 6.8 mln euro energji elektrike për 8 ditë furnizim

Javën e fundit ka arritur në shifra rekord importi i energjisë elektrike. Vetëm për të garantuar furnizim me energji elektrike 20-28 korrik, KESH ka blerë 6.8 milionë euro. Në total për gjithë muajin korrik KESH ka importuar mbi 11 milionë euro energji elektrike.

Miliona për paga

Sipas  të dhënave paga me e lartë në zyrat e Entit Rregullator të Energjisë, është ajo drejtorit Petrit Ahmeti me 4.8 milionë lekë në muaj, e barabartë me dyfishin e pagës mujore të kryeministrit, ndërsa pagat e vartësve të tij janë 4.4 milionë, 4.2 milionë, 3 milionë, 2.2 milionë dhe më e ulëta është 2 milionë lekë, kurse pensionistwt marrin pensione 100 mijw lekë, duhet 40-50 pensionistë për arritur pagën e këtyre zyratarëve, nëse shohim që kemi qytetarë edhe me 80 mijë lekë pension.

Paga të larta kanë dhe shefat e OSHEE, ku paga mujore e drejtorit është 3.1 milionë lekë, ndërsa pagat e vartësve  të tij shefa sektorësh, janë nga 2.6 milionë lekë e deri te paga më e ulët që është 1.9 milionë lekë.

Me paga milionëshe janë dhe shefat KESH, ku paga e drejtorit është 4 milionë lekë në muaj ose sa 8 paga mësuesi, ndërsa pagat e vartësve të tij shefa janë 3.4 milionë, 3.3 milionë, 3 milionë, 2.9 milionë, 2.7 milionë, 2.6 milionë dhe më ulëta është 2.5 milionë lekë.

Përveç këtyre pagave, sipas KLSH, kompanitë KESH, OSHEE, OST e ERRE, kanë  punësuar nga 8-10 “këshilltarë” të huaj energjie me paga nga 13-20 mijë Euro në muaj, dhe nga 15-20% punonjës zyrash më tepër se numri i miratuar me ligj, ndërsa shteti nuk ua dikton nivelin e pagave.

Shqipëria me çmimin më të lartë të energjisë

Shqipëria rezulton me çmimet më të larta të energjisë në Rajon pas Malit të Zi, sipas një botimi të fundit të EUROSTAT për ecurinë e çmimeve të energjisë dhe gazit në konsumatorët familjarë në gjysmën e parë të vitit 2021.

Të dhënat nga databaza e EUROSTAT,  tregojnë se çmimi i energjisë elektrike për një kilovat/orë, duke përfshirë të gjitha taksat ishte 0,093 euro në 6-mujorin e parë 2021. Nivel më të lartë se Shqipëria kishte vetëm Mali i Zi, me 0,097 euro për kilovat/orë.

Energjia është vitaliteti i çdo ekonomie

Prof.Dr.Ing Nafte  Fatmir SHEHU

Në Shqipëri mendojmë që problemet e energjisë, janë komplekse dhe  ato probleme duhen zgjidhur. Probleme më pikante  janë ato që  lidhen me abuzimet e ndryshme, duke futur dhe vjedhjen, korrupsionet që bëhen në eksportin dhe importin e energjisë, keq menexhimin e të ardhurave që vilen nga pagesat e energjisë, humbjet në rrjet.

Vetë fjala energji përmbledh mjaft kuptimin dhe rëndësinë e saj në jetën ekonomike të vëndit. Po t’i referohesh historisë së shoqërisë njerëzore,  del e qartë se çfarë roli ka energjia në zhvillimin e saj. Hopet më të mëdha  të shoqërisë njerëzore  dhe që janë tepër  të dukshme, janë krejtësisht të lidhura me përdorimin e energjisë, si me atë të lëndëve fosile  dhe për pjesën e saj që zë aktualisht 50-60% të bilancit energjitik në rang bote, edhe energjive të tjera sidomos ajo elektrike. Teksa energjija e lëndëve fosile si qymyri, nafta dhe gazi morën një përdorim si në prodhimin e energjisë elektrike ( TEC-et), por superioritetin e kishin në përdorimin në  mjetet lëvizëse të shoqërisë, sepse energjitë e tjera nuk kishin vënd përdorimi, sepse mungonte teknologjia. Kohët e fundit siç po duket, për shkak të problemeve klimaterike që spjegohen me efektin serë, që shkaktohet nga përdorimi i lëndëve fosile ( nafta, qymyret dhe gazi ) shoqërija njerëzore po bën përpjekje të ethshme për të divesrifikuar burimet e energjisë ku përparësi po i jepet energjive me impakt minimal, apo “zero impakt” siç janë energjija  e ujit, djellore, e erës, termale, hidrogjeni i pastër natyror dhe gri i prodhuar në mënyrë industriale nga hidrokarburet. Po ashtu përpjekje po bëhen edhe në drejtim të përdorimit të  energjisë së konservuar , siç është energjia e baterive etj.

Nga sa më sipër del pyetja:- Ç’ po bëhet në Shqipëri për të ecur krahas  trendeve mbarë botërore për strukturën e prodhimit të energjisë në vënd dhe për uljen e çmimit të përdorimit të saj nga të gjithë konsumatorët?
Një nga kriteret për të vlerësuar situatën ekonomike të popullsisë së një vëndi,  është të shifet konkretisht edhe se sa energji harxhohet për frymë  dhe sa i kushton përdoruesit kjo energji që harxhon në krahasim me të ardhurat,  që në këtë rast duhen marrë në konsideratë konsumatorët e pjesës nënë nivelin e varfërisë të shoqërisë!Është një realitet shumë i kënaqshëm që Shqipërisë nuk i mungojnë, madje i ka me tepëricë burimet energjitike si të atyre fosile ashtu dhe ato të rinovueshme. Realisht,  burimeve hidroenergjitike në Shqipëri, është për t’u lavdëruar, se u është kushtuar një vëmëndje e posaçme. Duke filluar që nga vitet 1950 dhe më tej, u bënë investime kolosale shumë fizible gjatë viteve 1970 në kaskadën hidroenergjitike të Drinit, por edhe kohët e fundit mbas vitit 1990 u stimulua ndërtimi i HEC-ve të vegjël, duke shfrytëzuar dhe burimet energjitike të përrenjve malor, apo të ujrave të tjera. Po ashtu po bëhen përpjekje jo të vogla për ndërtimin e parqeve voltaike kapacitive dhe të vegjël etj.

Mendoj se duhet menduar për prodhimin në Shqipëri të hidrogjenit si energji ekologjike e të ardhmes siç edhe po thuhet, ashtu siç po bëhen përpjekje në Europë, por dhe në botë, sepse Shqipëria e ka lëndën e parë për prodhimin e tij, që është nafta dhe gazi!

Gjithë përpjekjet që po bëhen në këtë fushë, duhet patjetër të kenë si objektiv  furnizimin sipas kërkesave që ka Shqipëria duke filluar nga konsumatorët familjar e deri tek bizneset private etj. Po ta marrish në rangje botërore tendenca është jo vetëm diversifikimi i burimeve energjitike, sidomos ekologjike, por si tendencë bazë është ulja e çmimit të blerjes së energjisë nga konsumatorët realë. Këtu është rasti të themi se : miljarderi amerikan Elonm Musk, ka deklaruar se nuk do të jetë e largët dita që energjia të jetë pa çmim dmth të jepet falas. Pra jepet falas por sigurisht harxhimet relativisht minimale që ajo mbartë, mbulohen nga taksat e prodhimit, që bëhen nëpërmjet energjisë! Në Shqipëri mendojmë që problemet e energjisë, janë komplekse dhe ato probleme duhen zgjidhur. Probleme më pikante janë ato që lidhen me abuzimet e ndryshme, duke futur dhe vjedhjen, korrupsionet që bëhen në eksportin dhe importin e energjisë, keq menaxhimin e të ardhurave që vilen nga pagesat e energjisë, humbjet në rrjet. Humbjet në rrjet kanë të bëjnë  me faktin se burimet e prodhimit të energjisë hidrike, janë në veri dhe konsumatorët më të mëdhenj janë në Shqipërinë e mesme dhe më në jug. Këtu del problem kritik i mos vënies në funksionim të TEC- t Vlorës që u investuan para një dekade rreth 100 milion dollar për t’u ndërtuar dhe akoma po harxhon mjete financiare të popullit  dhe që me gjithë disa propozime konkrete që kemi bëre edhe ne, disa vjet më parë, për vënien e tij në punë, s’po bëhet asgjë ! Duke u mbështetur tek kapacitetet energjitike që ka vëndi dhe sidomos tek shkalla e shfrytëzimit të energjive natyrale siç është sidomos uji, mendojmë se çmimet e shitjes së energjisë sidomos tek konsumatorët familjar, është e lartë për të mos thënë fare e lartë. Këtu mund të bëjmë një parantezë që ata që kanë punuar dhe kane investuar( investimet në atë kohë siç dihet i ka bërë shteti, por me paratë e popullit!) për ndërtimin e hidrocentraleve që u ndërtuan në kohën e socializmit, duhet ta marrin energjinë falas ose me një skonto të arsyeshme.

Lufta për energjinë si në Botë dhe në Shqipëri po bëhet, por në Shqipëri na intereson të bëhet  me objektiva të caktuara, një prej të cilave dhe shumë e rëndësishme,  është ulja e çmimit të blerjes së energjisë nga konsumatorët shqiptar deri në atë shkallë që pretendon Musk, që të paktën konsumatorëve familjar t’u jepet falas!

Taskapaguesit shqiptarë i shtojnë dhjamin kompanitë të energjisë, teksa duhet të kishin çmimin më të ulët të dritave

 Lavdosh Ferruni

Ambientalist

Shqipëria e meriton të ketë çmim më të ulët të energjisë elektrike, pasi ka me bollëk si asnjë shtet tjetër burimin e gjenerimit të energjisë, ujin dhe diellin së bashku. Ka Norvegjia ujë pak më shumë se Shqipëria, por nuk ka diellin. Ka Greqia ndoshta më shumë ditë me diell, por nuk ka ujin sa Shipëria. Malet e Shqipërisë janë burim i madh i erërave për energjinë nga eoliket, gjithashtu. Shumica e vendeve që e kanë energjinë elektrike të bazuar në burimet fosile e kanë shumë të vështirë të kalojnë tek energjitë e rinovueshme, siç kërkohet sot në plan global. Për këtë transformim prej tyre kërkohet investim shumë i madh. Ndryshe, Shqipëria që e ka zero infrastrukturën  e energjisë elektrike me bazë fosile e ka shumë të lehtë të investohej në teknologjitë e reja mështetur tek burimet e rinovueshme, tashmë me kosto të barabartë ose më të ulët se energjia e prodhuar nga djegia e fosileve. Nëse shtohen dhe kostot e fshehura të subvencioneve për energjinë nga fosilet dhe kostot mjedisore e shëndetësore gjithashtu, që Shqipëria nuk i ka, përbën një faktor tjetër që Shqipëria të shkojë drejt uljes së çmimeve në një kohë sa më të shpejtë. Tashmë është evident precedenti, që shumë kompani e shohin me leverdi të investojnë për vetëfurnizim duke instaluar panele fotovoltaike, që kontribuon edhe për sigurinë e furnizimit me energji. Qeveria shqiptare me hir a me pahir po i hap rrugën edhe investimeve të mëdha për vepra energjitike mbështetur tek burimet e rinovueshme, si dielli dhe era. Shpallja e fituesve të tenderit për 300 MË energji nga burime hibride ( diell + erë) prej ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë është shenjë e dukshme e shkuarjes në drejtimin e duhur.Por nuk duhet harruar shprehja “Uji fle hasmi nuk fle”. Kompanitë e naftës janë mjeshtra të errësirës dhe të frikshëm. Ja shihni TEC-in lundrues në Vlorë, shihni lejen për TEC të Roskovecit në marrveshje me aksionerët e TAP, shihni planet për TEC-e të tjera në Vlorë e për gazifikimin e Korçës e Pogradecit. Balluku ju buzqesh këtyre kompanive të naftës.

Nëse kompanive të naftës ju hapet porta Shqipëria do të vuajë shumë dhe çmimet e energjisë elektrike do të rriten shumë, pasi prej taksapaguesve shqiptarë do shtojnë dhjamin kompanitë e naftës, që i kemi tani këtu edhe pse nuk duken.