Situata ka krijuar shqetësim të madh, sidomos për familjet me fëmijë dhe të moshuar, të cilët raportojnë vështirësi në frymëmarrje dhe irritim të fortë nga era e rëndë. Ajo që e bën edhe më alarmante situatën është fakti se ende thuhet burimi i saktë i ndotjes, por nën zë përflitet “Kurum”
Prej vitesh, Shqipëria vazhdon të përballet me pasojat e ndotjes industriale, që në shumë zona ka lënë pas depozita të mëdha mbetjesh kimike dhe metalesh të rënda. Mbetjet në fjalë vijojnë të kërcënojnë mjedisin dhe shëndetin e njerëzve.Një situatë e rëndë mjedisore është raportuar në Elbasan (20 prill), ku banorët që jetojnë në afërsi të zonës industriale të njohur si ish-Kombinati Metalurgjik kanë ngritur alarmin për ndotje të rëndë të ajrit.Sipas dëshmive të banorëve dhe pamjeve, në orët e para të ditës janë shfaqur shtëllunga të dendura tymi që kanë pushtuar zonën përreth, të shoqëruara me një aromë të padurueshme që është përhapur në të gjitha drejtimet.

Situata ka krijuar shqetësim të madh, sidomos për familjet me fëmijë dhe të moshuar, të cilët raportojnë vështirësi në frymëmarrje dhe irritim të fortë nga era e rëndë.Ajo që e bën edhe më alarmante situatën është fakti se ende nuk dihet burimi i saktë i ndotjes.
Dyshimet e para lidhen edhe me aktivitet të pakontrolluar në territorin e ish-kombinatit, dhe Kurum, një zonë që prej vitesh është kthyer në një pikë problematike për mjedisin dhe sigurinë.
Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për të identifikuar shkakun e kësaj ndotjeje dhe për të marrë masa urgjente, përpara se situata të përshkallëzohet më tej.Ata theksojnë se episode të tilla janë bërë të përsëritura dhe rrezikojnë seriozisht shëndetin e komunitetit.
Kurum dhe ndotja ndër vite
Në nëntor të vitit 2023, qyteti i Elbasanit u ndot nga djegia e pikës së skrapit të Kurum në Elbasan dhe ky nuk ka qenë rasti i vetëm.Shkelja e kushteve në punë, pakujdesia, apo më keq akoma, djegia e qëllimshme e mbetjeve, kanë shkaktuar prej kohësh ndotje masive në Elbasan, duke e shndërruar në një prej qyteteve me ajrin më të papastër, që rrjedhimisht bëhet shkak për përhapjen e sëmundjeve të ndryshme.Ndotja industriale mbetet një prej plagëve më të mëdha mjedisore në vend, ndërsa zgjidhja kërkon jo vetëm vullnet institucional, por edhe mbështetje ndërkombëtare për pastrimin e zonës.
Mbetjet kanceroze të mafies “Kurum” në arrati ,shpërndahen edhe në Vrinë
Plot 102 kontejnerë gjenden në zonën e Porto Romanos prej shtatorit të vitit 2024 dhe së fundmi u vërtetua se ishin me mbetje toksike të rrezikshme.Prokuroria lëshoi 33 masa sigurie , Sokolaj sh.p.k. dhe Kurum International si grup i struktuar kriminal me kontejnerë me mbetje të rrezikshmeAnalizat e BE-së nxjerrin zbuluar grupin kriminal me turq e shqiptarë. Subjektet ‘Kurum’ dhe Sokolaj sh.p.k. edhe pse kishin në dijeni për rrezikshmërinë e mbetjeve, kanë ndërmarrë veprime për të fshehur llojin e vërtetë të tyre, në bashkëpunim me të tretë, duke shmangur detyrimet ligjore për mbetjet e rrezikshme. Banorët dhe ekspertët i konsiderojnë mbetjet e stokuara në Porto Romano e Vrinë si “bombë me sahat”, duke kërkuar largimin e tyre të menjëhershëm nga zona e banuar.




















