Flet Prof. Dr. Lush SUSAJ: Mendoj që përgjegjës kryesor për këtë demontim dhe çorganizim të sistemit të bujqësisë është Ministria e Bujqësisë. Në një sistem të tillë të korruptuar e nepotikë, nuk është pyetur fare eksperti, as profesori, as universiteti. Janë spostuar specialistët e bujqësisë, e gjitha për nevojat korruptive të disa OJF-ve. Edhe pse OJF-të e shokëve të partive, nuk i njohin fare këto profesione delikate e me rëndësi jetike, ata kanë marrë projekte, sjellin pesticide dhe nuk bejnë trajnime. Për pasojë, përmbajtja e lartë e pesticideve në fruta dhe perime do të na shfaqet kudo ku mungon agronomi me përvojë dhe dije bashkëkohore.
– Mendoj që përgjegjëse për këtë demontim dhe çorganizim të organizuar të sistemit të bujqësisë është Ministria e Bujqësisë
– Në një sistem të tillë të korruptuar e nepotikë, nuk është pyetur fare eksperti, as profesori, as universiteti.
-Kjo situatë ka ardhur vetëm nga uzurpimi, sundimi dhe spostimi i specialistëve dhe institucioneve të bujqësisë, e gjitha për nevojat korruptive të OJF-ve të partive.
– Respektimi i karencës është e detyrueshme për të gjithë përdoruesit e pesticideve në bujqësi, përndryshe ka pasoja shumë të rënda.
Fermeri, fshatari e kushdo tjetër, këshillohet me gojë dhe me shkrim nga agronomi që diagnostifikon bimën, duke përcaktuar dhe shënuar në letër edhe sëmundjen apo dëmtuesin, llojin e pesticidit, kohën dhe mënyrën e trajtimit, dozën e përdorimit dhe periudhën e karencës. Prandaj apelojmë që njëlloj sikurse kur na sëmuren fëmijet duhet të drejtohemi tek mjeku patholog, etj, edhe kur na sëmurën bimët duhet të drejtohemi e të konsultohemi vetëm me agronomin e çertifikuar e të diplomuar në UBT

Përdormi i helmeve bujqësore në sasi të madha, apo spërkatja e perimeve me pesticide të ndaluara ka sjell rënie të eksporteve. Rastet kur rezultat e analizave laboratorike tregojnë prezencë të lartë helmeve në perime këtë sezon janë shtuar. Frutat dhe perimet e fermerëve abuzues që luftojnë sëmundjet e bimës më ilace të rrezikshme po prishin imazhin e bujqësisë shqiptare në Europë. Ja si shprehet për Telegraf.al, Prof. Lush Susaj…
-Situta me sasinë e pesticideve në bujqësi solli jo pak dëme. Sigurisht dikush duhet të mbajë përgjegjësi. Realisht cila ministri mban përgjegjësi për futjen e pesticideve??
Shkurt dhe troç, unë mendoj që përgjegjëse për këtë demontim dhe çorganizim të organizuar të sistemit të bujqësisë është Ministria e Bujqësisë, dhe askush tjetër. Kujtoj faktin që edhe në një emision televiziv (me duket i datës 11 shtator 2025) tek Klan TV, i drejtuar nga Blendi Fevziu), njëri nga panelistët e mori fjalën nga ku shpërfaqi edhe të gjithë atë poshtërsinë e demontimit të strukturave funksionale dhe menjanimin djallëzorë e të qëllimshëm të specialistëve të mirfilltë të bujqësisë. Fenomeni i dekadencës së strukturave nepotike në injorancë u shpërfaq kur ky panelistë e mori fjalën duke u prezantuar dhe duke deklaruar se: “unë jam ekspert i Green Teknology”. E më pas duke mbajtur në dorë një domate të kuqe, ju tha dëgjuesve dhe bashkëbiseduesve në panel se: “pesticidet depërtojnë në fruta dhe thithen nga procesi i fotosintezës”. Sqaroj faktin që, agronomët dhe çdo specialistë tjetër i teknologjive bujqësore (intensive, organike, biodinamike apo të integruara), por edhe kushdo që ka mbaruar me meritokraci qoftë edhe klasën e 6-të të shkollës nëntëvjeçare, e ka lexuar dhe mësuar faktin që fotosinteza kryhet në kloroplastët e klorofilës së gjethës së bimëve. Sipas formulës botërishtë të njohur e të pranuar: 6CO2 + 18 ATP + 12 NADPH + 12 H+ = C6H12O6 + 18 ADP + 18 + 12 NADP+. Që do të thotë se në procesin e fotosintezës merr pjesë energjia (diellore), dyoksidi i karbonit dhe uji, nga ku në kloroplastët e gjethës sintetizohet lënda organike, si dhe çlirohet oksigjeni dhe një sasi energjie. Bujqësia as shteti shqiptarë nuk mund të bëjnë kurrë hajër me këta njerëz pa dije dhe pa profesion të mirfilltë, e që Faik Konica do t’i quante ekspert gjilpëra. Pash edhe disa komente, ku disa qytetarë shtronin pyetjen se përse nuk po reagon UBT, apo ku janë profesorët e UBT. Kjo kategori duhet me e kuptue sa më parë faktin që në një sistem të tillë të korruptuar e nepotikë, nuk është pyetur fare eksperti, as profesori, as universiteti. Kjo situatë ka ardhur vetëm nga uzurpimi, sundimi dhe spostimi i specialistëve dhe institucioneve të bujqësisë, e gjitha për nevojat korruptive të OJF-ve të partisë. Ky pseudoekspertë studiosh, si dhe e gjithë shpura uzurpatore e sistemit të bujqësisë, mund të bëhen patronazhistë dhe servila të mirë, por jo kurrë agronom me përvojë dhe edukim të mirë bujqësorë. Me këtë rat po kujtoj edhe atë shprehjen filozofike, sipas të cilës: “jashtë profesionit, njeriu është injorantë-i paditur”. Nuk kam asnjë dëshirë që të dëgjoj apo që të shoh njerëz që flasin për gjëra jashtë kompetencës dhe profesionit të tyre. Sepse të tillë njerëz, shkaktojnë vetëm dëme të mëdha. Sa për kujtesë, janë agronomët ata që më mirë se askush tjetër e dinë faktin që nuk ka kloroplaste dhe as fotosintezë tek fruti i skuqur i domatës, e as tek kokrra e pjekur e rrushit. Sepse në universitetet tona e kudo në botë, fotosinteza si proces mësohet e zgjeruar në lëndët e biologjisë dhe të fiziologjisë së bimëve, lëndë që zhvillohen kudo ku përgatitën ekspertët dhe agronomët e mirfilltë, sikurse në Shqipëri është UBT. Gjithkush duhet të mësojë e të kuptojë faktin që biodegradimi i lëndës aktive të pesticideve (insecticideve, fungicideve, akaricideve, herbicideve, etj), pikë së pari realizohet nga aktiviteti fiziologjikë dhe enzimatikë i qelizave, indeve dhe organeve bimore, e jo nga fotosinteza. Ky proces degradimi ndodh përgjatë një periudhë të caktuar kohore, që është quajtur “Karenca e Pesticidit” apo preparatit të përdorur. Karenca është e ndryshme në preparate dhe në kultura të ndryshme, dhe është një tregues i përcaktuar përmes qindra eksperimenteve dhe analizave laboratorike. Respektimi i karencës është e detyrueshme për të gjithë përdoruesit e pesticideve në bujqësi, përndryshe ka pasoja shumë të rënda në shëndetin e konsumatorit. U zgjata pak, sepse këtu zbulohet shumë qartë ajo tragjedia masive që ka ndodhur në Shqipëri, ku agronomi pothuajse është zhdukur dhe zëvendësuar nga militanti apo patronazhisti që nuk ka arsimin e as profesionin përkatës. E për pasojë nuk kupton asgjë nga kimia, as nga biologjia, as nga fiziologjia, as nga gjenetika, as nga ekologjia, as nga agropedologjia, as nga aktiviteti enzimatik i qelizave të bimëve etj. Këta njerëz egoistë e të paditur, na janë shtuar e ngjitur si rriçnat mbi trupin e varfër të bujqësisë shqiptare dhe të institucioneve të sajë, duke i parazituar, rrjepur, varfëruar, turpëruar dhe vdekur bashkë edhe me punësimin dhe prodhimin bujqësorë vëndas. Parë në këtë këndvështrim, për shkatërrimin e strukturës dhe të shërbimit agronomikë, pikë së pari fajësoj politikat totalishtë të gabuara të ministrisë, një dikaster jetikë e që fatkeqësishtë është sunduar dhe mbytur jo nga agronomët, por nga politikanë pa njohuri dhe pa asnjë lidhje me bujqësinë, e që i shndërruan institucionet e bujqësisë në lopën e partisë. Parë në këndëvështrimin profesional, di që protokollet e teknologjisë së përdorimit të pesticideve, mund t’i hartojnë, implementojnë dhe kontrollojnë vetëm agronomët e Shqipërisë, e jo kurrë militantët e partisë. Përsonalishtë kam reaguar dhe po reagoj si qytetarë i përgjegjshëm, fiks për profesionin që unë e njoh me themel e që e kam ushtruar prej 40 vitesh, fatmirësishtë pa me ndodhur asnjë incident. Prandaj thirrja ime për Ministrinë e Bujqësisë dhe për kryeministrin është që të kthejnë sa më parë shërbimin agronomikë të rregulluar me ligj e të shtrrë mbi çdo metër katrorë të tokës bujqësore dhe mbi çdo kilogram produkti të prodhuar, kjo është nevojë emegjente e lehtësishtë e realizueshme.
-Pse kan përqindje të lartë pesticidesh prodhimet tona?
Shumë e thjeshtë, sepse fermeret e Shqipërisë dhe pjesa më e madhe e specialistëve të patrajnuar për 35 vite me radhë, nuk i njohen protokollet e përdorimit të pesticideve, për të cilat nuk mund të fajësohet kurrë fermeri, as grumbulluesi e as tregëtuesi që nuk kan formimin shkëncorë dhe profesional të agronomit. Janë 35 vite që nuk ka patur fare trajnime të mirëfillta, sepse OJF-të e shokëve të partive, edhe pse nuk i njohin fare këto profesione delikate e me rëndësi jetike, arritën dhe i spostuan e mënjanuan ekspertët dhe universitetin. Për pasojë, përmbajtja e lartë e pesticideve në fruta dhe perime do të na shfaqet kudo ku mungon agronomi me përvojë dhe dije bashkëkohore.
Aty ku mungon mendimi agronomikë, aty shfaqet dhe hyn në lojë padija e fermerit, apo edhe e ndonjë agronomi që në planin e parë të punës së tij ka shitjen e sa më shumë pesticideve të ngelura stok ose që kanë arritur në pragun e afatit të skadencës. Për ta kuptuar periudhën e karencës, po sjell një shëmbull nga 356 shëmbujt e përdorimit të pesticideve të lejuara. Përshëmbull, nëse spërkatim duke përdorur fungicidin “Cyzofamid”, një fungicid kundër vrugut, periudha e karencës së tij në domate është 3 ditë, tek patatja 7 ditë, ndërsa tek rrushi 21 ditë. Që do të thotë që nëse vreshti trajtohet, psh me 12 gusht, në asnjë rrethanë rrushi nuk duhet të vilet e as të konsumohet pa kaluar mbi 22-25 ditë, ndërsa perimet mund të vilen dhe konsumohen edhe pas 4 ditësh, etj.
Kjo situatë vazhdon prej më shumë se 35 vitesh për shkak të goditjeve të njëpasnjëshmë që politika idjote lëshoi apo shkarkoi mbi bujqësinë dhe mbi të gjithë specialistët më të mirë të sajë. BE, SHBA, Japonia, etj, e kanë ndihmuar bujqësinë shqiptare me aq shumë grante, kredi, financime, specializime, etj. Për fatin e keq këto para nuk shkuan kurrë në destinacionin e dëshiruar e të dakordësuar me donatorët.
-Të vijmë tek certifikatat: fshatari apo fermeri, a merr çertifikatë? Nga kush dhe si e merr a ka rregulla strikte?
Fermeri, fshatari e kushdo tjetër, këshillohet me gojë dhe me shkrim nga agronomi që diagnostifikon bimën, duke përcaktuar dhe shënuar në letër edhe sëmundjen apo dëmtuesin, llojin e pesticidit, kohën dhe mënyrën e trajtimit, dozën e përdorimit dhe periudhën e karencës. Prandaj apelojmë që njëlloj sikurse kur na sëmuren fëmijët duhet të drejtohemi tek mjeku patholog, etj, edhe kur na sëmuren bimët duhet të drejtohemi e të konsultohemi vetëm me agronomin e çertifikuar e të diplomuar në UBT. Sfida më e madhe është se si të mësojmë popullatën që në fermat e tyre të përdorin vetëm ato protokollet e teknologjive të kultivimit të hartuara e të provuara nga ekspertët e fushës së agronomisë. Jashtë këtyre protokolleve të çertifikuara në vite, nuk ka garanci. Qëkurse u larguan nga puna dhe projektet e bujqësisë agronomët e terrenit, Shqipëria mbeti pa siguri ushqimore, pa konkurueshmëri në tregje, pa marka autoktone, pa eksporte dhe pa imazh në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare. Menjanimi i agronomit është njëlloj sikurse në pavionin e pediatrisë së një spitali, të largojmë mjekun e ta zevendësojmë me një marangoz që nuk ka lidhje me diagnostikimin e as shëndetin e fëmijëve.
-Pse nuk shkohet tek firma që i ka shitur këto pesticide? A janë ato përgjegjëse direkte? Pse vazhdon prej vitesh kjo situatë pa fajtor?
Nuk ka asnjë faj ai apo ajo që ka importuar, pasi mjafton që ai apo ajo të importojë e të shesë brenda listës të 356 pesticidet e lejuara për t’u përdorur në Shqipëri dhe në vëndet e BE. Sikurse do të lutesha e do të inkurajoja të gjitha sistemet e kontrollit që të mbyllet sa më parë historia e futjes së pesticideve me çanta, bagazhe apo valixhe kondrabandë, sepse kjo përbën rrezik real. Të mos harrojmë faktin që pesticidet, njëkohësishtë janë të domosdoshme dhe të dobishme. Janë të dobishme kur përdorën duke zbatuar me përpikmëri protokollet e teknologjisë së përdorimit. Gabimet në teknologjinë e përdorimit, gjithnjë shoqërohen me pasoja fatale për shëndetin e njerëzve, të bimëve dhe të tokës. Për shkak të delikatesës, korrektësisë dhe të kujdesit që kërkohet, puna me pesticidet është punë e kategorisë dhe vështirësisë më të lartë, e si e tillë edhe paguhet më mirë nga të gjitha punët apo shërbimet e tjera.

Ndërsa kjo situatë vazhdon prej më shumë se 35 vitesh për shkak të goditjeve të njëpasnjëshmë që politika idjote lëshoi apo shkarkoi mbi bujqësinë dhe mbi të gjithë specialistët më të mirë të sajë. BE, SHBA, Japonia, etj, e kanë ndihmuar bujqësinë shqiptare me aq shumë grante, kredi, financime, specializime, etj. Për fatin e keq këto para nuk shkuan kurrë në destinacionin e dëshiruar e të dakordësuar me donatorët. Më lehtë se askund tjetër, fondet e bujqësisë u vodhën, u tjetërsuan për të ja faturuar tokës dhe klimës, e ku sikurse tani duket kudo, përveç dosjeve dhe shkresave fiktive nuk ka mbetuar asgjë. Sipas përvojës më të keqe të vëndeve ish komuniste, fillimishtë u shkatërruan strukturat e kontrollit dhe ekspertizës, ku specialistët dhe profesorët u mënjanuan dhe larguan, për t’i zëvendësuar me specialist të rëndomtë e pa përvojë, të gatshëm për të firmosur dhe shërbyer në mënyrë të verbër në vjedhjen e fondeve, projekteve dhe investimeve të bujqësisë. Në këtë mënyrë, të gjitha administratat politike të bujqësisë, realisht punuan me njerëz dhe karaktere të ulëta prej hajduti, servili, frikacaku e sharlatani, duke na sjellë deri në këtë pikë. Nuk është se në sektorin e bujqësisë ndryshoi ndonjëherë modeli i qeverisjes, përkundrazi për 35 vite pasuan njëri tjetrin duke vjedhur, abuzuar e degraduar të gjitha kapacitetet dhe resurset e bujqësisë. Të gjithë ata që uzurpuan dhe sunduan institucionet e bujqësisë u pasuruan pa masë, ama janë politikanët dhe njerëzit më të urryer e më të mallkuar të kësaj toke. Për ta mbyllur me faktin që meseleja kaq e gjatë me fruta, perime, etj, gjithnjë të bllokuara për shkak të mbetjeve inorganike me origjinë nga toka apo nga përdorimi pa kriter i pesticideve, ka me zgjatë deri kur tek bimët dhe tek pesticidet të dërgojmë agronomin, e jo militantin apo patronazhistin e partisë. Politizimi i profesioneve dhe shërbimeve duket që po e shkatërron prodhimin bujqësorë dhe të gjithë sistemin shtetërorë të administratës.
Intervistoi: Albert Z. ZHOLI























