Kompanitë e Trageteve: Sot nisin udhëtimet nga Durrësi drejt Italisë për këto dy kategori

459
Sigal

Duke filluar nga dita e sotme riatdhesimi i qytetarëve rezidentë në Itali të mbetur në Shqipëri pas mbylljes së kufijve, do të bëhet edhe përmes trageteve.

Kompanitë e Trageteve në Durrës kanë njoftuar se do të nisin udhëtimet me traget për të gjithë ata qytetarë me shtetësi italiane ose shqiptarë që kanë leje qëndrimi në Shqipëri.

Më tej shpjegohet se udhëtimet do të kryhen vetëm në linjën Durrës-Bari.

Udhëtimet me tragete ishin ndërprerë në datën datë 10 Mars, një ditë pas shfaqjes së rastit të parë me koronavirus në Shqipëri.

NJOFTIMI:

Duke filluar nga sot të gjithë pasagjerët me nënshtetësi italiane ose me leje qëndrimi në Itali mund të udhëtojnë vetëm nga Durrësi në Bari.