ISHMT jep alarmin për tregtimin e produktit që dëmton shëndetin

639
Sigal

ISHMT jep alarmin për filxhanin me fibra bambuje: Të mos blihet, rrezikon shëndetin e qytetarëve

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, ka njoftuar se në treg po qarkullon një produkt me rrezikshmëri të lartë për shëndetin e konsumatorëve. ISHMT ka dhënë alarmin se produkti “Filxhan me fibra bambuje” ka një përmbajtje të lartë të migrimit të melaminës dhe se personat që e kanë blerë nuk duhet ta përdorin.

“Njoftimi i kategorisë ALERT ndërkombëtar , në portalin RASFF (Rapid Alert System For Food And Feed) me numër notifikimi 394243, për produkt “Filxhan me fibra bambuje”, të cilët pas kontrollit laboratorik të kryer nga ana e autoriteteve të ushqimit, Qipro, ka rezultuar se paraqet nivel të lartë të migrimit të melaminës mbi normën e lejuar, duke paraqitur risk serioz me ndikim në shëndetin e njeriut.”- njofton ISHMT, i cili shton se tashmë është ndaluar shitja e këtij produkti.

Përshkrimi i produktit:

Emri i produktit: FILXHAN ME FIBRA BAMBUJE
Emri i produktit në etiketë: BAMBOO FIBER MUG
Numri i artikullit: ZF-004M
Pamja e jashtme e produktit: 8.5 cm, 450 ml
Kategoria e produktit: MATERIAL NË KONTAKT ME USHQIMIN
Barkodi: 0491316000035″

Inspektorati thotë se konsumatorët që kanë blerë këtë produkt nuk duhet ta përdorin, pasi është i rrezikshëm dhe ta kthejnë pranë pikës së shitjes ku e kanë blerë.