Flet Nonda Buxhuku : Ja metodika si të llogarisni masën e pensioneve të pjesshme dhe të plote në varësi të 3 fakorëve

25

Kontributi mujor i paguar është 86.400 lekë. (400 mijë x 21.6%=86.400 lekë). Për 37.5 vjet punë të siguruar ose 450 muaj (37.5×12=450) derdhjet e kontributeve janë gjithsej 38 milionë e 880 mijë lek. Kjo shumë do të kthehet në formë pensioni për 15 vjet. Shuma e derdhur 54% e pagës. Llogaritjet janë bërë në kushtet e përfitimit të pensionit të plotë, Kështu, kush ka vite pune të siguruara më pak, nga sa kërkohet për të përfituar pensionin e plotë, do të marrë më pak, ose siç quhet, pensioni i pjesshëm.

Sigal

Masa e pensionit të pleqërisë është në varësi të tre faktorëve:

  • Të vjetërsisë së punës së siguruar (që janë derdhur kontributet).
  • Të bazës së vlerësuar (pagës mesatare).
  • Të formulës së llogaritjes së pensionit.

Duke mbajtur të pandryshuar moshën e daljes në pension dhe vitet e punës të siguruara, llogaritja e bazës së vlerësuar dhe formula e llogaritjes së pensionit duhet të rishikohen.

Lidhur me llogaritjen e bazës së vlerësuar, për pagat para vitit 1994, mendoj se nuk duhet të merren më parasysh për këto arsye. Ato janë caktuar në masë shumë të vogël, janë të rrumbullakosura dhe janë bazuar në llojin e punës ose profesionit përpara datës 01.01.1994. Niveli i pagave referuese përpara vitit 1994, edhe duke u korrigjuar me koeficentin e miratuar, rezulton në nivele shumë më të ulta nga pagesat, që merren sot, për të njëjtin lloj punë apo funksioni, duke ndikuar në uljen mesatare të bazës së vlerësuar dhe për pasojë dhe për uljen e masës së pensionit. Pagat sipas funksioneve janë rrumbullakësuar. Në fakt edhe pse funksioni mund të kishte të njëjtin emërtim, për shembull në ndërmarrje të degëve të ndryshme të ekonomisë dhe rëndësisë dhe madhësisë së tyre, pagat janë caktuar të barabarta. E njejta gjë ndodh edhe me institucionet e ndryshme etj. Si bazë për llojin e punës apo funksionit është marrë për bazë libreza e punës. Por në to, jo të gjitha ndryshimet që ka pasur punonjësi janë reflektuar. Që para vitit 1994, në llogaritjen e pensionit nuk merrej parasysh lloji i funksionit, por paga e tij. Për më tepër që tani që nga viti 1993 e deri më sot kanë kaluar 30 vite dhe për çdo vit që pason pakëson kohën e punuar përpara vitit 1994. Mendoj që kjo periudhë me plot probleme të hiqet skema e llogaritjes së bazës së vlerësuar.

Lidhur me llogaritjen (formulën) e pensioneve, pensioni i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit, me periudhën e siguruar sipas nenit 92, shumëzuar me pensionin social. Kam mendimin që diferencimi i pensionit bazë (pensioni social) të mos llogaritet më si raport i periudhës së sigurimit që ka personi me periudhën e sigurimit që kërkon neni 92, por të jepet në çdo rast i pandryshuar, pra i barabartë, qoftë për ata që kanë mbi 15 vjet vjetërsi të siguruar (por jo sa për pension të plotë) ashtu dhe për ata që mund të kenë më shumë vjetërsi nga sa kërkohet për pension të plotë. Pensioni social që shërben si pjesë e llogaritjes për pensionin e pleqërisë e marrin të plotë nga skema e detyrueshme, ndërsa përse mos ta marrin të plotë edhe ata që kanë punuar mbi 15 vjet, por që nuk kanë mundur të plotësojnë periudhën që duhet për pension të plotë. Ka vend për t’u korrigjuar.

Masa e pensionit të pleqërisë mund të llogaritet edhe sipas një formule më të thjeshtë, duke shumëzuar pagën mesatare të vlerësuar me një përqindje të studiuar, që duhet të dalë nga kontributet e paguara gjatë viteve, të siguruara dhe përfitimit mesatar të pensionit pas daljes në pension. Kështu sipas një shembulli të mëposhtëm kjo përqindje mua më del mbi 54% mbi pagën mesatare të vlerësuar.

Sot për të dalë në pension të plotë pleqërie duhen 37.5 vite punë kontributive. Sipas të dhënave të ISSH-së, pensioni përfitohet pas daljes në pension, mesatarisht për 15 vite. Pra, për 15 vjet duhen kthyer në formë pensioni kontributet e paguara. Marrim një shembull me një pagë mesatare të vlerësuara prej 400 mijë lek. Kontributi mujor i paguar është 86.400 lekë. (400 mijë x 21.6%=86.400 lekë). Për 37.5 vjet punë të siguruar ose 450 muaj (37.5×12=450), derdhjet e kontributeve janë gjithsej 38 milionë e 880 mijë lek. Kjo shumë do të kthehet në formë pensioni për 15 vjet ose për 180 muaj. Atëhere shuma e derdhur gjithsej pjestuar me 180 muaj, rezulton 216 mijë lek ose 54% e pagës. Llogaritjet janë bërë në kushtet e përfitimit të pensionit të plotë, ndërsa pensioni në veçanti do të korrektohet në raport me vjetërsinë në punë të siguruar. Kështu, kush ka vite pune të siguruara më pak, nga sa kërkohet për të përfituar pensionin e plotë, do të marri më pak, ose siç quhet, pensioni i pjesshëm. Gjithashtu vlen edhe rasti i kundërt, kush ka vite pune më shumë, do të marrë më shumë. Në përfundim, në studimin që po bëhet për të përmirësuar skemën e pensioneve mund të shikohet edhe kjo mënyrë llogaritje në përcaktimin e masës së pensionit që është më e kuptueshme dhe me e thjeshtë.