- -Qeveria rritjen e tatimit mbi karburantin e sheh si një tatim për të ulur ndotjen mjedisore, përmirësimin e shëndetit dhe uljen e qarkullimit nga shtresa e mesme.
- – Konsumatori popull është totalisht në duart e oligarkëve dhe këta të fundit fitojnë me bekimin qeveritar.
- – Për vjedhjen e energjisë elektrike futen në burg vjedhësi dhe elektriçisti punëtor se vodhën shtetin.
- -Kush futet në burg kur vidhet konsumatori në pompat e furnizimit, që lëshojnë më pak naftë se sa paguhet?
- – Qeveria, ndërsa reklamon sistemin tatimor si më i thjeshti dhe më i miri, bëhet palë më mashtruesit
Intervistoi: Albert Z. ZHOLI
Ende nuk është tharë ideja, se ne po zhvillohemi me ritmet e ekonomisë kineze dhe në Europë në kushtet e reçesionit ne krahasoheshim me ekonominë gjermane, apo sistemi ynë tatimor ishte më i miri, sepse tatonte më pak dhe rriste borxhin në mënyrë të pakontrolluar, duke fshehur atë pas faturave të papaguara. Dhe në skenë doli sistemi tatimor shqiptar i karburantit, i cili konsiderohet nga më të mirët dhe është duke u marrë në konsideratë edhe nga vënde të tilla të rajonit apo europës pasi e kanë vlerësuar si më efikas. Por si është situatA aktuale nË tregun e naftës shqiptare?
-Çmimi i naftës rritet dhe qeveria ende luan me mbikqyrjen apo kontrollet. Por kryesore është se si e ka justifikuar qeveria rritjen e tatimit mbi karburantin?
Në rezymenë e rritjes së barrës tatimore, qeveria rritjen e tatimit mbi karburantin e pa si një tatim për të ulur ndotjen mjedisore, përmirësimin e shëndetit dhe uljen e qarkullimit nga shtresa e mesme. Qeveria tha se do të ulej çmimi në bursë dhe nuk do të ketë ndikim kjo taksë e re mbi çmimin. Kjo profeci ka dalë e vërtetë duam apo s’duam deri tani. Por ajo që nuk u përmend fare ishte se si ky ndryshim tatimor kishte edhe efekte negative, që do të shoqëroheshin me tendencën e egër për evazion fiskal. Në një artikull të asaj kohe, kur diskutohej buxheti, zoti Arben Meçe konkludonte se me çmimet e bursës është e pamundur të shitej gazoili me këto çmime në treg. Ky çmim sipas tij duhej të ishte mbi 200 lekë. Pavarësisht të disa gabimeve në përllogaritjet e tij kjo nuk e prishte konkluzionin , që ai pasqyronte pasi sot çmimi është siç ka parashikuar ai. Dhe ky ishte, që në tregun shqiptar vijon të shitet ose gazoil dhe benzinë jo sipas standartit ose në Shqipëri shitej gazoil dhe benzinë kontrabandë. Debati televiziv i ditëve të fundit mediatik ka nxjerrë në skenë se para disa kohësh, mbi 200 subjekte në Tiranë nuk tregëtonin karburante sipas standartit, nuk u jepnin klientëve sasinë e paguar për shkak të tarimit të pompave nën treguesit etalon dhe kjo mjaftohej me një këshillë apo gjobë dhe me raste të veçanta edhe heqje license dhe ndalim të ushtrimit të aktivitetit. Si çdo gjë në Shqipëri situata e fundit tejkalohet me hapjen e një subjekti me emër të ri dhe me të njëjtët pronarë apo pronarë të stisur dhe kjo nuk ndryshon asgjë në këtë ngrehinë krimi. E them krimi sepse konsumatori popull është totalisht në duart e këtyre mashtruesve dhe këta të fundit me bekimin qeveritar.

Përse ndodh një gjë e tillë?!
-Ndodh sepse:
- Qeveria ka të gjitha institucionet, që kontrollojnë tregun për cilësi dhe sasi. Gjetja e rasteve të tilla duhej të ishte shëmbull ekzemplar i ndëshkimit. Ky ndëshkim duhet të përfshinte jo vetëm mashtruesin, por edhe ata që ngarkohen për ruajtjen e sasisë dhe cilësisë së shitjeve të bëra ndaj konsumatorit. Askush nuk ka përfunduar në burg nga këta. Dhe sa paradoksale? Për vjedhjen e energjisë elektrike futen në burg vjedhësi dhe elektriçisti punëtor se vodhën shtetin. Po këta që vodhën xhepat e konsumatorit pse rrijnë jashtë? Përse nuk hetohet se si në këto pika kohë më parë u përzie apo u fut karburanti jocilësor. Mos vallë kjo s’është vathë e qeverisë?
- Qeveria ndërsa reklamon sistemin tatimor më i thjeshti dhe më i miri bëhet palë më mashtruesit. Normalisht studentëve të ekonomikut u mësohet, se sa më shumë rritet barra tatimore mbi një produkt, klientët shkojnë tek mallrat zëvëndësues. Në drejtimin financiar ndërkombëtar bërja më e shtrenjtë e një produkti në një vend për shkak edhe të tatimit përveçse ul kërkesën për atë mall, shton ofertën për eksportin e tyre jashtë vëndit, ku regjimi tatimor josh eksportin dhe shitjen e tyre. Duke kaluar nga analiza teorike në atë praktike, nëse vëndet fqinje kanë regjime tatimore të ndryshme fenomeni që ndodh është ky: Eksport në vëndin me regjime më të vogla tatimore. Pagimi i të gjitha detyrimeve në vëndin eksportues. Asnjë mililitër e kaluar kufirit. Dhe diferenca tatimore ndahet mes palëve. Po e shtjellojmë më thjeshtë. Rasti shqiptar dhe Maqedon. Kjo kompani ka qënë shumë e rregullt në pagimin e detyrimeve dhe klasifikohet në kanalin jeshil ose të verdhë.(Në këtë rast ajo mbush një nga minitankerët e botit me karburant). Blerësi maqedon merr faturën dhe sasinë e shënuar në faturë dhe shlyen të gjitha detyrimet sipas ligjit maqedon deri në qindarkën e fundit. Kryqëzimi i dokumentave tregon se shitja ka qënë efektive. Maqedonia ka marrë të gjitha tatimet në sasinë e karburantit të shitur apo tranzituar nga kompania shqiptare. Në fakt sasia nuk ka kaluar fare. Ajo është shitur në tregun shqiptar sipas kësaj skeme. Supozojmë se ngarkesa fiskale në Shqipëri është 100 lek për litër. Në maqedoni 75 lekë për litër. Diferenca tatimore 25 lekë për litër. Nëse kjo sasi nuk do të kalonte kufirin fizikisht atëhere diferenca tatimore minus kostot e transportit do të ndahej midis maqedonasit dhe kompanisë shqiptare. Në rangun e shteteve maqedonia do të përfitonte totalisht 75 lekëshin e tatimit të karburantit të shitur ( fiktivisht) në Maqedoni dhe realisht në Shqipëri, ndërkohë që tatimeve shqiptare u mungojnë 100 lekëshi i karburantit të shitur në Shqipëri. Kjo nuk është shpikje e re. Ajo është një fakt i provuar në Shqipëri. Në vitin 1997 në Shqipëri në pellgun e Fierit dhe Mallakastrës u krijuan kompani fantazëm, detyra e të cilave ishte blerja e karburantit vëndas dhe shitja në tregun maqedon, kosovar dhe malazes. Për shkak të eksportit kjo sasi karburanti lirohej nga të gjitha tatimet dhe më çmimin e brëndshëm të kompanisë eksportohej. Një pjesë e këtyre kompanive madje as denjuan të sillnin edhe letrat e zhdoganimit, që shumica ishin edhe fallco. Qeveria me tatime të tilla për t’u ndjerë sa më komode për grumbullimin e tatimeve ka hapur një lumë evazioni fiskal.

A është hipotetik ky rast dhe pse?
Unë besoj që jo. Fakti që inspektoriati i kontrollit të cilësisë gjen kaq shumë abuzues me cilësinë, tregon se nuk ka hipotetizëm, por një evasion pak më të stërholluar ku lëshohet një koromane për të huajt. Por gjithsesi ajo nuk ndryshon marrëdhënien me të ardhurat tatimore shqiptare. Në këtë sens vjedhja është e ligjëruar. Kush do ta shohë realisht ta shohë, kush s’do le, të shohë të ardhurat e veta.






















