2- Një mjek komenton
Sapo mbarova së lexuari artikullin tënd për Covid-19 dhe duhanit. Bëre mirë që e shkrove, por njerëzit janë dhe do të jenë të terrorizuar për shumë kohë !
Nga ana mjekësore duhet të mësohemi se infektimi me Covid-19 , është një virozë (ne i themi grip), si të gjitha virozat. Bëjmë mirë të mësohemi me atë që virusi Covid-19, nuk do të zhduket e do t’a kemi përgjithmonë. Duhet ditur se vetë, nuk shkakton vdekje. Vdesin moshat e treta, që kanë sëmundje kronike të mushkrive, zemrës, diabetit dhe ndonjë sëmundje tjetër. Çfarë duhet bërë? Duhet izolim total. Mirëpo izolimi total, paralizon ekonominë, shkakton falimentime të ndërmarjeve të ndryshme, s’i ndodhi tek ne, por krijon dhe ankthe e depresione, shpesh të pariparueshme! Për mendimin tim, në vendin tonë numri i të prekurve me Covid është shumë herë më i madh, sesa numri i raportuar nga qeveria. Kjo varet sa testime bëhen? Njerëzit të vazhdojnë punën, të mbajnë maska dhe të ruajnë distancë 1,5 m nga njeri -tjetri. Ata, duhet të çlirohen nga psikoza e vdekjes. Ti me shumë të drejtë, analizon dhe duhanin, që vret të paktën 100 -herë më shumë se Covid-19. Por qeveria nuk thotë asnjë fjalë për duhanin, e nuk merr asnjë masë serioze për kufizimin e këtij vesi vrastar. Fitimet nga tregëtia e duhanit janë përrallore. Këtu tek ne çdo gjë tërhiqet zvarrë, njerëzit jetojnë vetem “të sotmen”, sepse te ne nuk ka “të nesërme”; të rrojë kush të rrojë, xhungël hesapi. Të gjtha gjasat janë që çdo gjë do të nxihet progresivisht, si zogjtë e korbit, që sa më shumë rriten, aq më shumë nxihen. Ne jemi në një stad, ku të gjithë janë kundër të gjithëve! Çdo gjë shkon tatëpjetë. Të gjtha anët e horizontit të jetës janë të mbyllura. Zoti na shpëtoftë! 3 Si është gjendja e Covid -19 tek ne? A) Shqipëria ka dështuar në monitorimin dhe dedektimin, (gjurmimin) e rasteve me Covid-19. Këtë e thotë raporti ndërkombëtar “Covid”. -Për këtë kategori ne renditemi në vendin e 98, nga 100 vende të analizuara në këtë raport. B) Shqipëria, sipas eficencës së karantinës, renditet në vendin e 69, që do të thotë se edhe karantina nuk arriti të kishte sukses të plotë, ndaj Covid-19. C) Nga eficenca e menaxhimit të situatës nga qeveria sipas renditjes, kemi dështuar duke u renditur në vendin e 95, nga 100 vende të shqyrtuara. Edhe përgatitja e urgjencës na ka lënë zbuluar, duke u renditur për këtë kategori në vend të 85, kurse sipas rezistencës rajonale, renditemi në vendin 75. Për gadishmërinë e kujdesit shëndetësor renditemi në vendin e 57-të. D) Në total, sipas analizës së 6 kategorive, 30 indikatorëve dhe 130 parametrave, Shqipëria është renditur për menaxhimin e situatës Covid-19, në vendin e 88-të.
Tek ne u zbatua një politikë, që nxiti protesta. Në datë 17 Maj, kishim pak raste, kurse Tirana, asnjë. Disa protesta nga 17 deri në 19 Maj, bënë që numri, ditëve të fundit të shkojë nga 63, 82, 50, 66 , 50 53…… Tani protesta e maturanteve, e transportit, do të këtë pasoja negative në ditët në vijim! Më e arsyeshme do të ishte të ndiqej një politikë më e moderuar, tolerante, e paqësore, e jo konfliktuale! Kjo do të sillte një minimum të infektuarish nga Covid -19. 
4-Një studiues, por dhe ekonomist, vlërëson shkrimet , por ngre dhe probleme.
“Të përgëzoj që shkruan dhe trajton këtë plagë social-shoqërore. Po të kujtoj pak histori lidhur me fenomenin “nuk kam miell në magje” dhe fytyra e uritur e fëmijës që kërkonte veç bukë. Ky fenomen na ka shoqëruar mot e mot dhe pas vitit 1990 po na kërcënon në shuarje. Një popull i varfër, pa arsim apo gjysmak, sundohet më lehtë dhe pranon ryshfetin në shërbim të padronit për të thënë dokrra. Merret me përgojime, thashetheme, deri në veprime kriminale, pakuptuar, duke i sjellë pasoja familjes e shoqërisë shqiptare. Varfëria nuk është fenomen i shpikur, por rezultat i qëndrimit të shtresave shoqërore karshi punës. Politikanët dhe ata që u bashkuan me ta, shkatëruan ekonominë shqiptare, krijuan papunësi në industri, bujqësi, nxitën fshatarët të largohen nga krahinat e tyre dhe rrjedhimisht u gjendën të varfëruar në qytetet ku kanë shkuar.
Ju i trajtoni në artikullin tuaj : Ne jemi të varfër. Ne duam bukë, mirëqenie dhe punë. Ky ëshë problemi. Si i bëhet këtij halli?
Mendoj se e vetmja shpresë është “Reforma në Drejtësi”. Kjo e tmerron atë shtresë shoqërore dhe atë pjesë të klasës politike që ka përvetësuar pasurinë kombëtare dhe ka “mbjellë varfërinë”. Reformën në drejtësi e ka kërkuar ky popull në këto 30 vite. Le ta mbështesim fuqishëm bashkërisht që mirëqenia të shtohet nga puna dhe nga zvogëlimi i hajdutërisë.
Tek ne po ndodh si në këtë fabul: Fshatari bleu lopën dhe u informua për llojin e ushqimit dhe sasinë që konsumonte lopa. Ditën e parë e ushqeu lopën dhe ajo e mbushi plot kovën me qumësht. Ditën e dytë ia përgjysmoi ushqimin lopës dhe ajo i dha më pak qumësht.
Ditën e tretë mendoi: Po t’ja heq ushqimin lopës do fitoj më shumë ! Ashtu veproi. Por,kur shkoi ta milte, lopa kishte ngordhur…!
Mos po ndodh edhe me ne kështu, duke na e paksuar vazhdimisht mundësinë për t’u ushqyer …Do Zoti jo…!






















