“ALEAT” zhvat shqiptarët: 300 paund për aplikim pashaporte

364
Sigal

Denoncimi/ “ALEAT” zhvat shqiptarët: 300 £ për aplikimin e pasaportave pa radhë

Një kaos dhe një korrupsion i paparë ka përfshirë edhe ambasadën shqiptare në Londër, pas ngjarjeve të turpshme që ndodhën në ambasadën tonë në Athinë.  Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim ku thuhet se njerëzit po paguajnë nga 300 paund për të aplikuar për pasaportë pa radhë, ose për dokumente të tjera. Akuzon për korrupsion në ambasadën tonë në Londër! Mesazhi i qytetarit digjital: “Po shpreh një shqetësim në ambasadën shqiptare në Londër. Së pari kanë krijuar një kaos të paimagjinueshëm, sepse punëtorët janë të pakët, (por së fundmi ka filluar një korrupsion i paparë, ndonjëherë njerëzit po paguajnë nga £300, për t’u futur me mik, pa radhë, për aplikimin e pasaportave, ose të një dokumenti tjetër, me pak fjalë ashtu siç ka degraduar qeveria e krimit në Shqipëri, ka degraduar ambasada këtu.”