Evdal Nuri: Ja pse e dogjën gjermanët Beratin

2272
Në ditët e shtatorit 1944 gjermanët midis  shumë shtëpive  që dogjën  në Berat  dogjën  dhe atë të  vëllezërve Nuri
Fshati Roshnik në  Berat , histori dhe realitet  ..!  Është  fshati i parë që i kam mësuar emrin . Në ditët e shtatorit 1944 gjermanët midis  shumë shtëpive  që dogjën  në Berat  dogjën  dhe atë të  vëllezërve Nuri. Në ato  ditë  familjet tona   u strehuan tek disa miq në Roshnik . Ata  na  kujtonin shpesh emrin e  fshatit  e  miqve   bujar  që na mbajtën në ditë të vështira  ku ngelëm pa shtëpi e katandi. Miqësinë e mbajtëm dhe më vonë .                                                                                                                                            Kolegët , B. Stërmasi, N. Cylaku, Sh.Dardha, V.Çibuku ,S.Myftiu.  që punuan vite në këto zonë  ishin shumë të kënaqur në çdo drejtim , veç rruga i lodhte   disa   orë  në këmbë.                                                                                                                                                     1-Histori                                                                                                                   Në defterët e zverdhur të viteve 1578, 1661, në gjuhën osmano-turke, gjendet kjo histori. Në to shkruhet se nga zona e Roshnikut kanë dalë 5 vezirë që kanë drejtuar Perandorinë Osmane, nga 35 shqiptarë që ka pasur në majat e saj.           Dihet historikisht që osmanllinjtë merrnin djem nga shumë vende, mes tyre edhe shqiptarë, për të organizuar ushtrinë.  Djemtë e marrë për të shërbyer në ushtrinë perandorake osmane, shumë shpejt u vunë në krye të perandorisë. Qyprylinjtë e Roshnikut, që nga Mehmeti që shërbeu si kryevezir për 15 vjet, e të tjerë , drejtuan Perandorinë Osmane më shumë se 50 vjet.  Në  muzeun e fshatit  vizitori nuk mëson vetëm për historinë e Qyprylinjve, pasi ka edhe plot histori e dëshmi të tjera që të mbushin me kuriozitet. Banorët e zonës, secili të tregon një histori apo gojëdhënë për fshatin e tyre.   Në këtë fshat është dhe “Çezma e Tarikos”, një burim uji i pastër mali i dekoruar me një murale guri dhe me mbishkrimin dedikuar emrit të Tarikos. Kjo çezmë tashmë është kthyer në një pikë orientimi e vend çlodhjeje, freskimi, por edhe pelegrinazhi për të mësuar më shumë prej historisë së saj dhe të fshatit.  Pllaka përkujtimore e vendosur në murin e çezmës thotë: “Ju udhëtarë që kaloni e pini ujë e uroni  Tarikon ta kujtoni. Tarikua e ëma e Demirit që ngeli garibe nga dora e qafirit në vitin 1925.”Tariko ka qenë një grua dhe nënë e mirë që iu vranë të dy djemtë nga hasmi dhe ngeli e vetme. Ajo e përballoi dhimbjen dhe banorët e zonës e nderonin dhe e respektonin.  Kjo çezmë e lashtë ndodhet në anë të Rrugës Tregtare ose “Vromit të Madh”, siç i thonë fshatarët e zonës, që lidhte dikur portin e Vlorës me Beratin, Korçën, Maqedoninë dhe deri në Stamboll. Kjo rrugë ishte një degëzim i Rrugës “Egnatia” që çante përmes gjithë
Perandorinë Romake nga Perëndimi në Lindje.   Mbi këtë rrugë ndodhet dhe “Hani i Perisnakës”, një pikë grumbullimi e çlodhjeje të karvaneve që mbërrinin nga larg, gjithë zhurmë e rrëmujë, kusari e hajdutëri që është futur në gojëdhëna për bëmat e tij të rrëmujës. Edhe sot vendasit , por dhe ne të zonës e përdorin shprehjen kur në një kuvend apo bisede në grup nuk ka radhë dhe rregull “E bëtë si Hani i Perisnakës”. Aty mblidheshin tregtarë, hajdutë e kusarë, që shkëmbenin e grabisnin karvanët që kalonin në rrugën e madhe dhe ndanin plaçkën. Aty ziheshin, rriheshin dhe vriteshin për plaçkën e vjedhura                                              Roshniku ka një trashëgimi të pasur kulturore dhe historike.     Në 6- 9 shkurt të vitit  1943  në  Roshnik  u   zhvillua  Konferenca e P. K. SH për  Qarkun e Beratit, e cila formoi Komitetin për Qarkun . Atje  ka qenë  teknika   dhe spitali partizan. Roshniku ka qenë bazë e Qarkorit të L.N Ç.L  me K.Yllin e M Fugën.                                                                                                  Pozicioni gjeografik i tij është  në lindje të Beratit e në perëndim të malit të  Tomorit.                    Lashtësia e tij shpjegohet nga varrezat  e hershme që detajojnë në Shek e II- para Krishtit.  Në vitin 1926 numëroheshin 160 banor, kurse në 2005  mbi 560 .  Tani për arsye emigrimi  më pak!                                                                                                                         Sapo futesh në fshatin piktoresk e të sistemuar, përballesh me muzeun e fshatit, një nga më të hershmit në vend. Në të gjen historinë e fshatit, por edhe të mbarë krahinës.  Rrugë e vjetër dhe zona rreth Tomorrit kanë vlera historike, kulturore, mbartin në vete kuriozitete dhe shumë vlera natyrore e turistike. Udhëtari që kalon në këto zona, do të qëndrojë e do pijë një grusht ujë nga çezma e Tarikos dhe do të mësojë mbi Qyprylinjtë, mbi Vrromin e Madh, do të shohë rrënojat e Hanit të Perisnakës, do të sodisë Tomorin e lartë dhe do të mendojë për vizitën e ardhshme.
 2-Realitet .
   Roshniku është kthyer në një nga pikat turistike më të frekuentuara në rrethin e Beratit. E vizitojnë turist vendas e të huaj.   Para disa muajve  me  tre  miqtë e mi,  L. Lekli farmacist , M.Zilexhiu  pedagog  e Meçan Toska  artist,   vizituam e   kujtuam  ndryshimet e   gjithë zonës të Roshnikut  që nga koha kur kishin punuar në këto anë.                                                                                                                             Në fakt për gjithë fshatrat e  kësaj Naije më ka folur  me  gjerë e konsideratë  Xh.Baxhia, ish kuadër i lartë ushtrie  që  s’ka lënë fshat të kësaj zone pa shkelur për punën që kishte. Njerëz të mirë, punëtorë , mikpritës , të dashur, të gjendur ishte bindja e tij për gjithë fshatrat e kësaj zone!     Rruga e shkëlqyer, kantina e verës e veçantë, gjelbërimi i kudo ndodhur jo vetëm aty , por në gjithë Nahijen e Tomorit , duke filluar nga Kapinova deri në Dardhë e  tek burimi i Sotirës. Bujqësia bio e gjitha! Banorët vendas shoqëronin turistët në Malin  e Tomorit.                                                                                                                                         Ata thoshin : “ Ah ta dini se ç’pasuri natyrore të mrekullueshme keni , por s’i keni shfrytëzuar !Kantina  Alpeta është vendi më i preferuar për shumë vizitorë. Kjo hapësirë ​​magjike natyrore ka pamje të bukur të malit Tomor . Kjo ka sjellë që produktet bujqësore me në krye  fiqtë  të Roshnikut, vreshtarinë,  ullinjtë, qershitë  të jenë nga më të kërkuarat jo vetëm  në tregun vendas , por dhe të huaj.                                                                                                                                            Në Roshnik gjen një model zhvillimi i ekonomisë së fshatit dhe i ekonomisë familjare që kombinon bukurinë natyrore, trashëgiminë kulturore, potencialet blegtorale, bujqësore me gjithë traditën e mikpritjes.  Në kanionet e me malin e Tomorrit, gjenë  me shumë  pika turistike.  Në fshatin Roshnik ndodhet dhe monumenti i kulturës   i Kategorisë së Parë , por është harruar   restaurimit i tij . Roshniku , mbetet fshati i historisë, kulturës, mençurisë, bukurisë.   Farmacisti, Profesori e Artisti pyetën për shumë miq e shokë  të njohur kur punonin atje,  por i thanë që janë larguar shumica në Greqi , të tjerë në Itali e të tjerë akoma  më larg !                                                                                                                                     3—“ Motra jemi shoqe s’jemi “
    Jo  kudo s’i në Roshnik  !  Në pjesën perëndimore, në prehër të malit të Tomorit, ndodhen sup më sup 14 fshatra, duke filluar që nga Kapinova e gjer në Dardhë  e      Qafë- Dardhë .  Në to rrugët janë si dekada më parë. Infrastruktura lë shumë për të dëshiruar. Fshatrat janë braktisur. Kishin mbi  1600 familje e 6500 banorë. Tani kanë mbetur shumë pak.  Të marrim një nga  shumtit .  Dardha e Beratit, e harruar për një rrugë.  vetëm 16 kilometra nga rruga kryesore që të çojnë drejt  këtij fshati  piktoresk . Ai sot lidhet me shumë  vështirësi  me qytetin!   Gjendja e rrugës sa vjen dhe vështirësohet, gropa të mëdha janë prezente kudo dhe vende-vende janë mbushur me gurë gjë që shkakton  tronditje edhe po të ecësh në këmbë.  Kjo në antitezë me  mrekullitë e  natyrës.   E drejtë  është  që të kërkosh turizëm malor ,por kaq e  drejtë  është dhe investimi  në infrastrukturën   rrugore, për të  shijuar  këto bukuri përrallore  .  Ndryshe këto  fshatra  do të braktisen s’i  janë braktisur , duke kërkuar mirëqenie në  emigracion .       I takon  qeverisë që të veri dorë në këto zona . Jo të kërkosh  turizëm, por dhe të investosh .   Kjo do të ishte më  e drejta !
Sigal